30.7 C
Pristina
spot_img

Autoriteti i Konkurrencës del me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë që po kushtëzojnë prindërit për libra

Date:

Share:

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka dalë me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë, lidhur me tekstet shkollore.

AKK’ja ka bërë me dije se gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të, raporton Express.

Sipas AKK, këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Lidhur me shqetësimet e publikut rreth blerjes së librave/teksteve shkollore, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tregun përkatës dhe fton shtëpitë botuese dhe libraritë të veprojnë. Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.  Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në reagim.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img