1.1 C
Pristina
spot_img

Ku i mori Qeveria 6.3 milionët që ndau për sigurimin e teksteve shkollore, çka thuhet në vendim?

Date:

Share:

Qeveria e Kosovës ka aprovuar më 30 gusht kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e 6 milionë e 323 mijë e 380 eurove, për sigurimin e teksteve shkollore. Ministria e Arsimit ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Në vendimin e Qeverisë që mban nënshkrimin e kryeministrit Albin Kurti, është treguar në detaje se nga janë marrë këto mjete. Aty figuron se paratë janë marrë nga MASHTI, nga nën programet dhe kategoritë e shpenzimeve, raporton Express.

34 mijë e 473 euro janë marrë nga kategoria “mallra dhe shërbime” kategoria “Zyra e Ministrit”, 97 mijë e 398 euro janë marrë nga programi “Trajnimi i Mësuesve”. 102 mijë euro janë marrë nga programi “Arsimi Profesional”, 85 mijë e 116 euro janë marrë nga Inspektorati i Arsimit 224 mijë e 910 euro janë marrë nga Marrëveshja Biletarale.

1 milionë e 178 mijë e 750 euro janë marrë nga Investimet Kapitale në Arsimin para-universitar, 1 milion e 151 mijë e 129 euro nga Administrata Qendrore nga kategoria “subvencione dhe transfere”, 298 mijë e 880 euro nga Marrëveshja Biletarale, 49 mijë e 230 euro nga Arsimi Profesional, 3 milionë e 100 mijë euro nga Investimet Kapitale në Arsimin para-universitar.

100 mijë euro tjera janë marrë nga Programi për funksionalizimin e laboratorëve dhe furnizim me pako laboratorike i shkollave në arsimin para-universitar, si dhe 3 milionë tjera nga programi për Digjitalizim, pajisje me kompjuter dhe tabela smart.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, sivjet, me vendim të ministres Arbërie Nagavci, tekstet shkollore duhet të blihen nga vetë prindërit e nxënësve, me rimbursim.

Platforma online e Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për sigurimin e të hollave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar mbrëmë prindërit se nëse keqpërdorin mjetet që MASHT ua ka ndarë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët, do të përballen me ligjin.

Nagavci ka thënë se për të shmangur keqpërdorimet, në formular secili prind apo kujdestar që aplikon konfirmon se mjetet do t’i shpenzoj për blerjen e teksteve sipas ligjit.

“Ne edhe për të siguruar që shmanget cdo keqpërdorim i mundshëm, në aplikim secili prind apo kujdestar që ka aplikuar ka konfirmuar se është prindi apo kujdestari i fëmijës për të cilin aplikon dhe se mjetet të cilat i ka marrë do t’i shpenzoj për të përmbushur obligimin sipas ligjit për blerjen e teksteve shkollore. Nëse këto mjete i shpenzon për diçka tjetër, do të përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. Pra secilli që i keqpërdor këto mjete, mbahet përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Nagavci në ATV.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img