Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Jeto në Pesë Shqisat
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Hapini shqisat tuaja.
Çfarë raporti keni me trupin tuaj?
Shumë njerëz janë kujdestarë të rregullt ndaj trupave të tyre-ata mundohen ta mbajnë veten të rregullt. Por çfarë nëse në vend se të ndërroni turne sikur një kujdestar ankues i trupit tuaj, të mund ta përjetonit atë si një tempull, dhe veten ta ndjeni si një adhurues i mahnitshëm.
Eshtë e mundur ta sillni këtë ndryshim radikal në raportin tuaj me vetëveten. Dhe çelësi-apo ndoshta më mirë të themi-pesë çelësat-qëndrojnë në atë si të mësoni ti zgjoni dhe të lidheni me shqisat tuaja.
A jeni gati të niseni në një proces të thellë dhe argëtues të rilidhjes me veten tuaj dhe aftësitë tuaja shqisore të panumërta?
Atëherë le të fillojmë.
Ideja kyçe 1
Mos vështro-por shiko!
Artisti Andy Warhol njëherë pati thënë: ‘’Askush asnjëherë nuk shikon asgjë. Është shumë e vështirë.’’
Tani, instikti juaj i parë ju thotë të mos pajtoheni me Warhol. Prit Andy, mund të mendoni, jam duke shikuar një banane apo një lugë çaji apo-shtoni çfarëdo që po shikoni këtu-menjëherë. Por a jeni më të vërtetë duke parë?A po i kushtoni vëmendje pikave ngjyrë kafe dhe vijave të spërkatura në lëkurën e verdhë të bananes? Apo reflektimi i turbullt konveks në tasin e argjendtë të lugës së çajit?
Shumica prej nesh e përdorim shikimin tonë në mënyrë utilitare shumicën e kohës-e përdorim atë për të negociuar vijat në trafik, kur përshendesim mes një turme, apo kur e kontrollojmë një supermarket për qumësht dhe vezë. Ne mund të fokusohemi aq shumë në objektivin tonë pamor saqë nuk e vërejmë atë që është befasuese dhe e papritur-si tjetër nuk e vërejtën producentët e Loja e Froneve filgjanin famëkeq të Starbaksit mbi tavolinë në një nga skenat përfundimtare të dramës?
Fatmirësisht, mund të mësoni të shikoni-vërtetë të shikoni-në vend se të kënaqeni vetëm duke vështruar. Ja ku i kemi disa nga ushtrimet që e mprehin shqisën tuaj të shikimit.
Shikoni ngultas në fytyrën e dikujt që e njihni mirë. Gjithçka që shihni realisht filtrihet nga sytë tuaj dhe truri juaj para se ta regjistroni atë. Truri juaj kalon një sasi të pabarabartë të fuqisë procesuese në fytyrat e njerëzve të tjerë. Kjo sepse fytyrat jane burim i informatave te dobishme. Vërejeni shprehjen e fytyrës së një personi-rrethin e vetullave të tij, formën e gojës së tij. Çfarë ju thotë ajo?
Vërejeni ngjyrën. A e dini se gjuhët e ndryshme i etiketojnë ngjyrat ndryshe? Për shembull, folësit e Pirahes në Amazonën Braziliane i përdorin vetëm fjalët ‘’çelët’’ dhe ‘’e mbyllët’’ për ti përshkruar ngjyrat, përderisa në Rusisht egzistojnë dy fjalë të ndryshme për ngjyrën e kaltër të çelët dhe të kaltrën të mbyllët. Cilat njgyra ju flasin ju dhe si do ti përshkruanit ato? E përhimta e kërpudhës? Ngjyra e bretkosës? E verdha e harqeve të McDonaldit?
Bëjeni qëlllim ta shikoni një gjë të njëjtë dy herë-apo më shumë! Zgjedheni një pamje të parapëlqyer-pamjen nga një dritare e caktuar, në një kohe të caktuar të ditës, për shembull-dhe shikojeni atë përsëri e përsëri. Çfarë është ajo që mbetet njësoj? Çfarë ndryshon?
Së fundi, ndoshta ka diçka që dëshironi të kaloni më pak kohë duke e parë. Mund të jetë duke pushuar në xhep ose ulur pranë jush në tavolinë tani. Kjo është e drejtë, unë po flas për telefonin tuaj celular. Është projektuar posaçërisht për të qenë tërheqës vizualisht. Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë për t’u ulur. Nëse e ndryshoni në shkallë gri, së shpejti do të zbuloni se shpenzoni shumë më pak kohë duke shikuar poshtë një ekran të vogël – duke ju lënë më shumë kohë për të përjetuar magjinë e shikimit përreth.
Ideja kyçe 2
Të dëgjosh është magjike
Sikur me të gjitha shqisat e tjera, ka një sqarim shkencor logjik të përsosur për atë se si dhe pse funksionon shqisa juaj e dëgjimit. Fillimisht, bota është e mbushur me vibrime. Këto vibrime zgjidhen nga veshi juaj, bazuar në frekuencën dhe intensitetin, pastaj të filtruara përmes veshit tuaj të jashtëm, të mesëm, dhe veshit tuaj të brendshëm, derisa të transmetohen në trurin tuaj kur regjistrohen si tinguj.
Por vetëm mendoni për kaleidoskopin e mënyrave se si i përjetoni këto vibrime: një simfoni nga Mozart, e qeshura e një fëmije, kënga e një balene. Magjike, apo jo?
Për më tepër, ndërkohë që dëgjimi ka qenë vendimtar për mbijetesën dhe evolucionin e njeriut – është gjithmonë e dobishme të dëgjosh një elefant duke u ngjitur fshehurazi pas teje – hulumtimet tregojnë se njerëzve gjithashtu u pëlqente të dëgjonin për kënaqësi pothuajse shumë që kur zvarriteshin nga supa e tyre e parë. Muzika nuk është thelbësore për evolucionin njerëzor ose për mbijetesën e vazhdueshme si specie, megjithatë çdo popull në Tokë, në çdo moment të historisë, ka krijuar formën e tij të muzikës.
Në fakt, nëse doni ta zhvilloni shqisën tuaj të dëgjimit, muzika është një pikë mjaft e mirë intuitive-në fund të fundit, shumica e njerëzve mund të emërojnë një mori këngësh dhe muzikantësh që ju pëlqejnë, edhe nëse nuk e quajnë vetëveten audiofile. Ideja është kjo: krijoni një listë këngësh që funksionojnë si ilaq për ju: këngët që ju disponojnë, që ju relaksojnë, dhe që ju bëjnë të mos ndiheni të vetmuar. Përpiloni këtë farmaci pa marrë parasysh shijen apo modën – këto këngë janë vetëm për ju.
Merrni pjesë në koncerte kur mundeni, qofshin ato në stadium apo Jazz në park. Inkuadrohu në një radio stacion të panjohur, ose zgjidh një zhanërr të cilin nuk e njeh sikur bluegrass apo acid house, dhe kaloni një pasdite duke u njohur me të. Lërini këto eksplorime auditore t ju nxisin çdoherë e më shumë në Aventura eksperimentale të dëgjimit, sikurse tingulli i banjos. Paralelisht, dëgjoni tinguj të vegjël, të nënvlerësuar: sikur zhurma e një aspirine ose gjëmimi i trafikut.
Mos i dëgjoni vetëm tingujt-dëgjojeni edhe heshtjen poashtu. Shumë njerëz jetojnë në ambiente kur janë të rrethuar nga zhurma. Të qenit vigjilent ndaj tingujve ju bën më vigjilent ndaj magjisë së heshtjes. Shijojeni heshtjen kur hasni në të, dhe mundohuni ta kërkoni atë. Rezistojini dëshirës së flaktë për ti vënë dëgjueset dhe për ta lëshuar podkastin. Heshtja, siq do ta kuptoni së shpejti, është rifreskuese dhe rimbushëse. Ajo nuk ofron vetëm një pushim nga tingulli; ajo është një hapësire ku mund të jeni vetëm me mendimet tuaja dhe një derë përmes së cilës hyjnë idetë e reja. Thënia thotë se heshtja është e artë, por e vërteta është se heshtja është shumë më e rrallë dhe komoditeti më i çmuar.
Ideja kyqe 3
Ndalo dhe merrju erë trëndafilave
Provoni të hani një pelte luleshtrydhe ndërsa jeni duke mbajtur hundën dhe do të habiteni se sa pak nga shija e luleshtrydhes shijoni në të vërtetë. Shijet në gjuhën tuaj regjistrojnë vetëm grupet kryesore të shijes, si ato të tharta ose të hidhura. Me hundën të mbyllur, gjithçka që merrni nga shija e asaj pelte është një dozë e madhe “e ëmbël”. Por provoni sërish me hundën të shkëputur dhe do të shijoni çdo aspekt të shijes së kuqe, të lëngshme dhe të sheqerosur të luleshtrydhes. Dhe kjo është ajo që bën shqisa juaj e nuhatjes – është një ndjenjë që sjell gjithçka të gjallë dhe në fokus më të mprehtë.
Për njerëzit Onge të Ishujve Andaman, aroma është një pjesë kaq integrale e jetës, saqë ata e strukturojnë kalendarin e tyre rreth asaj që aromat mbizotërojnë në ishuj në periudha të ndryshme. Në kulturat e tjera, aroma është më shumë një mendim i mëvonshëm. Por nuk duhet të jetë! Këtu janë disa detyra që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni shqisën tuaj të nuhatjes.
Edukojeni hundën tuaj. Gjejeni kohën për ti shijuar notat e një parfumi, identifikojeni aromën e një sapuni duarsh, merrni erë thellë buqetës dhe verës suaj të mbrëmjes, apo filgjanit të kafesë së mëngjesit. Për t’i ngritur gjërat në një nivel, provoni një orë mësimi për vlerësimin e verës ose një kurs parfumerie. Një opsion i përshtatshëm buxhetor është të merrni disa mallra shtëpiake – erëza, tualetin, erëza – dhe të kryeni një test nuhatjeje me sy të lidhur me një mik. Sa erëra mund të identifikoni?
Ndonëse mund të jeni shumë specifikë rreth zbukurimeve të hapësirave tuaja, kur janë në pyetje dimensionet shqisore, sikurse aroma, me siguri jeni shumë më pasivë. Formësojeni aromën e shtëpisë tuaj për tu kënaqur me qirinjtë aromatikë, bimët dhe lulet e sapo këputura, dhe aromat e bukura të toaletit. Largojini aromat që nuk i pëlqeni- soda e bukës bën mrekulli në këpucët me erë të keqe dhe dollapët e kuzhinës. Dhe nëse i urreni aromat artificiale, kaloni në produkte shtëpiake dhe pastrues pa aromë.
Gjeni nënshkrimin tuaj. Ndihuni nëpër një dyqan parfumesh, duke u përpjekur të përcaktoni se cila familje e parfumeve ndihet më shumë si “ju”. Vishni atë çdo ditë dhe së shpejti do të krijoni lidhje rreth asaj parfume – një aromë e vërtetë e firmës mund të lidhet pazgjidhshmërisht me historinë e jetës suaj. Andy Warhol mbante të njëjtin parfum çdo ditë gjatë një periudhe tre mujore. Pas tre muajsh, ai do të kalonte në një parfum tjetër. Më vonë, kur donte të ngjallte kujtime të ndonjë periudhe të caktuar të jetës së tij, i duhej vetëm të nuhaste parfumin që mbante në atë kohë.
Ankorojeni veten në të tashmen. Era është kalimtare. Ju nuk mund ta grumbulloni atë dhe ta ruani për më vonë. Përmbysja e natyrës së tij kalimtare do të thotë se mund t’ju lidhë me momentin e tanishëm ndoshta në mënyrë më efektive se çdo shqisë tjetër. Kur doni të ndiheni të ankoruar në momentin ku jeni, merrni një nuhatje të thellë dhe vlerësuese – nuk ka rrugë të shkurtër më të shpejtë për të vendosur veten këtu dhe tani.
Ideja kyçe 4
Kënaqësia është qështje shije
‘’Më tregoni çfarë hani’’, thotë kritiku legjendar i shekullit të nëntëmbëdhjetë jean Brillat-Savarin, ‘’dhe ju tregoj se çfarë jeni.’’
Pra çfarë jeni ju?
A jeni i rafinuar, i përpiktë, bujar, apo modest? A do të mund të ishit më aventurierë? Më i prapambetur? Më i dallueshëm?
Zgjerojini numrin e gjërave që i hani, dhe do të zgjeroheni në atë që jeni. Mësoni ti vlerësoni edhe ushqimet me të zakonshme dhe kështu do ta thelloni vlerësimin ndaj kënaqësive të thjeshta jetësore.
Shiqsa e shijes funksionon në simfoni me të gjitha shiqsat tjera tuaja. Era i shton dimension grupeve të shijes që zbulojnë sythat tuaj të shijes. Pamja e një pjate me ushqim mund ta bëjë atë të duket pak a shumë e shijshme. Thithja e patateve të kripura ose kokoshkat që po përgatiten mund të jenë të mjaftueshme për t’ju lagur gojën. Dhe ndjesia e ushqimit në gojën tuaj – nëse është një shkumë çokollate e mëndafshtë apo një shkop i freskët selino – ka një ndikim të madh në kënaqësinë tuaj të përgjithshme prej tij.
Kështuqë ndërtimi i shqisës tuaj të shijimit është një ushtrim për ndërtimin e të gjitha shqisave tuaja, poashtu. Ja ku janë disa ushtrime të lehta për ta zgjeruar shijen tuaj të shijimit:
Së pari, gjejeni magjinë në të zakonshmen. Ndonëse shijet dhe tabutë dallojnë nga një kuzhinë e një kulture në tjetrën, domatoja është pothuajse univerzalisht e dashur dhe e vlerësuar për shijen e saj të thartë, të freskët herbale. Dhe keqapi është një nga erëzat më të dashura në botë.
Shishja e ketchup-it Heinz që me siguri e keni në kuzhinën tuaj është në fakt një nga krijimet më komplekse të kuzhinës që mund të shijoni. Në fakt arrin të godasë të pesë grupet kryesore të shijes: e hidhur, e kripur, e ëmbël, e thartë dhe umami. Pse nuk provoni të shijoni një lugë ketchup, duke i kushtuar vërtet vëmendje profilit të shijes? Kjo erëz e përditshme është në fakt tepër e pasur me shije dhe aromë. Të mësoni të vlerësoni vërtet edhe shijet e zakonshme do të hapë një botë të re shijesh për ju.
E dyta, provoni diçka të re. Nuk keni nevojë të udhëtoni për të krahasuar pjatat dhe përbërësit e zakonshëm-ndonëse sigurisht që mundeni! Kërkoni një restaurant që shërben ushqime nga një kulturë ushqimin e së cilës nuk e keni provuar asnjëherë më parë, apo një supermarket që prodhon stoqet dhe përbërësit nga një kuzhinë e re për ju. Pyesni shërbyesin ose arkëtarin për rekomandimet e tyre – ose jini spontan! Zgjidhni një pjatë që ju flet ose një produkt që ju bie në sy.
Dhe e treta, bëhuni specifikë. Nuk mjafton të thoni ‘’e dua djathin.’’ Ka lloje të panumërta djathërash që mund ti provoni. Blini një përzgjedhje, më pas shijoni me kujdes rrugën tuaj – do të thoni, “Unë e dua një Gruyère të vjetër, por djathi i dhisë mund të jetë shumë i mprehtë për shijen time” brenda një kohe të shkurtër.
Ideja kyçe 5
Përqendrohuni përmes prekjes.
Ju shihni me sy, dëgjoni me veshë, merrni erë me hundë dhe shijoni me gjuhë-por ju prekni me tërë trupin tuaj. Prekja regjistrohet përmes organit të quajtur lëkurë, e cila e mbulon gjithë trupin tuaj.
Preja literalisht, ju ofron me të tjerët. Dhe kjo dëshirë për afërsi duket të jetë e lindur tek pothuajse çdo njeri. Studimet tregojnë se bebet që përjetojnë kontakt të drejtëpërdrejtë të lëkurës me kujdestarët e tyre të parë, fitojnë peshë më shpejtë, flenë më shumë, dhe qajnë më pak. Të rriturit poashtu kanë dobi nga prekja. Të prekesh nga dikush ka treguar se ulë tensionin e gjakut, e përmirëson gjumin, dhe e shtyen trupin ti lirojë larguesit natyralë të dhimbjes. Format e pranuara socialisht të prekjes-sikurse shtrëngimi i dorës mes kolegëve të rinjë, apo një përqafim mes shokësh-mund të krijojë ndjenja të besimit dhe vlerësimit.
Prekja është mjet potencial emocional dhe social. Pra ja ku janë disa nga ushtrimet që ju ndihmojnë ta shfrytëzoni fuqinë e saj.
Le të fillojmë me prekjen që krijon rehati. Prekja mund të jetë stimuluese-mund të ju nixt apo të ju bëjë vigjilent.Por ajo poashtu mund të jetë qetësuese dhe përforcuese. Fëmijët e vegjël rehatohen nga prekja e lojërave të tyre të preferuara apo nga qarqafët e tyre.
Ju mund të keni tejkaluar boshllëkun tuaj, por prapë mund të aktivizoni vetitë qetësuese të prekjes në situata stresuese. Pyeteni veten se çfarë lloj mbështetëseje mund të përdorni për ta ndihmuar veten të ndiheni i përqendruar: mbase mund të mbani një tastierë gjatë një prezantimi të rëndësishëm, ose të mbani një filxhan kafeje në duar për të shuar nervozizmin në takimin e parë.
Apo pse të mos bëni një zhytje? Zhytja në ujë është një mënyrë e thjeshtë për të përfshirë ndjenjën tuaj të prekjes nga koka te këmbët. Dhe ndërkohë që mund të zgjidhni një rezervuar flotacioni ose një banjë ditore, banjo juaj e thjeshtë ka gjithçka që ju nevojitet për një përvojë prekëse freskuese. Pavarësisht nëse preferoni të bëni dush apo të laheni, lini pak kohë për të regjistruar ngadalë, me kujdes ndjesinë e ujit teksa mbështjell lëkurën tuaj dhe zgjon shqisat tuaja.
Më pas, ju mund të hakoni trurin tuaj përmes njohjes së mishëruar. Prekja nuk është vetëm një sens, është një superfuqi. Keni dëgjuar ndonjëherë për njohjen e mishëruar? Është ideja që përvojat fizike të trupit tuaj mund të formojnë dhe përmirësojnë të menduarit tuaj. Kjo është arsyeja pse ju mund të mos jeni në gjendje ta ndani verbalisht recetën tuaj të bolognese me dikë, por pasi të jeni në kuzhinë i rrethuar nga përbërës dhe vegla, çdo herë rezulton një salcë e përsosur. Mendoni se si mund të rrisni prekshmërinë e punës suaj intelektuale – mund të shkruani shënime me dorë të gjatë me një stilolaps mjaft të fortë, ose të mësoni përmendësh një sekuencë faktesh të rëndësishme në kohë me një rrjedhë joga.
Kjo këshillë e fundit është e thjeshtë por e fuqishme: gjeni një hajmali. Gjeni një objekt mjaft të vogël për t’u futur në xhepin tuaj. Mund të ketë vlerë sentimentale; përmasat ose struktura e tij mund të jenë të këndshme për majat e gishtave tuaj; thjesht mund të ndezë gëzim. Mbajeni këtë hajmali në veten tuaj dhe sa herë që ndiheni të mbingarkuar ose të shkëputur nga trupi juaj, aktivizoni fuqinë përqendruese të prekjes thjesht duke kaluar gishtat mbi këtë objekt të veçantë.
Përmbledhja Përfundimtare
Kur e lironi fuqinë e shqisave tuaja, ju e zbuloni një jetë shumë më të pasur, më të vetëdijshme. Qoftë shijimi i kafes suaj të mëngjesit, vërejtja e e shenjave të rrjetes së merimangës mbi tavan, ose gjetja e harmonisë në zhurmën e takëmeve në kafenenë tuaj lokale, sa herë që ndaloni për t’u përqendruar në shqisat, i afroheni më shumë kapjes së bukurisë së pafund të botës përreth jush.