5.1 C
Pristina
spot_img

Personaliteti ndikues

Date:

Share:

Suksesi i thirrësit është i lidhur me aftësinë e tij të ndikon tek ata të cilëve ua drejton thirrjen islame. Nuk ka dyshim se ndikimi i tillë vjen vetvetiu dhe nuk është e mundshme të imponohet e as që të mos vërehet. Që të përvetëson vetinë e ndikimit thirrësi në Islam duhet të orvatet ti arrijë këto synime:

1. Të jetë i dalluar me imanin e tij dhe i lartësuar me gjendjen e tij shpirtërore. Thirrësi ka besim të paluhatshëm, frikohet nga hidhërimi i Allahut, është i sinqertë në mbështetjen e tij tek Allahu. Vazhdimisht është i vetëdijshëm për mbikëqyrjen hyjnore, i qëndrueshëm në kthimin e tij të vazhdueshëm tek Allahu. Gjuha e tij e përmend Allahun, me mendjen e tij mediton në mbretërinë dhe sundimin e të Gjithëfuqishmit. I përkushtuar në adhurime, garues në të mira, natën e ngjall me adhurim, kujdeset për sinqeritetin dhe ka mendim të mirë për Allahun.

Kjo është adresa e suksesit, veti e të mirëve, çelësi i suksesit. Kështu realizohet adhurimi i sinqertë ndaj Allahut dhe fitohet mbështetja e Allahut. Kështu bëhesh thirrës i drejtuar, kur vepron e përkryen punën, kur gjykon e qëllon të drejtën, kur flet fjala e tij bën dobi. Ai është njeriu të cilin selefi e kanë përshkruar: Kur ta shohësh, pamja e tij të bën ta kujtosh Allahun.

2. Dituria e mjaftueshme fetare dhe njohuri të përgjithshme. Kështu njerëzit do të gjejnë përgjigje për dilemat e tyre, zgjidhje për problemet e tyre. Ai është referenca shkencore tek e cila kthehen njerëzit për të njohur dispozitat e fesë, jep komentimin dhe analizën e saktë lidhur me realitetin. Me dituri të mjaftueshme atij i shtohet mundësia e bindjes, aftësia për ti larguar e dyshimet. Dallohet me prezantim të mirëfilltë, i plotësuar nga ana kreative dhe përmbajtjesore.

3. Është i zgjuar dhe vepron me planifikim, larg mendjelehtësisë që i humb vlerat e udhëheqësit. Frenon hidhërimin që e humb bukurinë e udhërrëfyesit, largohet prej veprimeve që fshijnë shenjat e burrërisë. Evzaiu e tregon qartë tatimin që duhet ta paguajë thirrësi: Qeshnim dhe bënim shaka derisa filluan njerëzit të na ndjekin. Prej asaj kohe nuk na lejohet përveç buzëqeshjes.

Thirrësi duhet të krijon baraspeshën mes shakave dhe seriozitetit duke u munduar të ruan personalitetin që lë përshtypje të mirë. Me logjikën e tij vendos drejtë atëherë kur dallojnë mendimet, analizon dhe i argumenton analizat e tij. Atëherë kur humb perceptimi i drejtë privohesh edhe nga vizioni i qartë. Thirrësi është i prirë të rendit prioritetet, të shfrytëzon mundësitë, të gjejë rrugëdalje nga problemet, të përfiton nga koha dhe të përshtatet në situata të ndryshme.

4. Zemërgjerësia dhe morali që përfshin gjithë njerëzit që i ka përreth. Nuk do ti përfitoni njerëzit me të holla aq sa do ti përfitoni me moralin tuaj. Njerëzit kanë nevoja të shumta dhe pyetje të llojllojshme. Kjo nënkupton se thirrësi duhet të jetë durimtar. Është thënë durimi është varri i veseve. Morali i mirë i bashkon njerëzit, ndikon në të. Një njeri erdhi te Ebu Is’hak Esh Shirazi dhe tha: … kur e pash moralin e tij të mirë, butësinë dhe asketizmin vendosa të qëndroj pranë tij. E shoqërova deri në ditën kur vdiq. Njerëzit bashkohen rreth atij që u ndihmon të plotësojnë nevojat e tyre, që angazhohen për të ndihmuar atë që ka ndonjë brengë, që pyet për atë që mungon, që flijon për të tjerët, që forcon lidhjen dhe bashkimin me të tjerët me bamirësi.

Bëju mirë njerëzve do ti pushtosh zemrat e tyre, asgjë sikur bamirësia nuk e përfiton njeriun.

5. Trimëria, guximi dhe qëndrueshmëria. Njerëzit gjatë vështirësive tërhiqen. Thirrësi duhet të ketë guxim ta flet të vërtetën gjithnjë duke e pasur parasysh nevojën për urtësi gjatë veprimeve. Ai është i pari, drejtë tij kthehen shikimet, me të lidhen zemrat nëse është trim, guximtar, përballues gjatë fatkeqësive, kush shumëkush tërhiqet, lakon, devijon, fshihet… I mjafton thirrësit ta kujtojë qëndrimin e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve selem, në Hunejn. Qëndresa e tij ishte pikënisja dhe inicimi i fitores.

6. Vazhdueshmëria dhe kreativiteti. Puna me ndërprerje ndikon në zvogëlimin e ndikimit. Përsëritja shkakton monotoni. Thirrësi angazhohet që veprimtaria e tij të jetë e vazhdueshme duke zbuluar gjithnjë forma të reja dhe duke hapur shtigje të reja të thirrjes në Islam. Kështu do të mbetet gjurma, do të largohet monotonia dhe do të nxitet në produktivitet.

Këto ishin disa udhëzime për forcimin e aftësisë ndikuese. A jemi të vetëdijshëm se ndikimi i dobët shpeshherë është rezultat i dobësisë sonë dhe mosplotësimit të tipareve të personalitetit ndikues./albislam/

Autor: Dr. Ali Badahdah/denana.com

Përktheu: Mr. Talha Kurtishi

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img