19.5 C
Pristina
spot_img

Inflacioni në Argjentinë pritet të shkojë në 169.3 përqind deri në fundvit

Date:

Share:

Norma vjetore e inflacionit në Argjentinë pritet që të shkojë në 169.3 përqind deri në fund të vititi.

Ky është vlerësimi i publikuar i bankës qendrore të këtij shteti, raporton Reuters, përcjell Klan Kosova.

Kjo është një ngritje e madhe krahasuar me vlerësimin që ky institucion e ka bërë muajin e kaluar, pas një devalvimi të madh të pesos argjentinas.

Në muajin shtator inflacioni pritet që të shënojë rritje prej 12 përqind, derisa në muajin pasues të bjerë për  9.1 përqind.

Në gusht inflacioni ka shënuar rritje për 14.4 përqind, që është niveli më i lartë mujor i regjistruar në Argjentinë që prej vitit 1991.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img