16.6 C
Pristina
spot_img

Britani e Madhe: Paga tejkalon inflacionin për herë të parë në afro dy vjet

Date:

Share:

Rritja e pagës mesatare ka kaluar inflacionin për herë të parë në dy vjet, shenjë që tregon se kosto e jetesës mund të jetë duke filluar të lehtësohet në Britani të Madhe.

Pagat janë rritur 7.8 përqind në mes të qershorit dhe gushtit, sipas të dhënave zyrtare, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Kjo do të thotë se pagat janë më të larta sesa mesatarja e inflacionit në tre muajt e fundit. Herën e fundit që rritja e pagave mbikaloi rritjen e çmimeve ishte në tetor 2021, gjatë pandemisë së COVID-19.

Rritja e pagave për sektorin publik arriti në 6.8 përqind në mes të qershorit dhe gushtit, për çka Zyra Kombëtare e Statistikave tha se ishte rritja më e madhe që prej rekorde krahasuese që nisën më 2001.

Por për sektorin privat rritja për punëtorët ka qenë 8 përqind.

Në anën tjetër norma e inflacionit ka nisur të bjerë, ku në gusht është regjistruar prej 6.7 përqind të normës vjetore.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img