28.7 C
Pristina
spot_img

X, ish-rrjeti social Twitter, heq titujt prej lajmeve të publikuara në platformë

Date:

Share:

Ndryshimi u bë ditën e Mërkure në iOS dhe desktop ndërsa pamja e re nuk aplikohet për lidhjet të cilat janë reklama.

X, platforma e njohur si Twitter, ka hequr titujt e lajmeve për lidhjet që postohen në uebsajt, pasi pronari i kompanisë Elon Musk tha se postimet duken më bukur.

Lidhjet e postuara në Twitter tashmë duken sikur të ishin imazhe me një artikull të përfshirë si dhe një copëz teksti në cepin e majtë poshtë të tyre për të treguar domainin e lidhjes.

Nëse përdoruesit duan të vizitojnë faqen duhet të klikojnë imazhin ndërsa dallimi mes një imazhi të thjeshtë dhe një lidhjeje tashmë është minimal.Ndryshimi u bë ditën e Mërkure në iOS dhe desktop ndërsa pamja e re nuk aplikohet për lidhjet të cilat janë reklama.

Lëvizja për të hequr titujt e lajmeve nisi që prej muajit Gusht. Që kur Musk mori drejtimin e kompanisë, X është shndërruar në një ambient armiqësor për mediat dhe publikuesit.

Edhe pse nuk ka qenë ndonjëherë një platformë që gjeneron trafik për shumë uebsajte lajmesh, platforma përdoret nga media për të shpërndarë apo marrë lajme./PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img