16.8 C
Pristina
spot_img

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2024, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Date:

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se buxheti i kryeqyetit i cili është votuar sot për vitin 2024 është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.

Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Ramës, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.

“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img