3 C
Pristina
spot_img

How To Write A Good Advertisement (Si të përpilojmë një reklamë të mirë) – Victor Opper Schwab

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri Victor Opper Schwab

How To Write A Good Advertisement
Krijoni një komunikim që do ta tërheqë lexuesin

Shkrimi i një teksti të mirë reklamimi kërkon t’i përmbaheni disa rregullave të caktuara, duke filluar me njohjen e produktit që dëshironi të promovoni.

Kjo është po aq e vërtetë sot sa ç’ka qënë në vitet 1940 kur u botua për herë të parë “How To Write A Good Advertisement: A Short Course In Copywriting”.

Këshillat e mbledhura në këtë udhëzues të mirëfilltë të shkrimit të teksteve promovuese janë aktuale dhe të zbatueshme në mënyrë të përsosur për komunikimin e sotëm reklamues, pavarësisht nga fakti që konteksti ka ndryshuar rrënjësisht.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Të mësuar rregullat gjithmonë koherente të komunikimit reklamues.
  • Të zbuluar se cilat janë hapat që duhet të ndiqen për të shkruar një reklamë të shkëlqyeshme.
  • Të tërhequr lexuesin dhe shoqërimi i tij drejt veprimit të synyuar.

Autori i librit:

Victor Opper Schwab, “copywriter-i më i mirë i letërkëmbimeve të të gjitha kohërave”, lindi në Hoboken, New Jersey më 13 Mars 1898.

Në moshën 19 vjeçare u regjistrua në klasat e mbrëmjes në Universitetin Columbia, ku takoi Max Sackheim, copywriter për agjensinë e shitjeve me anë të korrespondencës, Ruthrauff & Ryan, e cila e punësoi si sekretar personal duke nisur kështu fillesat e karrierës së tij.

Me punën e tij ai ndihmoi që libri i Dale Carnegie, “How To Win Friends and Influence People”, të bëhet një nga më të shiturit në vitet 1930. Pionier në përdorimin e reklamave me kupon, Schwab kodifikoi rregullat e shkrimit të reklamave, të mbledhura në “kursin e shkurtër mbi shkrimet reklamuese” të tij gjithnjë aktuale.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...