3.4 C
Pristina
spot_img

Pas Albin Kurtit, një shtet evropian i vë sanksione edhe Milorad Dodikut

Date:

Share:

Emisari gjerman për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hecegovinë ka shkuar edhe në Banja Llukë, ku ka takuar edhe kreun e Republika Srpska Milorad Dodik. Atij ia ka kumtuar lajmin se Gjermania ka vendosur ta ndalë financimin e katër projekteve në vlerë prej 105 milionë eurove.

“Dje pata bisedime të shkëlqyera me zyrtarë në Sarajevë. Tani këtu në Banja LLukë, bisedova me Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Biseduam për vazhdimin e procesit të integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Rëndësi kyçe për këtë kanë ratifikimi i marrëveshjes së tretë për mobilitetin, e cila ende nuk është arritur, si dhe aderimi i Bosnjë-Hercegovinës në Deklaratën Rajonale për Sigurinë Energjetike. Përveç kësaj, i shpjegova edhe një herë arsyet e përfundimit të njëpasnjëshëm dhe kontraktual të katër projekteve të mëdha në Republika Srpska të financuara nga Gjermania. Duke vepruar kështu, ne u udhëhoqëm nga dy aspekte të ndryshme” ka thënë Sarrazin.

“Para së gjithash, në lidhje me krizën politike të shkaktuar nga zyrtarët në Republika Srpska, qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, për fat të keq, nuk kishte hapësirë ​​politike. Politika secesioniste, sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës, ndaj mediave dhe ndaj shoqërisë civile kanë pasoja. Për këtë arsye morëm vendimin për të përfunduar katër projekte të rëndësishme infrastrukturore me vlerë të përgjithshme prej 105 milionë euro (mbi 205 milionë marka të konvertueshme), ndër të tjera, edhe pastrimin e ujërave të zeza në Gradishkë” ka shtuar Sarrazin në një deklaratë për media.

Tutje ai ka thënë se Gjermania qëndron e palëkundur me të gjithë njerëzit në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Duke marrë parasysh krizën aktuale politike, ne kujdesemi veçanërisht për popullin e Republika Srpska. Prandaj Gjermania do të vazhdojë zbatimin e të gjitha projekteve të tjera, si bashkëpunimi me shoqërinë civile, projekte në fushën e përkujdesit social apo ndihmës humanitare, në masën e plotë dhe pa kufizime, nëse ka nevojë. Çelësi i bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha të tjera është në duart e z. Dodik. I thashë sërish sot” ka thënë Sarazin.

Emisari gjemran po ashtu ka potencuar se ai dhe e gjithë qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë duan që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, kjo kërkon një politikë tjetër. Kryerja e një politike secesioniste, sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe ngushtimi i lirisë së medias dhe shoqërisë civile janë të papranueshme dhe nuk do ta çojnë këtë vend në BE. Ne mbështesim fuqimisht Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt. Këtë ia kam bërë të qartë zotit Dodik sërish” ka theksuar ai.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img