1.6 C
Pristina
spot_img

Bien çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare

Date:

Share:

Çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme në 8-mujorin e këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi. Sipas të dhënave nga Bursa e Hungarisë, të përpunuara nga SCAN TV, në periudhën janar – gusht çmimi mesatar arriti në rreth 112 euro/mWh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se viti që shkoi, ku për të njëtën periudhë çmimi mesatar përlogaritet në 273 euro/mWh.

Rënia e çmimeve reflektohet në ndikime pozitive për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare në rast të importeve të energjisë, duke shpenzuar për pak para’ për sigurimin e energjisë. Por, nga ana tjetër në kushtet kur ky çmim ka shënuar rënie të ndjeshme, mbetet e paqartë nëse do të vijojë të mblidhet taksa e jashtëzakonshme e vendosur për prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Kjo pasi, sipas përcaktimeve ligjore, aplikimi i kësaj takse do të bëhet vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Euro/mWh.

Në fakt, vetë qeveria ka pranuar se përgjatë vitit 2023 janë rreth 4 mld lekë të mbledhura nga kjo taksë, ndonëse të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi në bursën hungareze ka qenë nën 180 Euro/mWh. Ligji, që parashikon taksimin shtesë të të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar, u miratua në senacën e datës 22 dhjetor 2022, ndërkohë që efektet e tij do të shtrihen përgjatë një periudhe 2-vjeçare e më konkretisht deri në vitin 2024. Qeveria e ka quajtur taksën kontribiut solidariteti të detyrueshëm, teksa masa e tij llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img