Rastet e falsifikimit të parave në Kosovë, janë shtuar viteve të fundit.
Së fundmi në rast i tillë është raportuar që ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Policia ka njoftuar se një person ka deponuar në bankë 1675 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
“Është raportuar se nga klient janë deponuar 1675 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.