Ky artikull ka autore Profesoreshën e Asociuar të Marketingut Dixhital, Karen Mishra, në programin MBA të Meredith College in Raleigh, N.C. Ajo gjithashtu drejton një firmë këshillimi lidershipi dhe marketingu të quajtur “Total Trust”, Durham, N.C.
Është shkruar shumë nëse një sipërmarrësi i nevojitet ose jo një Master në Administrim Biznesi për të qenë i suksesshëm në biznesin e tij/saj. Mendova se mund të ndaj me ju se përse kjo funksionon pёr njё sipёrmarrёs nё Raleigh.
Liliana Cantrell është themeluesja e “Sweetie Pie Organics”, një kompani e ushqimeve organike të shpejta “snack” për fëmijë. Mora vesh për kompaninë e saj kur njëri prej studentëve të mi filloi një periudhë praktike në kompaninë e saj. Jo më parë se ta takoja, nuk e kisha kuptuar që ajo mbante një diplomë master në Administrim Biznesi. Ndaj u bëra kurioze të dija se si MBA e saj e kishte ndihmuar atë të ndërtonte biznesin e saj.
Strategjia
Sipërmarrësit janë të njohur për ndërmarrjen e risqeve dhe të qënit praktikë. Ndërsa e gjithë kjo është e vërtetë, Liliana tha se trainimet e saj në MBA e ndihmuan të përgatitej për rritjen. “Arsimi në master më ndihmoi personalisht që t’i bashkoja të gjitha pjesët së bashku në një strategji të tregut të lirë dhe nё njё plan pёr implementimin: nga një ide në 2014-n në një produkt të aprovuar nga 450 dyqane ‘Whole Foods’ në 2016-n.”
Ekzekutimi
Përveç kësaj, Liliana tha se në mënyrë që të tërhiqte më shumë kompanitë e mëdha si ‘Whole Foods’, ajo duhet të tregonte se ajo ishte e organizuar dhe gati për të ekzekutuar. “Kompanitë e mëdha kombëtare publike si ‘Whole Foods’ dhe UNFI kanë një përqasje shumë të strukturuar biznesi dhe tolerancë të ulët për gabimet (papajtueshmëritë), gabimet operacionale dhe planifikimin e keq; gjëra për të cilat janë të njohura firma më të vogla. Nuk është më e mjaftueshme të kesh një produkt të mirë për të bërë biznes me kompanitë e mëdha. Parimet efiçiente operacionale, jo vetëm që hapën shumë dyer për ne dhe na dhanë një avantazh konkurrues, por na kurseu edhe shumë para.”
Talenti
“Sweetie Pie Organics” është unike në atë se themeluesja dhe 2 punonjëset e saj në selinë e kompanisë janë të gjitha femra të cilat zotërojnë një diplomë master në Adminsitrim Biznesi. Kur e pyeta Lilianën rreth kësaj ajo tha se asaj i pëlqen të punojë me njerëz që kanë një MBA “sepse ata janë zgjidhës të mirë problemesh, mësojnë shpejt dhe i shohin gjërat nga një kornizë më e gjërë.”
Aftësitë
Si përfundim, isha kurioze nëse diploma master i kishte ndihmuar punonjëset e qendrës në rolet e tyre. Olga Kerr, Drejtoresha e Marketingut, përmendi se masteri i ka dhënë asaj “eksperiencën vendimtare dhe setin e zotësive të cilat ndihmojnë në vlerësimin dhe zgjidhjen e çfarëdolloj situate ose problemi, pak rëndësi ka se sa sfiduese mund të jetë. Fusha e Marketingut është duke evoluuar kaq shpejt sa për të ditur për t’u përshtatur dhe për të mësuar gjëra të reja në mënyrë efektive mund të jetë një avantazh i madh në këtë industri. Studenti im i diplomuar në MBA, Swati Sar, është tani drejtori i e-commerce për “Sweetie Pie Organics”. Për Swati: “Edukimi master më ndihmoi të lidhja eksperiencën në IT me kërkimin e tregut, të kuptoja panoramën konkurruese, propozimin dhe të implementoja një strategji për rritjen e e-commerce për ‘Sweetie Pie Organics’.”