-2.1 C
Pristina
spot_img

Takimi mes U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori e Përgjithshëm të ATK-së

Date:

Share:

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Ilir Murtezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, sot është pritur në një takim pune nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, të cilët po e mbështesin ATK-në në Projektin “Mbështetje për zbatim të detyrimeve administrative”.
Temë qendrore e diskutimeve të përbashkëta ishte avancimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, standardizimi i procedurave të veprimit lidhur me rastet e paraqitura nga ATK-ja në institucionin e Prokurorit të Shtetit, si dhe adresimi dhe tejkalimi i sfidave të përbashkëta gjatë realizimit të mandatit ligjor dhe kushtetues të institucioneve respektive.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Drejtori Murtezaj vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe u dakorduan për thëllimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img