Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Anatomia e Paqes
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si ti zgjidhni-dhe si mos ti zgjidhni konliktet.
Jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse njerëzit nuk do të ishin kaq të vështirë! Shpesherë çdokush në një mënyrë apo në një tjetër, është përfshirë në një konflikt me një adoleshent problematik, me një bashkëshort të pakënaqur, apo një fqinj ngacmues. Dhe siq e dini, kur ballafaqoheni me një person të vështirë, zakonisht gjithë faji ju mbetet juve.
Thënë të drejtën, është e vështirë ta mbash një konflikt kur një person zgjedh të mos merr pjesë në të. Prandaj nëse egzistojnë armiqësi apo grindje në jetën tuaj, ju jeni pjesërisht përgjegjës për to. Por si mund ta dalloni ku fillon përgjegjësia juaj? Dhe si mund ta largoni veten tuaj nga konflikti? Për këtë shërbejnë këto pulsime.
Siq do ta zbuloni, edhe përpjekjet tuaja qëllimmira-kur mundoheni ta ndihmoni dikë, ta mposhtni një shprehi droge, për shembull-kjo mund të rezultojë në një cikël të pafundëm të qortimit dhe rezistencës.
Pjesa kryesore në këtë gjë është mendësia juaj, apo më specifikisht, mënyra si i shihni dhe ju qaseni njerëzve. Ky është lajm i mirë, sepse mendësia juaj është një gjë që mund ta ndryshoni.
Në këto pulsime do të zbuloni:
- Si e fitoi Sultani Saladin një luftë me zemër të qetë;
- çfarë do të thotë të jesh në një kuti “Unë e meritoj” dhe pse kjo është një gjë e keqe; dhe
- pse partneri juaj asnjëherë nuk bën çfarë ju e urdhëroni të bëjë.
Ideja kyçe 1
Ka dy mënyra për ti parë ata rreth jush: ose përmes luftës, ose përmes paqes.
Le ta paramendojmë se jeni rritur në frikë dhe i urreni majtakët, sepse dymijë vjetë më parë një grup majtakësh sulmuan të parët tuaj djathtakë.
Por një ditë ju e vëreni një njeri duke dalë nga shitorja që shet gjëra me dorë të djathtë. Dhe ai është në mes të rrugës, rrëzohet dhe i bie çanta, duke ia derdhur ato që i ka blerë. Çfarë do bënit në këtë rast?
Janë dy mundësi: mund të keni një zemër paqësore apo një zemër në luftë.
Të kesh një zemër në luftë nënkupton ta shohësh personin që ka nevojë për ndihmë si një inferior, apo sikur një objekt sesa sikur një qenie njerëzore, gjë që është mënyra e sigurtë për të përjetësuar konfliktet.
Zëri juaj i brendshëm mund të ju thotë që mos ta ndihmoni atë sepse ju kanë mësuar se njerëzit e tij i urrejnë njerëzit tuaj. Por kjo vetëm e bën atë të duket se është pjesë e një grupi apo koncepti, sesa të njihet si një individ.
Esenca e luftës e shtyp ndjenjën tonë të mëshirës dhe nevojës për të ndihmuar: është ajo lloj mendësie që krijon dhe përjetëson urrejtje, konflikt dhe luftë.
Gjëja më e mirë është të keni një zemër paqësore dhe ta dëgjoni mirësinë tuaj-ti shihni ata rreth jush si qenie njerëzore.
Edhe nëse obligoheni të hyni në një luftë, ju prapë mund ta trajtoni kundërshtarin tuaj me mirësi, gjë që bëri Sulltan Saladini në shekullin e dymbëdhjetë pasi që Kryqtarët masakruan njerëzit e Jerusalemit.
Eventualisht, ushtria Muslimane e Saladinit e rimorri qytetin nga të Krishterët, por ai nuk i dëmtoi të pafajshmit, siq kishin bërë të krishterët një shekull më parë. Ai ua ndaloi njerëzve të tij që ti dëmtojnë ata, ju ofroi kalim të sigurtë dhe madje e mbajti qytetin të hapur për pelegrinët e Krishterë vitet që pasuan.
Kështu duket një zemër e paqes: ju zgjidhni mirësinë dhe i trajtoni të tjerët si qenie njerëzore, të ngarkuar nga frikat dhe dëshirat e tyre.
Sapo të ndodhë kjo, të tjerët kanë më shumë gjasa t’ju trajtojnë në mënyrën e njëjtë, duke rritur mundësinë e paqes.
Ne i përjetësojmë në mënyrë aktive konfliktet duke refuzuar të pranojmë perspektiva të tjera.
Askush nuk kënaqet duke hyrë në një argument me gruan e tij, fëmiun apo kolegun. Por prapë, ne shpesh përfundojmë duke filluar dhe duke rifilluar konfliktet, duke u përfshirë në po ato sjellje që nuk i pëlqejmë.
Kjo ndodh kur kemi një zemër të luftës dhe i shohim ata rreth nesh si armiq. Kështu sillemi duke menduar se të gjithë po mundohen të na mashtrojnë apo të veprojnë kundër nesh-mendësi kjo që çon në konflikt.
Per ti bërë gjërat edhe më keq, kjo qasje ndaj jetës rezulton në tërheqjen e njerëzve që mendojnë njesoj dhe e mbështesin mendësinë tonë, gjë që tërheq më shumë njerëz në konflikt.
Këtë mund ta shohim realisht në skenën botërore poashtu, me grupe të njerëzve të demonizuar dhe të kategorizuar sikurse ‘’të tjerët’’ e të cilët vetëm mund të bëjnë dëm.
Shumë nga këto konflikte tejkalojnë në atë pikë qe virtualisht nuk ka ndonjë zgjidhje në horizont.
Edhe kur planifikohen bisedime, shpesh një komb beson se bisedat ishin filluar si truk armiqësor. Kjo është realisht situatë në të cilën Israeli dhe Palestina gjinden tashmë.
Dhe kur dy njerëz kanë një zemër lufte, kjo mund të rezultojë në përplasje-kur dy palë konfliktuoze padashje e fillojnë konfliktin.
Kjo ndodh kur dy njerëz e mohojnë faktin që personi tjetër mund të ketë një perspektivë ndryshe por baraz legjitime. Për më tepër, ata shpesh refuzojnë ta pranojnë që supozimet e tyre mund të jenë gabim dhe të këmbëngulin se kanë gjithnjë të drejtë. Gjithë kjo nënkupton se bisedimet, dhe çfarëdo shprese tjetër për ta gjetur një mes të pajtimit, përsërimisht shkatërrohen.
E njëjta gjë ndodh edhe në shtëpi, kur prindërit këmbëngulin që ata gjithnjë e dinë çfarë është më së miri për fëmijët e tyre.
Por le të mos harrojmë se fëmijët janë individë me mendimet e tyre personale, sikur çdokush tjetër. Dhe ata aktualisht dinë shumë për nevojat e tyre, të cilat mund ti mësojmë edhe ne nëse i sillemi ndaj tyre me respekt dhe e dëgjojmë pikëpamjen e tyre.
Ideja kyçe 3
Në vend se të provoni ta ndryshoni dikë, përmirësoni gjërat duke e ndryshuar ambientin.
Kur ka qenë hera e fundit që dikush ju ka thënë se keni bërë diçka gabim? Si keni reaguar?
Shpeshherë, njerëzit do të provojnë ta ndryshojnë një person kur shohin diçka gabim tek ai, por kjo vetëm përfundon në konflikte të mëtutjeshme.
Le të themi se partnerja juaj nuk i ka bërë pjesën e saj të punëve të shtëpisë gjatë muajit të kaluar. Prirja juaj e natyrshme është të thoni diçka rreth asaj qështjeje, por ajo nuk nënkupton se ju duhet të provoni ta detyroni partnerin tuaj të sillet apo të mendojë në një mënyrë të caktuar.
Kjo do të konsiderohet vetëm kritikë-diçka që askush nuk e pëlqen. Në të vërtetë, Kritika vetëm sa i përkeqëson gjërat.
E kuptuat apo jo, partneri juaj ka një arsye pse mendon apo sillet në atë mënyrë. Prandaj mundohuni ta dëgjoni partnerin tuaj, dhe ta kuptoni çfarëdo që ai apo ajo ka për të thënë për rastin në fjalë.
Mos harroni, ne nuk mund ti detyrojmë njerëzit të ndryshojnë, por ne mund të krijojmë një mjedis që do ti ftojë ata tek ndryshimi.
Le të marrim një problem më serioz si për shembull, të themi se partneri juaj është i varur nga droga apo alkooli. Në vend se të provoni ta ndaloni sjelljen e tij me forcë, ju mund ta përmirësoni një pjesë jetike të ambientit duke mbajtur kontakt dhe duke qenë i mëshirshëm, gjë që do ta forcojë raportin tuaj.
Kjo do të funksionojë shumë më mirë sesa duke fajësuar apo duke provuar ta ndryshoni partnerin tuaj, sepse tani droga dhe alkooli nuk do të përdoren si një mënyrë për ta dëshmuar se ju nuk e keni gjithë kontrollin në dorë. Sapo të largoheni nga grindja se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, ju mund të filloni ta dëgjoni njëri-tjetrin dhe ta kuptoni çfarë ka nevojë partneri juaj që të ndihet më mirë.
Situata të ngjashme mund të lindin në vend të punës kur punëtorët janë të pakënaqur dhe të pamotivuar.
Kjo mund të ndodhe kur individët izolohen nga lavdërimi apo nga fajësimi, gjë që mund ti ndajë njerëzit dhe të krijojë gjelozi. Prapë, në vend se të provoni ti ndreqni individët, krijoni një ambient pune harmonik, dhe gjithnjë dëgjoni çfarë kanë për të ju thënë punëtoret tuaj.
Ideja kyçe 4
Ne e arsyetojmë sjelljen tonë duke e vendosur veten në kuti, por kjo mund të shmanget.
Kapaciteti njerëzor për vetëmashtrim është i habitshëm. Sa shpesh e keni bindur veten që disa veprime të dhimbshme ishin plotësisht të arsyetueshme.
Një strategji që e përdorim për ta justifikuar sjelljen tonë të ulët, dhe për ti mbyllur sytë para pikëpamjeve të të tjerëve, është të krijojmë kutira për vetet tona.
Një nga kutitë më të njohura është Kutia Më i mirë se.
Kjo kuti ndërtohet kur i tregojmë vetes tonë se jemi më të veçantë, më të talentuar apo më të begatuar sesa të tjerët. Si rezultat i kësaj, ne i shikojmë të tjerët si më pak sesa ne-më pak të rëndësishëm,më pak të vlefshëm, apo më pak të respektuar. Ky këndvështrim e arsyeton sjelljen tonë të keqe ndaj të tjerëve.
Apo mund ta vendosim veten në kutinë e Viktimës, gjë që funksionon në anën tjetër, duke na bërë që ta shohim çdokënd tjetër si më të privilegjuar dhe duke e parë botën si një vend të keq apo të padrejtë.
Meqenëse ne i kemi punët aq keq, e shohim të keqen edhe tek çdokush rreth nesh, dhe arsyetohemi sepse bota na ka anashkaluar dhe se ne meritojmë shumë më shumë sesa marrim. Natyrshëm, kjo poashtu mund të quhet Kutia E Meritoj.
Ndërtimi i një kutie jo vetëm që arsyeton sjelljen e pahijshme. Ajo poashtu na ndalon të shohim diçka tjetër pos pikëpamjes tonë rreth gjërave, e që në këtë mënyrë krijohen dhe përjetësohen konfliktet.
Por ne mund të dalim jashtë këtyre kutive dhe ti qasemi situatës në një mënyrë të re.
Një nga mënyrat më të mira për të ikur nga kjo kuti është ti mendojmë këto situata nga perspektiva e të tjerëve.
A duket sjellja juaj e arsyeshme kur e vendosni veten në këpucët e të tjerëve? Nëse keni tendencë ti trajtoni konsumatorët tek puna juaj me mosrespekt, vetëm imagjinojeni sikur shkoni në një biznes dhe e merrni të njëjtin shërbim që e ofroni.
Sapo të dilni nga kutia, ju mund të filloni ta shihni botën me një perspektivë shumë me ndryshe.
Në fund, qoftë nëse jeni i rrethuar me luftë apo me paq, varet krejtësisht si i menagjoni situatat dhe ku qëndron vërtetë zemra juaj.
Nëse jeta juaj ka nevojë për pak ndryshim, hapi i parë është të dilni prej kutisë. Pastaj mund të filloni ta shihni botën me sy të tjerë dhe me një zemër plot paqe.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këtë libër është:
Qasja jonë normale ndaj konfliktit është të luftojmë për pozicionin tonë dhe ta përmirësojmë tjetrin. Por kjo nuk çon në paqe dhe në sukses; kjo vetëm sa e shton mundësinë e një konflikti të mëtejshëm. Në vend të kësaj, ne duhet ta ndryshojmë gjendjen e zemrës tonë, dhe mënyrën se si i shohim njerëzit përreth nesh. Rruga drejt paqes është duke i tejkaluar arsyetimet që krijojmë për sjelljen tonë të keqe, dhe duke i parë të tjerët si qenie njerëzore.
Këshillë vepruese:
Dila nga kutia Më i mirë se tjetri!
Ndonjëherë ne nuk e ndihmojmë dikë sepse i themi vetes që nuk do të ishte e sjellshme apo që nuk duam të krijojmë një situatë të keqe. Por kjo poashtu mund të jetë një mënyrën tjetër e qëndrimit tonë në Kutinë Më i mirë se tjetri dhe ta shohim personin tjetër si dikush më pak se ne, dhe që nuk ka nevojë për ndihmë. Mos e privoni veten tuaj nga të qenit i njerëzishëm me ata që i keni pranë. Sapo ti shikoni njerëzit me ndjenja dhe me emocione, do të jeni më në gjendje të ndihmoni, dhe mund të ndodhë që ajo ngjarje tua ndryshojë jetën atyre përgjithmonë.
Keni ndonjë koment?
Do të donim të dëgjonim çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgojeni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: Mendësia e jashtme nga Instituti Arbinger
Mendësia e jashtme (2016) shpjegon se si ndryshimi i këndvështrimit tuaj mund ta transformojë botën. Këto vpulsime diskutojnë se si fokusimi në nevojat personale errëson nevojat e të tjerëve dhe se si, duke identifikuar qëllimet kolektive, njerëzit mund të bëjnë ndryshime të fuqishme kolektive në shoqëri.