2.9 C
Pristina
spot_img

Ekonomitë në zhvillim të BE-së po bëhen popullore për industritë e teknologjisë financiare

Date:

Share:

Teknologjia financiare është industria ku financat tradicionale kryqëzohen me teknologjinë moderne të automatizimit dhe përmirësojnë sigurinë, shtrirjen dhe cilësinë e shërbimit. Kjo industri është zhvilluar në vitet e fundit, falë rritjes së shpejtë të teknologjive që përmirësojnë sistemet e vjetra dhe hapin tregje të reja.

Europa ka një histori të gjatë risie në këtë fushë dhe në kontinent po përshpejtohen përparimet ekonomike dhe teknologjike. Ekonomitë në zhvillim në Europë po fitojnë me shpejtësi terren si udhëheqëse në zhvillimin dhe kryerjen e shërbimeve globale financiare-teknologjike. Ky artikull shqyrton se si ekonomitë në zhvillim të Europës, po bëhen popullore për industrinë e teknologjisë financiare.

Faktorët që mundësojnë rritjen e teknologjisë financiare në Europë

Teknologjia financiare shkon përtej sistemeve tradicionale bankare, duke përfshirë fusha të tjera të financave, si investimi, me investime moderne dhe platforma tregtare si TradingView, duke përfshirë edhe edukimin financiar dhe proceset e automatizuara që përmirësojnë vendimmarrjen e investitorëve dhe konsumatorëve.

Të dhënat nga firma e inteligjencës dhe këshillimit mbi tregun, Mordor Intelligence, tregojnë se tregu europian i teknologjisë financiare ka një vlerë transaksioni prej 3.600 miliardë dollarësh, me një normë rritjeje vjetore të përgjithshme prej 10%. Kjo arritje nuk është për t’u habitur, po të marrim parasysh se janë shtetet europiane ato që mbizotërojnë në Treguesin Global të Risisë 2022. Më poshtë janë disa nga faktorët që mundësojnë rritjen e madhe të kësaj industrie në të gjithë Europën:

Infrastruktura

Shumica e shteteve europiane kanë krijuar infrastrukturë si, shërbime të qëndrueshme të energjisë elektrike dhe internetit, transport, siguri dhe një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe të arsimuar. Këto i lejojnë novatorët që të konceptojnë dhe të zhvillojnë produkte dhe shërbime dhe t’i modelojnë ato për të përmbushur kërkesat e tregut, pa u kufizuar.

Skemat shumë të zhvilluara të infrastrukturës së Europës po i ndihmojnë ekonomitë në zhvillim që të orientohen në industrinë e teknologjisë financiare.

Për shembull, European Energy po ndërton një projekt fotovoltaik prej 115 MW në Letoni, për të furnizuar me energji rreth 52,000 shtëpi. Projekte të ndryshme për rrjetin 5G (me një objektiv prej 75% mbulim deri në vitin 2025), po vazhdojnë gjithashtu në të gjithë Europën, për t’u ofruar të gjithëve shërbime interneti të shpejta, të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë mënyrë, ekonomitë në zhvillim mund të krijojnë lehtësisht zgjidhje dhe të arrijnë klientët e synuar.

Ligje dhe rregullore të favorshme

Ka qëndrime të ndryshme, duke filluar nga mbështetja për rregullore më të rrepta, deri te mbështetja për rregullore të zbutura. Bashkimi Europian ka arritur të mbajë një baraspeshë midis rregulloreve që mbrojnë konsumatorët dhe atyre që ofrojnë një mjedis të volitshëm për firmat.

Ndërsa siguria dhe kushtet e përshtatshme mbeten objektivat kryesore për industrinë, ekonomitë europiane në zhvillim nuk janë frenuar nga pengesat dhe rregulloret që pengojnë rritjen. Konsumatorët mund t’i përmbushin lehtësisht kërkesat e llojit KYC (Know Your Costumer) dhe AML (Against Money Laundering) dhe të përdorin shërbimet e teknologjisë financiare brenda pak minutash.

Kërkesa (Tregu i gatshëm)

Me mbi 841.5 milionë përdorues në të gjithë Europën që nga viti 2023, industria ka një treg të gatshëm që pritet të kalojë shifrën prej 900 milionë përdoruesish deri në vitin 2027. Konsumatorët e produkteve të teknologjisë financiare variojnë nga investitorët profesionistë, deri tek ata amatorë, tregtarët e aseteve dixhitale dhe tradicionale, bizneset e njohura dhe individët. Për shembull, Turqia dhe Rumania kanë një popullsi prej përkatësisht 83 milionë dhe 19 milionë banorësh. Potenciali i tregut për teknologjinë financiare është shumë i madh.

Ekonomitë në zhvillim të Europës përdorin këtë faktor të rëndësishëm për të ofruar zgjidhje si, platforma të përparuara tregtare dhe investimesh, shërbime të personalizuara dhe produkte që synojnë popullsinë që nuk dëshiron shërbime nga bankat tradicionale.

Partneritetet dhe përparimet teknologjike

Partneritetet midis qeverive dhe sektorit privat dhe atyre brenda sektorëve privatë janë më të zakonshme sot, sepse si agjencitë qeveritare, ashtu edhe kompanitë private, ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e industrisë. Për shembull, bankat tradicionale dhe përpunuesit e pagesave si Visa dhe Mastercard, kanë bashkëpunuar më parë me një kompani kriptomonedhash, për të lehtësuar pagesat e këtij lloji.

Ka edhe përparime në teknologji. IoT, blockchain, SaaS, AI & ML janë teknologji të përparuara që i bëjnë efektive zgjidhjet e teknologjisë financiare. Europa është një destinacion kryesor për talentet globale në fusha të ndryshme, me studiues që kërkojnë vazhdimisht zgjidhje teknologjike dhe që modelojnë sisteme për sektorin financiar. Popullata e shënjestruar prej tyre është gjithashtu e aftë në fushën teknologjike, një faktor mjaft i rëndësishëm në rritjen e përhapjes së teknologjisë.

Investime dhe financime në teknologjinë financiare

Kompanitë startup të teknologjisë tërheqin çdo vit me miliarda fonde nga kapitalistët dhe aksionerët. Kjo është thelbësore për suksesin e kompanive në Europë. Lituania, për shembull, tërhoqi 222 milionë euro në financim për kapital sipërmarrës në vitin 2022, një arritje historike për vendin. Por firmat startup në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, grumbulluan 30 miliardë dollarë dhe 13.5 miliardë euro në të njëjtën periudhë.

Ekonomitë në zhvillim si Estonia, Polonia, Ukraina dhe Lituania, po ndërmarrin më shumë hapa në tërheqjen e talenteve në teknologji dhe disiplina të tjera shkencore, duke krijuar qendra risie dhe duke organizuar konferenca dhe takime për të zhvilluar njohuritë teknologjike në vendet e tyre.

Përfundimi

Megjithëse zakonisht kanë fuqi ekonomike më të vogël se shtetet kryesore europiane, ekonomitë në zhvillim po ndërtojnë dhe zhvillojnë industrinë në Europë, duke u bërë një zgjedhje gjithnjë e më popullore për firmat dhe investitorët që kërkojnë të mbushin boshllëqet. Vitet e ardhshme janë edhe më premtuese për industrinë e teknologjisë financiare në Europë dhe në botë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img