1.1 C
Pristina
spot_img

RASFF: Serbia vazhdon të eksportojë produkte të rrezikshme

Date:

Share:

Sistemi Evropian i Alarmit në Tregtinë me Ushqime (RASFF) ka njoftuar se trangujt nga Serbia të destinuara për tregun slloven janë ndalur në kufi.

Siç thuhet në faqen e RASFF, në to është gjetur substanca Fungicide Metalaxyl dhe pas kontrollit kufitar është vendosur që të asgjësohen këto produkte.

Megjithëse ky element nuk është përcaktuar si një substancë e rrezikshme, mirëpo dërgesa e trangujve përmbante sasi më të lartë se sa lejohet.

Sasia e lejuar është 0.01 miligramë dhe dërgesa përmbante 0.025 miligramë mbetje pesticide për kilogram.

Substanca kimike i përket Ailalaninës dhe përdoret kryesisht për të shtypur agjentin shkaktar të sëmundjes së patates dhe domates.

Kjo nuk është hera e parë që nga fillimi i vitit që mallrat e këtij lloji nga Serbia nuk mund të kalojnë kufirin.

Kështu, më 7 korrik pjeshkët nga Serbia janë kthyer nga kufiri me Slloveninë. Më pas u konstatua se pjeshkët përmbajnë pesticidin e përmendur Chlorpyrifos.

Po ashtu, kujtojmë se në fillim të muajit korrik në kufirin kroat u gjet një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen në patate të skuqura. Bëhet fjalë për prodhuesin Chips Way nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 gramë.

Akrilamide gjenden zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe.

Agjencia Kroate e Ushqimit vlerëson se prania e Akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat e njerëzve.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img