0.4 C
Pristina
spot_img

5 punonjësit esencialë që i duhen biznesit tuaj

Date:

Share:

Kur biznesi juaj sapo po ngrihet, jeni zakonisht ju dhe prindërit tuaj që konsumoni të gjitha energjitë e mundshme për t’ia dalë mbanë. Në momentin që shkoni diku, mund të jetë një eksperiencë mësimi shumë e mirë për të përballuar disa përbërës të operacioneve të biznesit, por në fund të fundit, juve do t’ju duhet ndihmë.

Ndërsa startupi juaj rritet dhe ju filloni të sillni pjesëtarë në skuadër, është e rëndësishme të mendoni jo vetëm personat që do të merrni në punë, por gjithashtu edhe rolin që do të kenë ata në rritjen e biznesit tuaj. Ju mund të mendoni se me ritjen e interesit ndaj produktit apo shërbimit tuaj, do t’ju duhet të punësoni shumë e më shumë agjentë shitjesh, por agjentët e shitjeve nuk mund ta rrisin biznesin të vetëm.

Do të keni nevojë për një sistem mbështetës të ndërtuar mbi ekspertizën e specializuar të një niveli të lartë që mund ta merrni vetëm nëpërmjet punësimit të profesionistëve nga jashtë.

Ja pesë njerëzit me aftësitë e duhura që ju nevojiten për të rritur biznesin tuaj:

1. PR/Marketing

Vjen momenti kur ju nuk mund të mbështeteni vetëm në thashethemet e konsumatorëve (word of mouth) për të marketuar biznesin tuaj. Ju gjithashtu nuk mund të vareni te reklamat e banerave ose shpërthimet e emaileve që i keni bërë vetë.

Ka shumë mundësi që t’ju nevojitet ndihma e marketingut, sidomos kur jeni një kompani që po përpiqet të rrisë brandin e saj. Një profesionist marketingu jo vetëm që do të ketë aftësitë për të zbatuar planin e marketingut, por do të ketë edhe ekspertizën e duhur për të zhvilluar një strategji marketingu që është afatgjatë.

Varur gjithmonë nga ajo që bën biznesi juaj, mund të jetë e dobishme të merrni në punë një profesionist për marrëdhëniet me publikun dhe deklaratat për shtyp. Kompanitë që kërkojnë të rrisin pozitat e tyre në industritë e tyre ose të ekspozojnë veten ndaj partnerëve të rinj potencialë mundësisht do të kenë dëshirën për ta parë emrin e tyre në media, publikime dhe konferenca tregtare. Të gjeni një profesionist marketingu specifik për industrinë tuaj do të rrisë ekspozimin shumë, ata do t’ju gjejnë mundësi në vende ku ju nuk keni menduar kurrë të shikoni.

2. Burimet njerëzore

Kur ishit vetëm një ose dy prej jush që merreshit me listëpagesat dhe çfarëdolloj detyre tjetër të burimeve njerëzore nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Gjithsesi ndërsa biznesi juaj rritet, po kështu do të rriten edhe përgjegjësitë kur vjen fjala për kontrollet, formularët e tatimeve, listëpagesat dhe përfitimet.
Shmangni një rebelim përsa i përket çeqeve të paguara me vonesë, duke punësuar dikë për të bërë rolin e Burimeve Njerëzore ose listëpagesat për ju. Ditët e sotme, ju mund të merrni nga jashtë një punonjës të Burimeve Njerëzore dhe të listëpagesave lehtësisht, duke ju kursyer kohë dhe shqetësime në lidhje me ekzekutimin e drejtë të procedurave të punonjësve, si përfitimet, listëpagesat, tatimet.

3. Mirëmbajtja

Sigurisht që ju mund ta bëni fshesën me korrent ose llakun dizinfektues një herë në ca kohë, dhe mund të jeni edhe shumë praktik me një kaçavidë. Por kur bëhet fjalë për aspektet e mëdha të biznesit tuaj, gjithsesi, nuk mund ta bëni vetë mirëmbajtjen.

Në mënyrë të veçantë për rishitësit ose biznese të tjera që kanë butiqe (dyqane me xhama) mirëmbajtja e tyre mund të jetë një punë e madhe. Punësoni një kompani të jashtme për të bërë çfarëdolloj pune të madhe jashtë ndërtesës suaj. Gjërat si pastrimi i tullave, restaurimi i betonit dhe riparimi i dritareve duhet t’u lihet në dorë profesionistëve.

4. Profesionistët e IT dhe Teknologjisë

Njohuritë e kompjuterit në ditët e sotme janë një nevojë, dhe pjesa më e madhe e startupeve nuk do të ekzistonin pa njohuritë kompjuterike. Sido që të jetë biznesi juaj i vogël do të arrijë në mënyrë të pashmangshme pikën ku edhe një sipërmarrës me njohuri të mira kompjuterike nuk mund të zgjidhë çështje teknologjike.

Ja momenti ku ju sillni profesionistët e IT-së. Kur skuadra juaj fillon të rritet, është e rëndësishme për të patur dikë për të instaluar kompjuterat e rinj, të instalojë sistemin e emaileve të skuadrës dhe të menaxhojë centralizimin e të dhënave dhe informacioneve të caktuara.

5. Kontabilist financiar/ kontabilist i miratuar

Ndonjëherë punësimi i një kontabilisti shkon përkrah me punësimin e një profesionisti të burimeve njerëzore, por jo gjithmonë. Bizneset e vogla dhe ato me një pronar të vetëm mund të përdorin versione të thjeshtëzuara të proceseve të kontabilitetit në sisteme të caktuara softuerike.

Megjithatë në momentin kur biznesi juaj fillon të rritet në masë, faturimi bëhet më i shpeshtë dhe librat nuk janë të thjeshtë për t’u mbajtur vetë. Si zotëruesi i startupit ose biznesit tuaj të vogël, ju duhet të punësoni një kontabilist tek i cili besoni dhe që do t’ju sigurojë se ju duhet të përfshiheni sa më pak të jetë e mundur në faturat e përditshme dhe mbajtjen e llogarive.

Kontabilistët e mirë nuk janë të lirë, por kohën që do t’i kurseni vetes së bashku me dijet e tyre, do t’ia vlejë.

Ne të gjithë duam t’i bëjmë të gjitha në biznes veçanërisht kur bëhet fjalë për bizneset e vogla apo startupet që i kemi për zemër. Edhe më të mirët prej nesh, gjithsesi arrijnë pikën midis “specialistit për gjithçka” dhe “mjeshtrit për asgjë.” Kur vjen ky moment është koha për të thërritur këta specialistë për të ndihmuar.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img