Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Strategjisti i Ri
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si të bëheni strategjist në praktikë, jo vetëm në teori.
Çfarë prisni nga liderët e biznesit në botën e sotme? Njohuri financiare, aftësi të përpunimit të të dhënave, njohuri marketing, talent organizimi…The lista vazhdon. Por të gjitha këto aftësi biznesore së bashku nuk do të ju qojnë larg pa një që i lidh të gjitha në një: lidershipi strategjist.
Në ambientin tonë biznesor shpërthyes, liderët hasin ndryshime të mëdha të vazhdueshme. Teknologjitë e reja dhe ndryshimet e reja globale sikurse ndryshimi klimatik të gjitha e kanë bërë planifikimin dhe vendimarrjen me të komplikuar. Dhe ky rregull i ri botëror sjell mundësi të reja për kompanitë dhe për ata që i udhëheqin ato.
Ja pse na duhet strategjisti i ri. Kushdo që dëshiron ta drejtojë një organizatë drejt suksesit, ka nevojë për aftësinë që të zhvillojmë dhe zbatojë strategji që i përshtaten kushteve të ndryshueshme. Në këto pulsime do të mësoni se çfarë bëjnë strategjistët profesionistë, cfarë kompetencash ju nevojiten ti kenë, dhe çfarë mjetesh përdorin për ta drejtuar punën e tyre. Do ti zbuloni përgjegjësitë që ata kanë dhe zgjidhjet praktike që mund ti zbatojnë në rrugëtimin e tyre për tu bërë lideri strategjik për të cilin ka nevojë çdo kompani.
Do ta kuptoni poashtu:
- Pse rritja e fitimit më nuk është qëllimi i vetëm i një biznesi;
- si dallon një këshilltar nga një specialist kur është në pyetje strategjia; dhe
- çfarë kanë të përbashkët një strategjist dhe një arkitekt.
Ideja kyçe 1
Në botën e sotme, strategjistët duhet ti konsiderojnë vlerat dhe kuptimet, jo vetëm fitimin.
Nëse do ta pyesnit drejtorin e Nippon Telegraph and telephone-kompaninë më të madhe në botë në vitin 1990-se cili ishte qëllimi i saj, përgjigja që do ta dëgjonit me siguri do të ishte fitimi. Çfarë tjetër do të mund të ishte pos kësaj?
Në ditët e sotme, kompanitë sikur Apple dhe Google janë në maje. Dhe vlera e kombinuar e top 3-shit në vitin 2018 ishte aktualisht tetë herë më e lartë se në vitin 1990. Por për emrat e ri të mëdhenjë, suksesi është më shumë sesa përfitimi financiar.
Mesazhi kyç këtu është: Në botën e ditëve të sotme, strategjistët duhet ti konsiderojnë vlerat dhe kuptimin, jo vetëm fitimin.
Rritja e fitimit vetëm, më nuk bën punë. Njerëzit presin jashtëzakonisht përgjegjësi sociale nga kompanitë. Dhe strategjia duhet ta reflektojë atë gjë.
Kështuqë para se të hyjmë në veqantitë e biznesit, gjëja e parë që duhet ta konsiderojmë është filozofia e ndërlidhur-e cila në botën e sotme duhet të jetë një filozofi humanitare. Kjo nënkupton që duhet të filllojë nga ideja që qëllimi i kompanive është t’ju shërbejnë njerëzve.
Kjo për shkak se askush më nuk beson se pasuria materiale vetëm mund të na motivojë. Si njerëz, të gjithë kemi një dëshirë për dinjitet dhe barazi, dhe presim që mjedisi ku punojmë ta reflektojë atë dëshirë. Ne duam që kompanitë të na ofrojnë jo vetëm gjëra të bukura, por kuptim dhe vizion për të ardhmen poashtu.
Merri për shembull kompanitë si Google apo lego. Ajo që i bën ato të suksesshme nuk janë vetëm dizajni i brendshëm me ngjyra apo arkitektura tërheqëse. Dallimi është në shpirt. Njerëzit që punojnë aty ndihen të përmbushur nga punët që bëjnë; ato i bëjnë ata të ndihen si pjesë e diçkaje më të madhe-dhe madje që janë duke e bërë botën një vend më të mirë.
Ajo dëshirë për kuptim nuk mund të shmanget.
Dhe për strategët, do të thotë optimizimi i përfitimit të krijuar nga kompania në përputhje me këto vlera. Si mund të ndodhë kjo?
Epo, një hap i parë i dobishëm është të qartësoni qëllimin e kompanisë në terma konkretë. Për të ndihmuar me këtë, strategu mund të pyesë: kujt i përgjigjet kompania dhe çfarë përfitimi duam të krijojmë për ta?
Dhe një mënyrë e mirë për të strukturuar përgjigjen është aplikimi i qasjes së menaxhimit të palëve të interesuara. Ideja prapa saj është që kompanitë duhet të udhëhiqen në përputhje me interesat e palëve të tyre të interesuara.
Kush janë palët tuaja të interesit?
Ata janë njerëzit ose grupet që marrin diçka nga kompania dhe që ndikojnë atë në këmbim. Lista vazhdon nga të dukshmet si pronarët dhe klientët te punonjësit dhe furnitorët dhe madje edhe te shoqëria në tërësi. Pyetja për strategun është se si mund të prioritizohen këto grupe.
Ideja kyçe 2
Një strategji e unifikuar korporate është qelësi për një biznes të qëndrueshëm.
Në kompanitë moderne, njerëzit në të gjitha llojet e pozicioneve kanë përgjegjësi strategjike. Nuk është vetëm CEO; ka edhe anëtarë të bordit, njerëz që janë pjesë e ekipit ekzekutiv, zyrtarë kryesorë të financave, zyrtarë kryesorë të teknologjisë, për të mos përmendur vetë strategët.
Një përhapje më e gjerë e përgjegjësisë është një gjë e mirë. Megjithatë, problemi vjen kur strategjia e përgjithshme e korporatës nuk bëhet asgjë më shumë se një shumë e pjesëve të saj.
Kjo thjesht nuk mjafton.
Mesazhi kyç këtu është: një strategji e unifikuar korporate është çelësi i një biznesi të qëndrueshëm.
Por vetëm çfarë është strategjia e korporatës?
Epo, në botën e menagjmentit strategjik egzistojnë dy lloje strategjishë. Në njërën anë, egziston strategjia e biznesit-e cila përbëhet nga strategjitë specifike biznesore. Ato merren me qështjet se si kompania do të garojë-dhe të gjitha gjërat që i duhet asaj ti bëjë në fushën e saj të caktuar biznesore që të jetë e suksesshme. Dhe në anën tjetër, egziston strategjia e korporatës-strategjia gjithëpërfshirëse që e udhëzon kompaninë në tërësi.
Strategjia e korporatës nuk ka të bëjë vetëm me atë se si ta udhëhiqni një biznes-ajo i përgjigjet pyetjes se ku duhet të garojë kompania. Me fjalë të tjera, ajo shikon në fushat e biznesit ku kompania duhet të veprojë në të ardhmen për ta rritur suksesin e saj. Ajo e përcakton se si kompania do të krijojë vlerë të shtuar.
Kur bëhet fjalë për nivelin më të lartë, puna më e rëndësishme e strategjisë është zhvillimi i një strategjie të korporatës. Dhe kjo ka të bëjë me zhvillimin e një strategjie të fokusuar nga jashtë. Do të thotë të përgjigjesh dhe të përshtatesh me ndryshimet në mjedisin social dhe ekonomik.
Dhe t’u përgjigjesh atyre do të thotë jo vetëm të njohësh dhe të ndjekësh trendet, por edhe të dish se ato nuk zgjasin përgjithmonë. Në fakt, sa më gjatë të ketë ekzistuar një trend, aq më shumë ka të ngjarë të marrë fund dhe të krijohen mundësi të reja bazuar në të kundërtën. Për shembull, tendenca drejt dixhitalizimit tashmë po zëvendësohet nga e kundërta e saj, me gjigantët e tregtisë elektronike si Amazon dhe Zalando që hapin dyqanet e tyre me tulla dhe llaç.
Por nuk përfundon me tendencat. Strategjia e korporatës ka të bëjë gjithashtu me zhvillimin e një koncepti holistik të biznesit – diçka që mban së bashku pjesët e ndryshme të një kompanie dhe ofron drejtim për zhvillimin në të ardhmen. Për shembull, prodhuesit e makinave kanë filluar ta paraqesin veten si ofrues të lëvizshmërisë në vend që të shesin vetëm makina.
Dhe pasi gjithçka të jetë e qartë në nivelin më të lartë, detyra është të bashkojë strukturën organizative dhe sistemet e menaxhimit për të mbështetur strategjinë e korporatës. Në këtë mënyrë, gjithçka mund të jetë konsistente dhe biznesi një makinë e lyer mirë që punon për një qëllim të përbashkët bazuar në një vizion koherent të së ardhmes.
Ideja kyqe 3
Zyrtari kryesor i strategjisë duhet të jetë një shtytës aktiv i zhvillimit strategjik të biznesit.
Tani që e kuptoni rëndësinë e strategjisë, mund te pyesni veten se kush është ai person që mund ta udhëheqë gjithë atë punë. Dhe derisa shumë njerëz brenda kompanisë mund të bëjnë strategji në mënyra të llojllojta, ndonjëherë edhe pa e kuptuar, egziston një rol që e bën këtë punë me orar të plotë: zyrtari kryesor i strategjisë.
Mund të tingëllojë pak mistike, por nëse bëhet si duhet, zyrtari kryesor i strategjisë e ka potencialin për ta përshpejtuar ndryshimin në një kompani.
Mesazhi kyç këtu është: Zyrtari kryesor i strategjisë duhet të jetë një shtytës aktiv i zhvillimit strategjik të biznesit.
Pra kush janë zyrtarët kryesorë të strategjisë, dhe çfarë bëjnë ata saktësisht?
Epo, gama e aktiviteteve që bën një OSHC tipike është në fakt shumë e larmishme. Nuk është çudi, krijimi i një strategjie dhe mbështetja e zbatimit të saj janë në krye të listës. Dhe kjo mund të përfshijë çdo gjë, nga bërja e ndryshimeve rrënjësore për shkak të rrethanave të reja të biznesit deri te analizat e konkurrencës dhe tregut dhe vendosja e iniciativave të reja. Por OSHC-të bëjnë gjithashtu gjëra të tilla si zhvillimi i portofolit të biznesit dhe bashkimet dhe blerjet në krye. Dhe ata mbështesin CEO-n në formësimin e drejtimit të përgjithshëm të kompanisë.
Për më tepër, OSHC-të kanë një rol vendimtar për të luajtur si kujdestarë të filozofisë dhe vlerave të kompanisë – ato mund të jenë ato që sigurohen që udhëheqja të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe duke pasur parasysh përfitimin afatgjatë të kompanisë.
Dhe lajmi i mirë është se nuk ka asnjë mënyrë të vetme të duhur për t’i bërë të gjitha këto gjëra. Në fakt, studiuesit kanë identifikuar katër lloje kryesore të OShC-ve, të cilët të gjithë mund të arrijnë gjëra të mëdha në këtë rol. Ai që funksionon më mirë për kompaninë tuaj varet nga konteksti.
Kush janë ata?
Së pari, është këshilltari. Këshilltari është veqanarisht i mirë në formulimin e strategjisë dhe garues analize. Ai ka aftësi të mrekullueshme të komunikimit dhe shkëlqen në udhëheqjen e një ekipi të vogël strategjik.
Pastaj është specialist. Specialistët, sikurse tregon edhe emri, shpesh kanë njohuri eksperte dhe vite përvojë në fushat e financës dhe marketingut, dhe ata punojnë më së miri si bordi zanor për CEO dhe ekipin menaxhues.
Më pas në listë është trajneri, i cili është gjeneralist dhe ka njohuri gjithëpërfshirëse në menaxhim. Një person i tillë do të ishte i shkëlqyeshëm në menaxhimin e iniciativave strategjike që synojnë transformimin e kompanisë.
Dhe së fundi, është zbatuesi. Ata shpesh kanë aftësi të mëdha politike dhe negociuese dhe priren të komunikojnë më së shumti, në të gjitha nivelet e kompanisë. Zbatuesit janë të shkëlqyer në udhëheqjen e departamenteve të mëdha.
Ideja kyçe 4
Departamenti i strategjisë duhet të jetë një qendër e punës strategjike brenda kompanisë.
Në ditët e sotme shumica e kompanive e njohin rëndësinë e strategjisë që një biznes të funksionojë mirë, dhe shumica kanë një department dedikuar strategjisë. I juaji me siguri e ka një poashtu.
Por çfarë bën ai, dhe si e dini që është efektiv?
Përcaktimi i diçkaje aq të paprekshme sa suksesi strategjik mund të jetë i ndërlikuar. Nuk është çështje numrash si marzhet e fitimit. Dhe palë të ndryshme të interesuara mund të kenë pikëpamje të ndryshme se si duket një strategji e suksesshme. Kjo është arsyeja pse është një ide e mirë që të keni disa parime bazë për një departament efektiv strategjie.
Mesazhi kyç këtu është: Departamenti i strategjisë duhet të jetë një qendër pune strategjike brenda kompanisë.
Si fillim, roli më i rëndësishëm i një strategu është koordinimi i të gjitha aktiviteteve strategjike në kompani. Në fund të fundit, puna strategjike bëhet çdokund nëpër kompani, dhe vështirësia mund të shihet në atë se si gjithçka është e lidhur mes vete. Nëse departamenti i strategjisë e izolon veten nga gjithë aktiviteti, atëherë ai e humb ndikimin. Dhe krijon një ndjenjë se është mbyllur pas dyerve të mbyllura në seli, duke bërë gjëra misterioze që askush nuk mund t’i kuptojë. Në vend të kësaj, është më mirë t’i mbani gjërat transparente. Në këtë mënyrë e gjithë kompania mund të përfitojë.
Në këtë pikë, me siguri keni pyetur veten se si mund të arrihet gjithë ajo transparencë dhe lidhje.
Fatmirësisht, autori dhe ekipi i tij i hulumtuesve bashkë me këshilltarët e Roland Berger kanë gjetur disa përgjigje. Pas studimit të departamenteve të strategjisë në katër kompani kryesore, ata kanë prekur katër fusha në të cilat mund të fokusohen. Të gjitha ato kanë të bëjnë me idenë e integrimit dhe lidershipit.
Fusha e parë është integrimi shoqëror. Kjo nënkupton krijimin e një të kuptuar të përbashkët të strategjisë dhe objektivave brenda kompanisë. Në këtë fushë, departamenti i strategjisë mund të jetë më i dobishmi kur ka një rol neutral, pavarësisht interesave të veqanta të grupeve të ndryshme të interesuara. Në atë mënyrë, puna strategjike mund të bëhet për gjithë kompaninë, duke prerë grupet specifike.
Dhe në fund është lidershipi funksional. Ky është një aktivitet i departamentit me fokusim në të ardhmen-që krijon strategjinë. Departamenti kërkon trendet, i identifikon ato dhe punon në zbatimin e tyre për kompaninë dhe njësitë e saja. Dhe kur merren vendimet, ato duhet të arsyetohen qartë, ashtuqë të gjithe ti shohin arsyet.
Sa më i lidhur dhe më ndërveprues të jetë departamenti i strategjisë, aq më mirë mund ti shërbejë tërë kompanisë, dhe të njihet për vlerat që krijon.
Ideja kyçe 5
Liderët strategjikë e ndihmojnë organizatën të zhvillojë një të ardhme profitabile dhe të suksesshme.
Kur hekurudha kombëtare zvicerane po kërkonte një drejtues të ri strategjie, ajo kishte një listë mjaft të gjatë dëshirash. Ata po kërkonin një kandidat të gjithanshëm, i cili mund të shihte si pamjen e madhe ashtu edhe detajet – përgjegjës për gjithçka, nga strategjia e përgjithshme e korporatës deri tek ato të departamenteve individuale, po aq komode për të punuar me CEO-n në modelin e biznesit, ashtu edhe për zhvillimin e standardeve të reja të punës me HR. Shumë në pjatën e një personi!
Dhe aftësia për ta arritur atë varet nga lidershipi strategjik.
Mesazhi kyç këtu është: Liderët strategjikë e ndihmojnë organizatën të zhvillojë një të ardhme profitabile dhe të suksesshme.
Në anën tjetër, liderët strategjikë mirren me gjenerimin e vlerës-ata sigurohen që kompania të qëndrojë në drejtimin në të cilin do të vazhdojë të jetë përfituese. Prandaj liderët duhet të bëhen mendimtarë të mëdhenjë, të jenë të gatshëm ti kuptojnë dhe përkthejne presionet e jashtme që e prekin kompaninë.
Por strategjia nuk ka të bëjë vetëm me analizë dhe të menduar. Ajo ka nevojë të kthehet në praktikë. Dhe kjo nënkupton që çdokush tjetër në kompani poashtu ka nevojë të jetë i përkushtuar ndaj vizionit të saj. Në fund të fundit, menagjeri nuk mund ta bëjë atë vetëm pa punëtorët e tjerë.
Mendoje atë në këtë mënyrë-lidershipi strategjik është realisht aktivitet social dhe politik. I tëri ka të bëjë me punën brenda kontekstit social të kompanisë-negocimi dhe nxitja e dialogut. Një lider strategjik duhet ta ketë aftësinë të krijojë komunitet të kolegëve të cilët punojnë se bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.
Deri tash duhet të jetë bërë e qartë se një lider strategjik duhet të jete edhe vizionar edhe zbatues, me aftësi të mrekullueshme komunikimi mbi të gjitha.
Por nuk përfundon këtu. Për ata që duan të hyjnë thellë në veqoritë e asaj që e bën një lider strategjik perfekt, hulumtuesit kanë zhvilluar një mjet. Quhet Modeli i Kompetencës së Udhëheqjes Strategjike – ose shkurt Modeli i MSF. Është një analizë e detajuar e kompetencave bazuar në vëzhgimin se si sillen liderët e suksesshëm. Dhe specifikon një mënyrë për të vlerësuar aftësitë e dikujt, në mënyrë që ata të dinë se për çfarë të përpiqen.
Kështu, për shembull, një cilësi që e quan si thelbësore është aftësia për të ofruar drejtim strategjik. Duket e qartë, apo jo? Çfarë tjetër do të bënte një udhëheqës strategjik?
Por vështirësia është të dish saktësisht se kur dikush e ka bërë këtë me sukses – dhe si mund të rritet në rolin e tyre.
Për të ndihmuar me këtë, studiuesit e kanë ndarë atë në një shkallë. Pra, në nivelin bazë, ju duhet vetëm aftësia për të menduar për të ardhmen. Por nëse doni të performoni në një nivel të lartë, gjërat përfshihen më shumë. Bëhet fjalë për të kuptuarit e klientëve dhe se si përfitimet e tyre mund të bëhen prioritet strategjik – si dhe integrimi i kontekstit më të gjerë në zhvillimin strategjik.
Ideja kyçe 6
Për të qenë efektive puna strategjike, duhet të përdor mjetet e duhura.
Nuk do të fillonit ndërtimin e një shtëpie apo bërjen e një karrike pa i pasur mjetet e duhura. Strategjia mund të jetë pak më abstrakte sesa zdrukthtaria, po ajo poashtu është një zanat-dhe i ka mjetet e saja që mjeshtrit mund ti përdorin në punën e tyre.
Dhe sikur me çdo zanat, mjetet janë të llojeve të ndryshme. Gjërat e para në të cialt do të fokusohemi, janë mjetet e procesit. Ata janë si çekiçët dhe çelësat, dhe ai që zgjidhni varet nga ajo që po përpiqeni të arrini. Dhe pastaj ka iniciativa strategjike – veglat e shkëlqyera të energjisë që ju nevojiten herë pas here nëse doni të bëni ndonjë punë serioze strukturore.
Mesazhi kyç këtu është: Për të pasur punë efektive dhe strategjike, duhet të përdorni mjetet e duhura.
Së pari, le të flasim për proceset. Kur është në pyetje planifikimi strategjik, egzistojnë shumë procese formale të cilat mund ta udhëzojnë punën tuaj. Lajmi i mirë është se asnjëra nuk është më e mirë se tjera-është në pyetje zgjedhja e njerës që funksionon për ju në një situatë të caktuar.Disa procese, si qasja e komandës janë më shumë nga lart-poshtë, dhe fokusohen në aftësinë e menaxhmentit për të udhëhequr dhe vendosur qëllime. Të tjerat, si qasja e planifikimit, ka të bëjë me vendosjen e kornizave që mundësojnë marrjen e vendimeve në mënyrë sistematike në hapa.
Dhe shpesh, është ide e mirë të përzieni dhe të barazoni, varësisht prej situatës. Për shembull, Kryqi i Kuq përgjithësisht përdor një qasje planifikuese vjetore, por kur ndodhin krizat, sikur fatkeqësia humanitare-ajo ndërrohet në qasjen komandë në mënyrë që ti marre vendimet shpejtë.
Proceset bëjnë që planifikimi juaj të shkojë mirë, por nëse dëshironi të krijoni një rast për ndryshim, këtu vijnë në pyetje nismat strategjike.
Iniciativat strategjike janë ndërhyrje në biznes si zakonisht. Ato funksionojnë më mirë kur strategët besojnë se ndryshimi urgjent është i nevojshëm.
Kjo domethënë se ato janë vërtetë të dobishme në kushte të pasigurisë, kur aftësia për tu përgjigjur në mënyrë dinamike bëhet kyqe. Në vend se ta ndjekin procesin e ngadaltë të vendimarrjes, ato e rrisin fleksibilitetin. Kjo sepse ato munden në mënyrë të drejtëpërdrejtë të adresojnë tema specifike që janë kyqe për suksesin e kompanisë. Dhe ndikimi i tyre poashtu mund të jetë i menjëhershëm.
Për shembull, duke vënë në jetë një nismë të re strategjike pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Lufthansa arriti të shmangë falimentimin. Ajo iu përgjigj shpejt një situate të re, zbatoi një riparim teknik për avionët e saj dhe gjithashtu shfrytëzoi rastin për të vlerësuar proceset e saj të brendshme. Si rezultat, ajo kaloi kohët e vështira dhe gjeneroi më shumë se një miliard euro flukse parash shtesë gjatë tre viteve.
Ideja kyçe 7
Strategjistët duhet të jenë modernë.
A jeni mjaft i vjetër për të kujtuar marrjen me qira të videove nga Blockbuster? Ndihesh si shumë kohë më parë, apo jo?
Ose mbase jeni mjaft i ri saqë nuk keni dëgjuar as për Blockbuster – dhe ka një arsye për këtë.
Videoja Blockbuster nuk u përshtat me kohën dhe që atëherë është zëvendësuar nga kompani që mendojnë përpara si Netflix. Strategjia e saj dështoi të modernizohej.
Mesazhi kyç këtu është: Strategjistët duhet të jenë modernë.
Dhe nuk janë vetëm video kasetat që janë vjetëruar këto ditë. Mënyrat e vjetra të të menduarit për biznesin janë gjithashtu në rrugën e tyre, dhe paradigmat po ndryshojnë.
Blockbuster është vetëm një shembull i një kompanie që nuk ka arritur të përshtatet. Të gjitha llojet e bizneseve të themeluara prej kohësh, nga bankat tek libraritë po vuajnë, pasi blerjet në internet dhe bankat celulare marrin përsipër.
Me modelet e reja të biznesit që shfaqen vazhdimisht, kompanitë duhet të vazhdojnë të vijnë urgjentisht me ide të reja. Për shembull, bizneset e reja po lulëzojnë dhe kompanitë tradicionale e gjejnë veten në një pozitë sfiduese, pasi mënyrat e tyre të njohura të punës nuk mjaftojnë më.
Merrni ekonominë e ndarjes dhe kompanitë e saj të bazuara në platforma si Airbnb. Është një formë krejtësisht e re biznesi – dhe paraqet një sfidë të madhe për zinxhirët tradicionalë të hoteleve. Ata duhet të gjejnë mënyra për të konkurruar, për shembull duke dalë me oferta të reja për klientët si shërbime plotësuese të personalizuara ose menaxhimi i ngjarjeve.
Është e qartë se strategjia asnjëherë nuk ka qenë më e nevojshme.
Por strategjistët duhet të ndryshojnë bashkë me kohën. E ardhmja duhet të mendohet në mënyrë urgjente, dhe poashtu bashkë me të, edhe strategjia.
Të jesh modern nuk domethënë të jesh në modë. Domethënë të jesh në gjendje ti shohësh qartë shenjat e kohëve, ti interpretoni dhe të angazhoheni me to. Nënkupton mundësi e përgaditjes për të ardhmen.
Çfarë saktësisht nënkupton kjo për strategjistët?
Epo, si fillim, ata duhet të ndalojnë së qeni specialistë që janë larg prej jetës së përditshme të organizatës. Në vend të kësaj, ata duhet të jenë në qendër të ndodhive.
Ata poashtu duhet të jenë më të mirë në krijimin e dialogut dhe negociatave me palët e interesuara. Në atë mënyrë, ata mund të jenë të ndërlidhur me grupet, të ndërhyjnë duke udhëhequr kur duhen të mirren vendime të vështira. Ata lënë hapësirë për zgjidhje duke e mbajtur përgjegjësinë.
Strategjisti është arkitekti i së ardhmes. Por ndryshe nga arkitektët realë, dizajni i tyre mbetet gjithnjë i papërfunduar dhe vazhdimisht në punë dhe përmirësim e sipër.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyq në këto pulsim është:
Përballë ndryshimeve të paprecedentë në mjedisin e biznesit, strategjia duhet të rimendohet, së bashku me rolin e strategëve. Çdo kompani është unike në sfidat dhe rrethanat e saj, por kudo strategu i ri duhet të jetë lider në ndërfaqen e të gjitha departamenteve. Strategët duhet të jenë arkitektë të së ardhmes që i përgjigjen ndryshimit duke përmbushur përgjegjësitë e tyre ndaj njerëzve që përdorin dhe përfitojnë nga organizatat e tyre.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më tej: Strategy Safari nga Bruce Ahlstrand, Henry Mintzberg dhe Joseph Lampel
Tani që i kuptoni parimet bazë të të qenit një udhëheqës strategjik, mund të kërkoni këshilla edhe më praktike. Ju mund të dëshironi të gërmoni më thellë në të gjitha qasjet dhe idetë rreth strategjisë që ekzistojnë. Dhe mund të pyesni veten për hapat specifikë që mund të ndërmerrni për të filluar udhëtimin tuaj nëpër shkretëtirën strategjike sot.
Lëreni Strategy Safari të jetë udhërrëfyesi juaj. Do të mësoni për të gjitha shkollat kryesore të mendimit mbi strategjinë, pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe si të formuloni strategjinë për biznesin tuaj duke përdorur njohuritë tuaja. Pra, nëse jeni gati të filloni të zhvilloni strategji, shkoni te pulsimet tona te Strategy Safari.