-4.6 C
Pristina
spot_img

“Të gatshëm për Evropë”, ekspertja e inteligjencës artificiale thotë se të rinjtë nga Kosova janë inteligjentë dhe të shkathët

Date:

Share:

Të rinjtë kosovarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet e Evropës Perëndimore, përballen me paragjykime të shumta.

Kështu tha Arta Statovci e lindur në Kroaci e me prejardhje nga Ferizaj e cila është eksperte e Inteligjencës Artificiale (IA).

Statovci, e cila aktualisht jeton në Londër ditë më parë ishte pjesë e festivalit të 12-të të Teknologjisë “KosICT”, organizuar në Prishtinë nga Shoqata e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), me temën qendrore “Zbuloni kufijtë e rinj”.

Ajo në një intervistë për Telegrafin tha se për dikë që ka prejardhje nga Kosova, sfida më e madhe me të cilën përballen është paragjykimi.

Kjo sepse, siç u shpreh Statovci, evropianët mendojnë që njerëzit e Kosovës janë ende në luftë, që janë ende në një konflikt politik dhe se Kosova nuk është një vend i sigurt.

Në lidhje me këtë ekspertja e IA-së, ka një mesazh të qartë.

“Kosova ka një gjeneratë të re në Evropë, që janë të digjitalizuar 100 për qind në rrjetet sociale në Evropë. Gjithashtu flasin dy deri në tri gjuhë. Mediat e raportojnë në një mënyrë të gabuar gjithmonë. Prandaj të kenë dikë që shfaq nga një kënd pozitiv të rinjtë e Kosovës dhe fuqinë e digjitalizimit për shtetin është shumë e rëndësishme. Edhe liberalizimi i vizave për Kosovën bëhet për dy muaj nga tani. Dhe të kesh të rinj të cilët aktualisht punojnë nga Kosova dhe të kenë mundësi ndërkombëtare, kompani ndërkombëtare, të cilët kanë shkathtësi, është më të vërtetë e rëndësishme për mua të kontribuoj në këtë festival”, ka thënë Statovci.

Ndërkaq, në këtë festival pjesëmarrëse ishte dhe Rita Canolli e cila është vetëm 13 vjeçare dhe në mentorim të ekspertes së IA-së, Arta Statovcit.

Canolli e cila jeton në Austri me familjen e saj,  tregoi për projektin e parë të përbashkët me Statovcin.

“Artën e kam si mentore. Bashk bëjmë plotë punë e projekte. Vazhdojmë ta rrisim një produkt që e kemi bërë për edukimin në Kosovë dhe se si ta bëjmë më të personalizuar, që të kemi një asistent personal për mësim dhe që t’i përfundojnë shërbimet e lehta për lehtësimin e mësimit”.

Ajo theksoi se: “Kemi filluar në qershor që ta zhvillojmë idenë në DocuTech – Workshop…Një nga pikat kryesore është edukimi. Kemi dashur të bëjmë diçka që na ndihmon duke përdorur IA-në dhe kemi ardhur tek ideja e Learn dhe qysh me rrit që me na ndihmu këtu në Kosovë”, ka thënë Canolli.

Ndryshe, KosICT ka qenë në krye të skenës së festivaleve të teknologjisë që nga fillimi i tij në 2011. Ai mbledh ekspertë të nivelit të lartë nga komuniteti i teknologjisë vendase, rajonale dhe ndërkombëtare për të shkëmbyer njohuri dhe ide. Duke marrë pjesë në KosICT, do të keni mundësinë të mësoni nga më të mirët në industri dhe të qëndroni të përditësuar mbi përparimet më të fundit teknologjike.

Për më tepër, KosICT shërben si një vend kryesor B2B, duke ju lejuar të gjeneroni drejtime të vlefshme biznesi dhe të nxisni marrëdhënie domethënëse me palët kryesore të interesuara. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për partnerë të mundshëm, duke eksploruar mundësi të reja tregu, ose thjesht duke kërkuar të ngritni markën tuaj, KosICT ofron platformën ideale për sukses.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img