-5.4 C
Pristina
spot_img

Eksperti Xërxa: Bizneset duhet të merren më seriozisht në aftësimin e punëtorëve për sigurinë dhe shëndetin në punë

Date:

Share:

Eksperti për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës Gëzim Xërxa ka thënë se bizneset duhet të merren më seriozisht në aftësimin e punëtorëve të tyre për sa i përket kësaj fushe.

Xërxa në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thekson se bizneset çdoherë kanë hapësirë për të përmirësuar kushtet e punës.

“Në përgjithësi kushtet e punës në Republikën e Kosovës, nëpër subjektet e ndryshme afariste, ka gjithmonë hapësirë për përmirësim. Kur e them këtë, në përgjithësi, elementet kryesore për sa i përket legjislacionit, ne si Kosovë i kemi në një stad jashtëzakonisht të mirë, sepse nuk çalojmë me shtetet e regjionit”, theksoi Xërxa.

“Kushtet e punës, si një fushë multidiciplinare, ka gjithmonë hapësirë për avancimin e tyre, ku do të thotë se legjislacioni ekziston dhe veç ka nevojë për një përmirësim nga aspekti i përgjegjësisë së punëdhënësve të ndryshëm, të subjekteve afariste. Kur e them përgjegjësi, atëherë mendoj në zbatimin e të gjithë masave parandaluese”, shton ai.

Sipas tij, kjo fushë kërkon një qasje më profesionale nga punëdhënësit.

“Nisur nga fakti që çdo vend i punës ngërthen në vete rreziqe, e ku do të thotë se nuk ka vende të punës pa rreziqe, ndërsa mundësia për të ndodhur një aksident me zero, atëherë nënkuptohet që kjo fushë kërkon një qasje më profesionale dhe duke i përcjell trendët në zhvillim”, pohon Xërxa.

Xërxa nga SSHP OSH Consulting bën thirrje që për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë, duhet të angazhohet të gjithë faktorët relevantë në vend.

“Për momentin jemi të zhgënjyer me numrin e enorm, sepse edhe një vdekje me ndodh në vendin tonë, gjithsesi paraqet një shqetësim për popullatën, e lë më 18 vdekje siç e u potencua në 7-mujorin e parë të këtij viti”, thotë ai.

Eksperti për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës Gëzim Xërxa, gjatë intervistës për Telegrafin

“Konsideroj se për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të kësaj fushe, duhet të angazhohet më tepër të gjithë faktorët relevantë, e në këtë kontekst janë të gjithë institucionet publike po ashtu edhe ato private, respektivisht Ministria e Punës përmes Inspektoratit të Punës përmes një mbikëqyrje më profesionale mendoj që gjendja do të përmirësohet”, bën thirrje ai.

Për ekspertin Xërxa, siguria dhe shëndeti në punë në vendin tonë shënohet në datat e caktuara.

“Vet fakti i mungesës së vendeve të punës, respektivisht, në përgjithësi gjendje ekonomike-sociale në vendin tonë është një prej defekteve që qytetarëve po iu imponohet të angazhohen edhe në ato profesione që nuk i kanë njohuritë bazike”, pohon Xërxa.

“Siguria dhe shëndeti në punë, në vendin tonë, shënohet në datat e caktuara. Unë mendoj se kjo është një fushë e rëndësishme, sepse kemi të bëjmë me shëndetin e të punësuarve, prandaj konsideroj që tërë vitin të trajtohet kjo temë, e jo në datat e shënuara”, shton ai.

Në fund, Xërxa thotë se një biznes që i ka trajnuar punëtorët e vet në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, mundësia e ardhjes së një aksidenti është shumë më e vogël.

“Konsideroj se është masë e nevojshme që të përmirësohet kultura e sigurisë dhe shëndetit në punë përmes aftësimeve të ndryshme, e këto kryhen përmes trajnimeve profesionale, prandaj iu propozojë të gjithë punëdhënësve në vendin tonë që të mundësisht t’i dërgojnë punëtorët e vet në trajnime profesionale, pra përmirësimit të edukatës profesionale, gjithmonë me fokus shëndeti dhe siguria në vendin e punës”, vë në pah ai.

“Një subjekt juridik serioz i ka të trajnuar punëtorët e vet në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, mundësia e ardhjes së një aksidenti është shumë më e vogël”, përfundon Xërxa. /

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img