Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Lidershipi Primar
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Zbuloni rëndësinë e lidershipit inteligjent emocional.
Çfarë e bën një lider të madh? Njerëzit mund të thonë se ka të bëjë me pasjen e një qëllimi të qartë, planeve të forta dhe ideve të freskëta. Por lidershipi i madh nuk ka të bëjë vetëm me atë që bën një lider-ai ka të bëjë poashtu me atë si si ai e bën atë lidership.
Në fakt, Lidershipi primar sygjeron se inteligjenca emocionale është pjesa më jetike e një lideri të shkëlqyer. Liderët që janë thellësisht të lidhur me emocione mund ti frymëzojnë ekipet e tyre duke i kuptuar-dhe duke folur për-gjërat që ju flejnë atyre më shumë.
Dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën do të flasim në këtë pulsim.
Ideja kyçe 1
Caktojeni standardin emocional.
Arsyesja se pse lidershipi inteligjent emocional është aq qenësor në vend të punës ka të bëjë shumë me natyrën e hapur të sistemit limbik-qendrën emocionale të trurit tonë.
Shumë sisteme të tjera në trupat tanë janë të mbyllura, që domethënë se ato nuk ndikohenn nga faktorët e jashtëm. Për shembull, sistemi qarkullues i një personi ulur afër jush nuk ka ndikim direkt në funksionet trupore të trupit tuaj. Përkundrazi, sistemet e hapura janë jashtëzakonisht të varura nga burimet e jashtme. Ja pse sistemi ynë limbik është në gjendje të pranojë sinjale nga njerëzit rreth nesh në atë mënyrë që mund të na ndryshojnë hormonet, ritmin e gjumit, dhe madje edhe funksionet e sistemit imunitar. Me fjalë të tjera: moshatarët tanë e kanë fuqinë që të ndikojnë fiziologjikisht në emocionet tona.
Liderët e mirë mund të përfitojnë nga ky fakt. Gjatë historisë, grupe të njerëzve i kanë marrë ata shembull për sigurinë emocionale dhe sigurinë që ju duhet kur përballen me kërcënime apo detyra që duhen arritur. Ka mundësi që liderët e lashte ishin vendosur në rolet e tyre sepse stili i lidershipit të tyre ishte emocionalisht tërheqës.
Në organizatat moderne, ky efekt parësor shpesh tejkalohet-por koncepti mbetet njësoj i rëndësishëm. Sidomos në vend të punës, njerëzit i marrin shenjat nga lartë. Mënyra se si një lider i qaset dhe e zbaton punën e tij ka peshë të veqante. Liderët ‘’e menagjojnë kuptimin’’ për tërë grupin, duke vënë standarde emocionale se si ta interpretojnë dhe reagojnë ndaj çdo situate.
Liderët që mësojnë ti rrisin dobitë e lidershipit parësor mund ti nxisin emocionet e punëtorëve të tyre në një drejtim pozitiv.Dhe sa më të mirë që të jenë në transmetimin e emocioneve pozitive, aq më të fuqishme janë ndjenjat që shpërndahen.
Natyrisht, kjo nuk domethënë se liderët duhet të jenë shumë të mirë apo të shtiren për pozitivitetin e tyre kur gjërat nuk shkojnë mirë. Në vend të kësaj, ajo që është me rëndësi është komunikimi i realiteteve të vendit të punës pa shkaktuar stress të tepruar. Sa më kërkuese të jetë puna, aq më e madhe është nevoja për një lider mbështetës dhe empatik.
Stili i lidershipit emocional inteligjent jo vetëm që i bën dobi mirëqenies së punëtorëve-dhe organizatës në tërësi-por ai ka treguar poashtu dobi në përmirësim të efikasitetit. Në fund të fundit, ne nuk jemi robotë…Akoma! Mënyra se si ndihemi në pun ndikon direkt në përpjekjet që jemi të gatshem ti japim në të.
Ideja kyçe 2
Udhëhiqni me resonancë
Në një mënyrë, udhëheqja e njerëzve është sikur të bësh muzikë. Kur një lider ndikon në emocionet e një grupi njerëzish në mënyrë pozitive, ai është duke udhëhequr me rezonancë; nëse një lider e përdor negativitetin për ti minuar themelet emocionale të një grupi, ata po krijojnë disonancë.
Pra si bëheni një lider rezonues? Egzistojnë katër fusha të inteligjencës emocionale që duhet ti zotëroni.
Fusha e parë është vetëdija. Derisa aftësia për të qenë i vetëdijshëm shpesh neglizhohet në hapësira biznesore, s’do mend se është faktori më i rëndësishëm i një lidershipi të mirë. Nëse një lider nuk mund ti kuptojë dhe menagjojë emocionet e tij, si mund të prisni që ai ti kuptojë emocionet e të tjerëve?Poashtu një lider që është i lidhur me sinjalet e tij të brendshme mund ti njohë ndjenjat e tilla sikurse zemërimi, apo mëria, dhe të punojë me to në mënyrë konstruktive para se të kalojnë në një shpërthim.
Dalur direkt nga vetëdija është edhe fusha e vetë-menagjimit, e cila përfshin fokusin dhe motivimin që të gjithë ldierët e mëdhenjë kanë nevojë për të që ti arrijnë qëllimet e tyre. Ky domen vepron si dialog i vazhdueshëm i brendshëm që i mban liderët duke lëvizur në drejtim të duhur.
Qelësi i domenit të tretë-vetëdija sociale-është të praktikoni empatinë. Duke i kushtuar vëmendje të plotë mënyrës se si ndihen të tjerët, një lider mund të thotë saktësisht se çfare nevojitet në një moment të caktuar dhe të veprojë sipas nevojës në çdo situatë. Liderët rezonues janë në gjendje ti thonë ndjenjat e tyre sinqerisht, në një mënyrë që i shtyen raportet e tyre në veprim pozitiv.
Të tri fushat e para bashkohen për ta mbështetur të katërtën-menagjimi i raporteve. Kjo fushë përmban disa nga aftësitë që lidhen më së shumëti me lidershipin, duke përfshirë bashkëpunimin, menagjimin e konfliktit dhe bindjen.
Aftësia juaj për ti menagjuar raportet në mënyrë efektive varet se sa mirë mund ti pranoni ndjenjat e njerëzve të tjerë, sa veproni me empati, dhe sa jeni të vetëdijshëm për emocionet tuaja. Ky është pozicioni ku ju si lider i testoni aftësitë e tuaja të lidershipit.
Përmbledhja Përfundimtare
Përgjatë historisë, grupet janë kthyer drejt liderëve të tyre për mbështetje emocionale. Ndonëse e nënvlerësuar në vendet e punës së sotme moderne, kjo e lidershipit primar është më e rëndësishme se kurrë.
Së bashku, katër fushat e inteligjencës emocionale-vetëdija, vetë-menagjimi, vetëdija sociale, dhe menagjimi i raporteve-I formojnë setin e aftësive që nevojiten për tu bërë lider rezonues dhe emocionalisht inteligjent. Këto fusha nuk janë aftësi të përhershme me të cilat liderët e mëdhenjë kanë lindur, por ato mund të mësohen dhe përsosen me durim dhe shumë praktikë.