9.7 C
Pristina
spot_img

Mbi 100 mijë euro për të blerë një automjet – Singapori, edhe zyrtarisht vendi më i kushtueshëm në botë

Date:

Share:

Singapori është zyrtarisht vendi që renditet i pari në botë ku është më e shtrenjtë të posedosh një automjet. Konfirmimi vjen nga ankandi i fundit për dhënien e Certifikatave të të Drejtave, dokumentet thelbësore për blerjen e një makine, që theu çdo rekord.

Kostoja e certifikatave të kategorisë E – ajo e vlefshme për automjetet me çdo kapacitet motorrik – ka arritur shifrën rekord prej 105 mijë euro.

Për më tepër, rritja e çmimit nuk ndikon vetëm në segmentin e automjeteve luksoze. Certifikata për një makinë me një vëllim prej 130 kuaj fuqi, ka arritur mbi 101 mijë euro. Rezultati është se, duke marrë parasysh edhe taksat dhe kostot e regjistrimit, një automjet si Toyota Camry hibrid sot do të kushtonte mbi 174 mijë euro, ndërsa në vendet e BE-së kushton rreth 27 mijë euro.

Në rritjen e çmimeve, si në kategoritë e tjera të produkteve, ndikon edhe rikthimi pas Covid. Gjatë pandemisë, kur aktiviteti ekonomik ishte pothuajse i ndaluar, çmimet kishin rënë. Sot për automjetet me kapacitet të mesëm të lartë ato janë katërfishuar në krahasim me vitin 2020, aq sa kanë shtyrë disa pronarë të nxjerrin në shitje certifikatën e tyre, e cila zgjat për dhjetë vjet.

Singapori, një qytet-shtet me 5.9 milionë banorë i qeverisur nga e njëjta parti dhe familje për më shumë se gjashtë dekada, është mjaft kompakt dhe për të shkuar nga njëra anë në tjetrën të vendit mjafton më pak se një orë. Gjithashtu, numri i automjeteve në qarkullim mbahet artificialisht i ulët në rreth 950 mijë njësi, falë sistemit të certifikatave, në fuqi që nga viti 1990. Numri i certifikatave të nxjerra në ankand varet nga sasia e automjeteve që përfshihen.

Për fat të mirë për 5 nga 6 banorët që nuk zotërojnë një automjet, qeveria nuk është kufizuar në dekurajimin e blerjes së tyre. Vitin e kaluar ajo njoftoi investime të reja në rrjetin e transportit publik hekurudhor për një total prej 60 miliardë dollarësh në 10 vitet e ardhshëm.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img