0.4 C
Pristina
spot_img

Pagesa për qeset e plastikës, Selatin Kaçaniku propozon kthimin e tyre me pagesë

Date:

Share:

Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, duke komentuar udhëzimin administrativ për qeset e plastikës ka thënë se me vite kanë pritur zgjidhje për këtë çështje.

Kaçaniku ka thënë në Kanal 10 se nuk është mirë që menjëherë të ndalohen qeset por qytetarët të fillojnë të paguajnë si komponentja kryesore socio-ekonomike.

“Ne jemi ata që me qeset e plastikës e ndotim mjedisin dhe duhet të bartim një pjesë të përgjegjësisë por kjo nuk mjafton por ne duhet të kujdesemi për atë se ku po përfundon ajo qese”, ka thënë Kaçaniku.

Ai tutje ka thënë se jo vetëm pagesë por duhet të jetë një stimulim që ne të kontribuojmë në kthimin e qeseve dhe të kryejmë një mision.

Kaçaniku ka thënë se nuk e ka pranuarudhëzimin administrativ dhe nuk ka informata që për këtë udhëzim është konsultuar këshilli për mbrojtjen e konsumatorit.

Nuk mjafton që ne të paguajmë qeset por ne duhet t’i kthejmë ato dhe qytetarët të marrin pagesën në emër të mbrojtjes së mjedisit”, ka thënë tutje Kaçaniku.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img