1.1 C
Pristina
spot_img

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mori pjesë në Programin kundër kartëmonedhave dhe monedhave euro të falsifikuara

Date:

Share:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mori pjesë në programin e trajnimit për institucionet e Republikës së Kosovës që merren me luftën kundër parave të falsifikuara, me theks të veçantë për kartëmonedhat dhe monedhat euro i cili u organizua më 20 dhe 21 shtator 2023, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në partneritet me Qendrën Evropiane për Teknike dhe Shkencë (ETSC), në kuadër të Zyrës për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian (ECFIN), Bankës Qendrore Evropiane (ECB), dhe Qendrës Evropiane të Krimit Financiar dhe Ekonomik (EFECC), në kuadër të EUROPOL-it.

Në këtë trajnim teknik, përveç Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, morën pjesë përfaqësues të stafit të pothuajse të gjitha institucioneve që merren me luftën kundër parave të falsifikuara në Republikën e Kosovës, si Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës dhe Njësia për Inteligjencë Financiare.

Gjatë këtij programi dy ditor ekspertë nga institucionet ndërkombëtare të lartpërmendura prezantuan tiparet e sigurisë së kartëmonedhave dhe monedhave euro si dhe aspektet e luftës kundër parave të falsifikuara duke përfshirë këtu edhe parimet e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe teknikave hetimore për të luftuar falsifikimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara në Eurozonë dhe në vendet e tjera.

Trajnimi si synim kryesor kishte krijimin e lidhjeve të ngushta ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre të Bashkimit Evropian për të trajtuar dhe luftuar më mirë humbjet financiare dhe krimet ekonomike që ndikojnë në ekonominë e Republikës së Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar thellësisht për të mbështetur të gjitha aktivitetet dhe luftën kundër parave të falsifikuara, si dhe bën thirrje për kujdes të shtuar në verifikimin e parave të gatshme, reduktimin e përdorimit të tyre duke favorizuar instrumentet elektronike të pagesave.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img