-0.8 C
Pristina
spot_img

Qeveria ndane 1.1 milion euro per kompensimin e dëmeve në bujqësi

Date:

Share:

Me qëllim të kompensimit të dëmeve në bujqësi, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.1 milionë euro për 14 komuna duke përfshirë 386 fermerë përfitues.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në arsyetimin e vendimit ka thënë se ky kompensim ka vlerën e njëjtë të përqindjes.

“Ministria e Bujqësisë propozon për miratim vendimin për mbështetjen financiare për kompensim nga fatkeqësia natyrore për komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë”, tha Peci.

“Vlera monetare e kompensimit do të jetë 1 milionë e 123 mijë e 635 euro. Ky kompensim ka vlerën e njëjtë të përqindjes e kompensimit, pra 82 për qind të vlerës totale”, ka përfunduar ai.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img