3.4 C
Pristina
spot_img

Zëvendësministri Getoar Mjeku përfaqëson Kosovën në Samitin Digjital në Sarajevë

Date:

Share:

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e gjashtë Digjital të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë.

Nikoqire e Samitit ishte Ministria e Komunikacioneve dhe Transportit e Bosnje e Hercegovinës, ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverive dhe ekonomive nga Ballkani Perëndimor dhe Komisioni Evropian.

Zëvendësministri Mjeku mori pjesë në panelin ministror me temën “Roli transformues i digjitalizimit – Vizioni dhe ambicia e përbashkët e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Mjeku ka folur për sukseset që ka shënuar Kosova në fushën digjitale dhe vizionin që Kosova të bëhet një vend digjital modern, me ekonomi të avancuar digjitale, administratë publike efektive që siguron shfrytëzim inteligjent të territorit dhe infrastrukturës, ku qytetarët do të përdorin mjetet digjitale dhe shërbime elektronike me cilësi të lartë.

Zëvendësministri Mjeku njoftoi se sipas “2023 Future of IT Report” të publikuar nga Tech Emerging Europe Advocates, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrencës së TI-së.

Po ashtu, Mjeku theksoi se në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, Ministria e Ekonomisë ka filluar mbështetjen e projekteve për t’u përgatitur për vendosjen e rrjetit 5G.

Gjatë Samitit, në panel kanë marrë pjesë edhe drejtori i Departamentit të Teknologjisë Komunikuese në Ministrinë e Ekonomisë, Agim Kukaj dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Lulëzon Jagxhiu.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img