1.9 C
Pristina
spot_img

Panairi i bizneseve shqiptare në Austri mbahet më 21 tetor

Date:

Share:

Këtë të shtunë, në Vjenë, mbahet për të katërtën herë me radhë Panairi i bizneseve shqiptare në Austri.

Gjatë ditës prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj. Ky panair mbledh përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Austria, ekonomistë nga Kosova dhe shteti austriak.

Hapja e panairit do të bëhet nga Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.

Në panair marrin pjesë ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Oda Ekonomike Austriake (WKO), përfaqësues të organizatave ekonomike nga Kosova dhe Austria.

Në Panair prezantohen rreth 30 kompani nga Kosova, ndërsa gjatë ditës do të realizohen takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse.

Ai është i hapur për vizitorë: nga ora 9 – 17h.

Pjesëmarrja e bizneseve nga Kosova mundësohet nga Germin – përmes projektit MARDI të Caritas-it Zviceran dhe Projekti Kosovo Compete – USAID. Rrjeti i Bizneseve ka mundësuar pjesëmarrjen pa pagesë në panair për kompanitë mysafire nga Kosova. Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore të Rrjetit të Bizneseve. Çdo vit në panair janë realizuar dhjetëra marrëveshje e kontrata mes bizneseve austriake dhe atyre nga Kosova.

Ndryshe Telegrafi do të jetë pjesë e këtij panairi dhe do të përcjellë gjitha aktivitetet e kësaj ngjarje.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img