-0.4 C
Pristina
spot_img

Arrestimet e SPAK kanë shënjestruar qeverinë Rama – Arion Sulo

Date:

Share:

Komentet Sulo i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku komentoi edhe ndryshimet në qeveri, të bëra publike nga kryeministri Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS.

Sulo tha se ministrja Olta Xhaçka u largua nga pozicioni i saj për shkak të tokës që i dha bashkëshortit të saj si investitor strategjik, ministrja Frida Krifca për shkak të bllokimit të fondeve IPARD për bujqësinë nga KE, ndërsa ministrat e tjerë sipas tij, u ndryshuan për të hequr vëmendjen nga situate aktuale politike.

“Me gjithë fushatën e arrestimeve, apo stinën e arrestimeve që ndodhën nga SPAK për zyrtarët e lartë, kemi nën shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Janë arrestuar ish-ministra nën hetim. Kur ti je i goditur dhe i rrëzuar nga SPAK, për të gjithë shtyllat e programit tënd, këto janë shtyllat e programit, këto përbëjnë qeverisjen. Të janë goditur bashkëpunëtorët, ish-zv.kryeministri në arrati. Manastirliu nuk hyn direkt te sterilizimi, pasi ka qenë zoti Beqaj.

Duke qenë kaë e përfolur çështja e hetimeve të SPAK për Sterilizimin, Rama bën një heqje të vëmendjes. Zonja Xhaçka është hequr për hotelin në Dhërmi, për tokën e dhënë bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kriteret për të qenë ministër në kohë normale, janë kontributet në parti. Rama nuk i do figurat me peshë politike në qeveri.

Rasti i dytë është kur jemi në kriza ekonomike që duhen teknicien. Ne nuk jemi në krizë. Janë zgjedhje të Ramës me qëllimin për të larguar presionin, tensionin e SPAK, duke thënë që unë po qeveris me fytyra të reja, me njerëz të rinj. Por kjo nuk mjafton, është vetëm një makiazh. Edhe Krifca për shkak të bllokimit të fondeve të IPARD. Lëvizjet e tjera janë për të hequr vëmendjen.

Te çështja Beleri duhet sqaruar përfundimisht provat që ka Prokuroria. Është thënë se ka përgjime audio dhe video, por deri tani këto prova nuk janë dhënë. Ndërkohë mbajtja e Belerit në paraburgim akoma, ngre dyshime. Dy të parat thashë që janë për t’u vërtetuar, pra nëse kemi të bëjmë me shitblerje votash, këtu mbyllet historia.

Por nëse kjo nuk është e vërtetuar dhe ai mbahet prej 4 muajsht në paraburgim, në një moment që zgjedhjet kanë mbaruar dhe ai provat nuk i prish dot, kjo është pa kuptim. Rama e ka kuptuar, dihet që grekët e kanë mbajtur Himarën si kartë preteksti për të bllokuar Shqipërinë në rrugën e integimit”, është shprehur Sulo.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img