2.2 C
Pristina
spot_img

Ndahen edhe 3 milionë euro për ITP në Prizren për zhvillim të ekosistemit të inovacionit në Republikën tonë.

Date:

Share:

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe GIZ GmbH, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, nënshkroi Aneks Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Drejtorin e GIZ në Kosovë, z. David Oberhuber në vlerë prej 3 milionë euro.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet GIZ-it dhe MINT është për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren është lokacioni më unik në rajon, që nxit bashkëpunimin në një komunitet aktiv në mes akterëve të sektorit privat, publik, nga organizatat joqeveritare dhe akademia, duke synuar të bëhet qendër rajonale për inovacionin dhe ndërmarrësinë, biznesin dhe zhvillimin e aftësive, si dhe një burim i ideve inovative dhe të suksesshme.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të pranishëm ishin edhe znj. Vera Baumann, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Përfaqësuesi i autorizuar nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, z. Muhamed Rexhepi, ku u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë.
ITP Prizren krijon lidhje bashkëpunuese ndërmjet palëve të ndryshme të interesuara në park, duke ofruar një mjedis që nxit sinergjitë ndërmjet sektorit privat, akademisë, sektorit publik dhe organizatave jo qeveritare. Duke i lidhur të gjitha këto segmente të ekosistemit, ITP Prizren krijon një perspektivë të ndryshme për ndërmarrësinë dhe mjedisin e biznesit në përgjithësi, duke rezultuar gjithashtu në gjenerimin e vendeve të punës më të mira, në aspektin e shkathtësive dhe njohurive praktike, si dhe të ardhurave më të mira kombëtare.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img