3.4 C
Pristina
spot_img

Fjalët që duhet t’i eleminosh patjetër nga CV jote !

Date:

Share:

Cilat janë fjalët e tua më pak të preferuara në një rezyme? E imja është “shfrytëzoj” —nuk mund të imagjinoj një rast të vetëm ku do të ishte e papërshtatshme të zëvendësohet me fjalën “përdor.” Sa herë që lexoj “shfrytëzoj” në një rezyme ndihem gjithmonë sikur autori i saj po përpiqet të bjerë pak në sy pa qenë nevoja.

Përgjigjia më poshtë nga Erin Berkery-Rovner, këshillues karriere dhe ish-rekrutues.

“Të ndryshëm”. Është mbiemri më i padobishëm në një rezyme – praktikisht nuk tregon asgjë të re rreth emrave që përcakton.

  • Kam punuar mbi projekte të ndryshme.
  • Kam bërë punë të ndryshme gjatë stazhit.
  • Kam përdorur programe të ndryshme të përpunimit të fjalëve.
  • Shkrova fjalë të ndryshme në rezymenë time për t’u dukur më i rëndësishëm.

Në pothuajse në çfarëdolloj shembulli për të cilin mund të mendoj, ai zëvendëson fjalën “disa”- njerëzit e përdorin për të thënë se kanë kanë punuar në projekte të pavarura nga njëri-tjetri ose kanë performuar detyra të ndara. Përveç rasteve kur shkruani fjalën “të ndryshme” në vend të “disa” kur kjo e fundit i jep një natyrë prej një adoleshenti të zymtë CV-së:

Kam punuar në disa projekte, por gjithsesi ata nuk ishin përshkruesë, thjesht të ndryshëm.

Unë mendoj se nëse do të përdorni fjalën “të ndryshme”, ju duhet ta fshini atë. Ndërmjet kësaj fjalie: “Kam punuar mbi projekte të ndryshme” dhe “Kam punuar me projekte,” nuk ka ndryshim.

Askush nuk lexoi fjalinë e dytë dhe mendoi. “Ok, ata nuk thanë specifikisht se punuan mbi 2 projekte të ndryshme, kështuqë pavarësisht shumësit të fjalës ‘projekt’, do të nënkuptoj se ata kanë punuar në vetëm një projekt…” Dhe vërtet në të ndryshëm, pse të lodheni? Duhet të jeni specifikë ose nuk ka vlerë. Ose më trego se cilët ishin projektet në të cilët keni punuar ose çfarë ishin.

Le të përballemi me të, a do të punësoni këtë njeri: Kemi punuar në 4 projekte mujore me skuadra bashkëpunuese. Nuk e kam idenë se çfarë mund të bësh tjetër në një ambjent ku punohet për projekte, por është gjithsesi më mirë se sa kjo: Kam punuar mbi projektet të ndryshme.

Unë i fshij “të ndryshme” pothuajse nga çdo rezyme që shikoj, dhe nuk kam hasur kurrë një fjali që të mos ketë sens logjik apo gramatikor pa të.

Përgjigjia më poshtë nga përdoruesit e Quora: Shefaly Yogendra dhe Sang Young Noh.

Ja disa fjalë që shpeshherë më duken të padobishme: vizionar, ekspert, futurist, i stërvitur dhe i orientuar nga rezultatet. Dhe disa të tjera që i shtohen listës: inovativ, kreativ, energjik dhe jashtë të zakonshmes.

Përdoruesi i Quora Jim Broiles i shton fjalën “shumë” në këtë listë: ‘Shumë’ duhet të ndalohet nga përdorimi në CV ose çfarëdolloj komunikimi profesionist. Nuk i shton asgjë kuptimit të komunikimit dhe shërben vetëm për hiperbolizim.

Përgjigjia më poshtë nga përdoruesi i Quora Brian Hennessy.

Kjo është e thjeshtë për mua-çfarëdolloj fjale që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me fjalën ‘sinergji’. Sinergjia, sinergjik dhe sinergjizmi (të cilat ndonjëherë duken profane). Kjo ishte në fakt një fjalë shumë e zakonshme për t’u përdorur rreth 10 viteve më parë, ndërsa do ta hasja shpesh në festat me cocktail dhe kuvendet tregtare. Dhe e shihja të më dilte në çdo kontekst të çdo rezymeje që do të më dilte para.

Është e tejpërdorur, ndaj duhet të jetë në krye të listës.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img