3 C
Pristina
spot_img

Meta po ndërton një rrjet social rival të Twitter

Date:

Share:

Meta ka zbuluar planet e saj tek stafi i kompanisë për një rrjet social i bazuar në tekst i cili do të konkurrojë me Twitter raportoi BBC.

Përdoruesit mund të ndjekin llogaritë që ndjekin në Instagram dhe mund të sjellë në platformat e Meta ndjekës nga platformat e decentralizuara si Mastodon.

Një përfaqësues i kompanisë i tha BBC se platforma ishte në zhvillim. “Jemi duke eksploruar ndërtimin e një rrjeti social të decentralizuar për të ndarë përditësime me tekst,” tha ai.

“Besojmë se ekzistojnë mundësi për një hapësirë më vete ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësime rreth interesave të tyre.”

Shefi i produktit Chris Cox tha se kishte filluar kodimi i saj. Disa imazhe janë publikuar online por edhe ndarë brenda kompanisë me punonjësit për të dhënë një ide sesi aplikacioni mund të ngjajë.

Burime brenda kompanisë i kanë thënë BBC-së se këto imazhe të publikuara janë të vërteta dhe ndërfaqja e platformës së re do të jetë e ngjashme me Twitter.

Rrjeti social i bazuar në tekst, i cili ka një emër të koduar P92, mund të shndërrohet në një rival më të madh të Twitter-it të Elon Musk krahasuar me BlueSky ose Mastodon.

Edhe pse të dy kanë tërhequr përdorues të pakënaqur të Twitter, fillimi nga e para për ndërtimin e një rrjeti social dhe komuniteti është e vështirë.

Megjithatë shfrytëzimi i popullaritetit të Instagram me afro 2 miliardë përdorues, që lë në hije 300 milionë përdoruesit e Twitter, mund të provojë një aset i madh për planet e Meta.

Edhe sikur vetëm 25 përqind e përdoruesve të Instagram të fillonin përdorimin e P92, automatikisht do të ishte më i madh se rivali më i vjetër.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img