-1.3 C
Pristina
spot_img

Bien eksportet e Kosovës

Date:

Share:

Në tre mujorin e dytë të këtij viti, përkatësisht në periudhën prill-qershor 2023, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 210.7 milionë euro, raporton Front Online.

Sipas Bankës Qendore të Kosovës (BQK), vlera e përgjithshme e eksporteve në tre mujorin e dytë të këtij viti ka shënuar rënie për 9.1%, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Sipas BQK-së, rënia e eksporteve në TM2 2023 u ndikua kryesisht nga rënia e shënuar në eksportin e metaleve bazë për 27.6 për qind, kategori që shënoi vlerën prej 45.8 milionë euro (63.3 milionë euro ishte vlera në tre mujorin e dytë të vitit 2022), raporton Front Online.

Kjo dinamikë, sipas BQK-së, kryesisht korrespondon me dobësimin e kërkesës në tregun e jashtëm të metaleve. Në rënien e eksportit ndikoi edhe kategoria e produkteve të plastikës dhe gomës (16.7 përqind), që shënoi vlerën prej 29.6 milionë euro (35.5 milionë euro ne TM2 2022).

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img