Në thelb të udhëheqjes (leadership), ne duhet të ofrojmë qëllim, drejtim dhe motivim për punonjësit tanë – por jo të gjithë po përdorin stilin e duhur të udhëheqjes për t’i ofruar këto gjëra. Ja pse mund t’ju duhet të merrni parasysh një qasje më të rreptë.
Në biznes, udhëheqja autoritare shpesh konsiderohet si çelësi i suksesit. Megjithatë, çfarë ndodh nëse mënyra se si e përkufizojmë “lidershipin e fortë” është me të meta?
Po sikur të jemi fokusuar shumë tek të qenit të pëlqyeshëm dhe jo mjaftueshëm tek efektiviteti?
Këtu hyn në punë udhëheqja e rreptë (strict leadership). A është e rëndësishme të jesh “i pëlqyer” si lider?
Mendoj se është më e rëndësishme të jesh i respektuar në ekipin tënd, si lider që u siguron atyre mbështetje pavarësisht nga situata.
Një ekip që e di se do të mbështetet nga udhëheqësi në rast vështirësish, do të respektojë vendimet tuaja dhe do t’i ekzekutojë ato me saktësi.
Çfarë është udhëheqja e rreptë?
Udhëheqja strikte është një stil menaxhimi, që përfshin vendosjen e pritshmërive të qarta dhe pasoja në rast moszbatimi, kur është e nevojshme.
Ndërsa kjo qasje mund të jetë e ashpër, ajo mund të jetë shumë efektive në arritjen e rezultateve. Udhëheqësit e rreptë janë të patrembur në marrjen e vendimeve të vështira, duke i mbajtur ekipet e tyre përgjegjëse dhe duke i shtyrë ata të arrijnë standarde të larta.
Të jesh një udhëheqës i rreptë, nuk do të thotë të jesh i ashpër ose i paarritshëm; ai përfshin vendosjen e pritshmërive të qarta dhe mbajtjen e njerëzve përgjegjës për to.
Do të thotë të jesh i qëndrueshëm dhe i drejtë dhe të mos kesh të preferuar. Do të thotë të shtysh ekipin tënd të jetë më i miri dhe të mos pranosh mediokritetin.
Lidershipi është i kategorizuar në tre pjesë: të qenit i vendosur, i drejtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë bordin. Kjo i lejon liderit të ketë një qasje sistematike në çdo kohë, me aftësinë për të qenë i shkathët në të njëjtën kohë.
Udhëheqja autoritare nuk ka të bëjë me të qenit dominues dhe kërkues, por mishëron një respekt të qenësishëm për ekipin. Udhëheqësit, që janë të palëkundur në qasjen e tyre, e kuptojnë se pritjet dhe detyrimet e tyre, shpesh janë të nevojshme që të gjithë të jenë të suksesshëm.
Arritja e një ekuilibri midis dhënies së mbështetjes dhe pritjes së përsosmërisë, është pjesë e asaj që e bën këtë stil menaxhimi kaq të vlefshëm; duke u mundësuar anëtarëve të ekipit të arrijnë potencialin e tyre, ndërkohë që ende arrijnë të arrijnë rezultatet e dëshiruara.
Një udhëheqës i rreptë do të bëjë gjithçka që duhet për të kryer punën, gjë që mund të frymëzojë motivim dhe disiplinë midis ndjekësve të tyre.
Cilat janë përfitimet e një stili më të rreptë udhëheqjeje?
Udhëheqja e rreptë mund të jetë një stil menaxhimi shumë efektiv, që çon në rezultate më të mira të biznesit.
Një nga përfitimet kryesore të udhëheqjes së ashpër, është përmirësimi i produktivitetit.
Kur pritshmëritë janë të qarta dhe pasojat zbatohen, punonjësit kanë më shumë gjasa të punojnë në mënyrë efikase dhe efektive. Kjo mund të çojë në punë me cilësi më të lartë dhe, në fund të fundit, në rezultate më të mira biznesi.
Një avantazh tjetër i udhëheqjes autoritare është maksimizimi i efikasitetit në ekip ose organizatë.
Kur të gjithë e kanë të qartë rolin dhe pritshmëritë e tyre, ka më pak konfuzion dhe më shumë efikasitet. Mbikëqyrja e rreptë siguron që të gjithë po punojnë drejt të njëjtave qëllime.
Së fundi, udhëheqja autoritare mund të krijojë një kulturë respekti.
Ndërsa mbikëqyrja e rreptë mund të duket si e ashpër, ajo gjithashtu mund të krijojë një kulturë respekti. Respekti është themeli i çdo ekipi të suksesshëm. Kur tregoni respekt për ekipin tuaj, ata do të jenë më të motivuar për të punuar shumë dhe për të mbështetur njëri-tjetrin.
Respekt do të thotë të dëgjosh idetë e tyre, të pranosh arritjet e tyre dhe të japësh mendime konstruktive, kur është e nevojshme. Ka të bëjë me trajtimin e të gjithëve me dinjitet dhe krijimin e një mjedisi ku të gjithë ndihen të vlerësuar.
Kur të gjithë trajtohen me të njëjtat standarde, ka më pak vend për favorizim ose trajtim të padrejtë. Kjo mund të krijojë një mjedis pune më pozitiv dhe të nxisë rritjen e bashkëpunimit dhe punës në grup midis anëtarëve të ekipit.
Udhëheqje e rreptë në veprim
Disa nga kompanitë më të suksesshme në botë kanë liderë, që përdorin një stil lidershipi autoritar.
Jeff Bezos në Amazon është një shembull tjetër i një udhëheqësi të rreptë të suksesshëm.
Bezos njihet për fokusin e tij në rezultate dhe gatishmërinë për të marrë vendime të vështira. Stili i tij i lidershipit pa kompromis, e ka ndihmuar Amazon të bëhet një nga kompanitë më të suksesshme në botë.
Nën udhëheqjen e Bezos, Amazon është bërë një lider në tregtinë elektronike, cloud computing dhe inteligjencën artificiale.
Reed Hastings në Netflix është një shembull tjetër i një udhëheqësi të rreptë të suksesshëm.
Hastings ka një stil lidershipi autoritar, që e vë theksin në komunikim dhe transparencë. Kjo qasje e ka ndihmuar Netflix të bëhet lider në industrinë e argëtimit.
Fokusi i Hastings në inovacionin dhe eksperimentim, i ka mundësuar Netflix të qëndrojë përpara konkurrencës dhe të vazhdojë të rrisë bazën e tij të përdoruesve.
Udhëheqësit e suksesshëm shfaqin fuqinë e një stili të rreptë udhëheqjeje. Duke vendosur pritshmëri të larta dhe duke i mbajtur ekipet e tyre përgjegjëse, ata kanë qenë në gjendje t’i drejtojnë kompanitë e tyre drejt suksesit.
Ndërsa një stil lidershipi pa kompromis, mund të mos funksionojë për të gjithë, ai mund të jetë një mënyrë efektive për të arritur rezultate dhe për të maksimizuar efikasitetin në vendin e punës.
Udhëheqja e rreptë është një stil i diskutueshëm, por efektiv i menaxhimit, që mund të çojë në rezultate më të mira biznesi.
Udhëheqësit e ashpër, mund të krijojnë një kulturë respekti dhe t’i drejtojnë ekipet e tyre drejt suksesit duke vendosur pritshmëri të qarta, duke i mbajtur individët përgjegjës dhe duke u përpjekur për përsosmëri. / Entrepreneur