1.7 C
Pristina
spot_img

Forcohet “Bitcoin”, kap vlerën 34 mijë USD

Date:

Share:

Monedha digjitale “bitcoin” ka nisur të mbivlerësohet, duke iu afruar nivelit 35 mijë dollarë gjatë ditës së martë.

Vlera e kriptomonedhës u rrit me 4,97 për qind paradite në 34.596 dollarë, sipas të dhënave nga “Coin Metrics”, duke iu afruar vlerës së majit të vitit të kaluar.

“Ether”, monedha tjetër digjitale më e rëndësishme, po ashtu mori hov në tregjet financiare.

Sipas ekspertëve, rritja e fundit vjen pas një vendimi pozitiv të gjykatës dhe refuzimit të agjencisë amerikane që monitoron tregjet financiare për të apeluar çështjen ndaj kompanisë “Grayscale”, e cila do të krijojë një mekanizëm me të cilin “bitcoin” mund të tregtohet ndërkombëtarisht dhe fondet t’u takojnë vetë investitorëve.

Kompania tjetër “Coinbase” ka deklaruar se agjencia amerikane e tregjeve financiare, SEC, me gjasë është drejt miratimit të një fondi për shkëmbimin e “bitcoin”.

Çmimi i “bitcoin” arriti vlerën më të lartë historike në nëntor 2021, duke u këmbyer me 65 mijë dollarë.

Megjithatë një vit më vonë vlera ra në vetëm 16 mijë dollarë në nëntor 2022, kur një nga kompanitë e shkëmbimit të kriptomonedhave e udhëhequr nga Sam Bankman-Fried shpalli falimentin, duke lënë me pikëpyetje mbi 100 mijë kreditorët e tij me asete që shkonin dhjetëra miliardë dollarë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img