4.5 C
Pristina
spot_img

Versioni i ri i Teams është dukshëm më i shpejtë dhe konsumon më pak resurse sistemi

Date:

Share:

Instalimi i aplikacionit të ri Teams duhet të jetë një proces deri në 3 herë më i shpejtë ndërsa lançimi ose hyrja në një takim është 2 herë më i shpejtë. Aplikacioni zë 70 përqind më pak hapësirë në disk.

Microsoft filloi lançimin e një versioni të ri dhe të përmirësuar të klientit Microsoft Teams. Kompania ka rindërtuar aplikacionin nga e para për ta bërë më të shpejtë dhe më të lehtë për tu përdorur ndërsa ka qenë në fazë testimi që prej muajit Mars.

Pas disa vitesh zhvillim, përdoruesit e Windows dhe Mac tashmë mund të instalojnë versionin e ri të Teams.

Ky version është deri në dy herë më i shpejtë duke përdorur 50 përqind më pak memorie sipas Microsoft. Është një lajm i mirë nisur nga fakti se aplikacioni është njohur për peshën e tij të rëndë në shfrytëzimin e resurseve kompjuterike sidomos tek kompjuterët e vjetër.

Instalimi i aplikacionit të ri Teams duhet të jetë një proces deri në 3 herë më i shpejtë ndërsa lançimi ose hyrja në një takim është 2 herë më i shpejtë. Aplikacioni zë 70 përqind më pak hapësirë në disk.

Të gjitha këto përmirësime performance vinë falë zëvendësimit të bazës së Teams në Electron me teknologjinë Edge WebView 2 të Microsoft. Kompania gjithashtu ka kaluar në librarinë React JavaScript për të përmirësuar dizajnin dhe ndërfaqen.

Së fundi versioni i ri i hap rrugë integrimit më të thellë me inteligjencën artificiale, konkretisht asistentin Microsoft Copilot. Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë për të bërë përmbledhje takimesh apo të nxjerrin pika kryesore prej tyre.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img