-1.2 C
Pristina
spot_img

BE-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike të Gjermanisë për vitin 2023

Date:

Share:

Gjermania pritet të përjetojë një recesion këtë vit, me rënie të aktivitetit ekonomik, sipas parashikimeve të fundit të Bashkimit Evropian (BE).

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë pritet të tkurret me 0.4 për qind në vitin 2023, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 0.2 për qind.

“Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në çmimet e energjisë kanë goditur ‘veçanërisht rëndë’ sektorin e prodhimit”, tha BE-ja në parashikimin e saj.

Kërkesa e dobët e mban ekonominë e Eurozonës nën presion. Eurozona pritet të rritet me 0.8 për qind në 2023, kundrejt 1.1 për qind të parashikuar më parë. Pritet të ketë rritje prej 1.3 për qind në 2024, krahasuar me 1.6 për qind më parë.

Blloku me 20 anëtarë hyri në recesion në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi ekonomik është rezultat i dobësimit të kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.

“Kërkesa e dobët e brendshme, veçanërisht konsumi, tregon se çmimet e larta dhe gjithnjë në rritje të konsumit për shumicën e mallrave dhe shërbimeve po peshojnë më shumë sesa pritej”, tha BE-ja.

Komisionari Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni në një konferencë për medie tha se, “dobësim i mëtejshëm pritet në muajt e ardhshëm, pasi ekonomia përballet me shumë probleme”.

“Ekonomia e BE ka pësuar dy goditje masive me pandeminë dhe luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”, shtoi nënkryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis.

Gjermania është e vetmja ekonomi e madhe që pritet të tkurret këtë vit. Megjithëse aktiviteti ekonomik është ngadalësuar në të gjitha ekonomitë kryesore të Eurozonës, Gjermania ka qenë një burim i veçantë dobësie.

Ekonomia e Gjermanisë, e nxitur nga prodhimi dhe eksportet, është goditur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i kërkesës në Kinë, një partner kryesor tregtar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha në korrik se Gjermania është e vetmja ekonomi e madhe që pritet të tkurret gjatë vitit.

Megjithatë, gjendja e ekonomisë së Eurozonës nuk i ngjan një recesioni tipik, pasi papunësia është në një nivel rekord dhe punëtorët po fitojnë më shumë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img