-3.8 C
Pristina
spot_img

Ministri Murati rrit pagat për tre muaj, ja kush përfiton

Date:

Share:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka nxjerrë një vendim të ri përmes së cilit ngriten tavanet e kompensimeve për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës për sektorin publik.

Siç bëhet e ditur në vendimin që ka siguruar Paparaci, ngritja e tavaneve të kompensimeve vlen për tre muajt e fundit të këtij viti, pra tetor, nëntor dhe dhjetor.

Ngritja në kompensim është bërë për punonjësit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Policinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, ATK, Doganën, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Shërbimin Korrektues.

Vetë Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar, duke thënë se kjo është e pavërtetë.

“Vendimi i MFPT s’ka të bëjë fare as me rritje të pagave e as me “shkelje të 80 mijë shërbyesve civilë”, siç pretendohet në dy titujt e postuar me pak minuta diferencë në të njëjtin portal.
Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve”.

Së poshtë mund të shihni vlerën totale të kompensimit për secilën nga institucionet e lartëpërmendura:

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img