3 C
Pristina
spot_img

Gjenerata Z po ndryshon tregun! Nuk pranojnë çdo lloj pune, ndaj është rritur papunësia

Date:

Share:

Papunësia tek të rinjtë është e lartë, megjithëse bizneset vazhdimisht kërkojnë punëtorë.

Referuar INSTAT-it, për tremujorin e dytë të këtij viti, papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç ishte 22,3%. Po çfarë e shkakton këtë shkallë të lartë papunësie tek të rinjtë që i përkasin Gjeneratës Z?

“Është e vërtetë që kërkohen punëtorë, por shpeshherë punëdhënësit në Shqipëri janë me kulturën e vjetër, që punonjësi do të vijë, do të punojë 8 orë, do paguhet dhe kaq ishte. Ndërkohë që të rinjtë e Gjeneratës Z të lindur nga 1995 deri në 2010 kanë kanë pritshmëri të tjera nga punëdhënësi. Ata synojnë jo vetëm një pagë të mirë, të cilën shpeshherë e kanë si faktor dytësor, por kërkojnë që ambienti të jetë motivues, të respektohet balanca mes jetës private dhe punës, pra kërkojnë një mirëqenie mendore”, tha Lutjona Lula, Eksperte për çështjet e rinisë.

 

“Ata pretendojnë që punëdhënësi t’u japë detyra kuptimplota, pra kanë nevojë që të ndjejnë se po kontribuojnë në diçka, në një proces të rëndësishëm, dhe jo një punë të rëndomtë. Kanë dëshirë të punojnë të pavarur, dhe të lihen të lirë në bërjen e një detyre. Në të kundërt e ka shumë të lehtë për ta lënë atë vend pune dhe të dalë në treg si punëkërkues. Nuk duhet të harrojmë edhe faktorët kontekstualë për sa i përket Shqipërisë, pjesa ekonomike, pagat e ulëta, emigrimi i të rinjve. Kjo gjeneratë është e para në historinë e njerëzimit që e ka gjetur internetin dhe teknologjinë aty që kur ka lindur, kështu që edhe qasja me tregun e punës është e ndryshme”, shtoi ekspertja.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img