Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar por kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ekzekutivit lidhur me vendosjen e akcizës cigaret elektronike dhe duhanin e papërpunuar, raporton Ekonomia Online.
Për këtë pikë ka raportuar ministri i Financave Hekuran Murati, i cili tha se ky ndryshim ka qenë i nevojshme për shkak që shteti të përfitoj nga mbledhje e akcizë dhe të parandalohet kontrabandimi i produkteve të reja.
“Për të diskutuar në lidhje ndryshim që cakton normat acizore për produktet e duhanit. Nevoja për të ka lindur për shkak të produkteve dhe nënë produkteve të reja të duhanit që janë shtuar në treg. Mirëpo për shkak të mungesë së një rregullimi ligjor ose kanë hyrë të kontrabanda ose ka qenë e pamundur të trajtohen në kuadër të Doganës. Është parë e nevojë që të bëhet ky ndryshim në mënyrë që edhe shteti të përfitoj nga mbledhje e akcizës dhe të parandalohet kjo”.
Nga Dogana e Kosovës, Xhemalj Fejza, tha se vendosja e akcizës parashihet që të bëhet për duhanin e pa përpunuar dhe disa produkte të reja. Fejza tha se me këtë ndryshim nuk parashihet vendosja e akcizës për duhanin e zakonshëm.
“Drafte vendimi përfshinë produktet e reja të duhanit. Janë produkte e reja që nuk kanë qenë më parë të përfshira në aneksin ligjin për normat e akcizës. Ky vendim nuk përfshinë cigaret e zakonshme. Përfshinë duhanin e pa përpunuar dhe në fletat dhe produktet e reja”, tha ai.
Edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se do të duhej që të kishte analizë me vendet e rajoni sa i përket vendosje së akcizës së këtyre produkteve.
Ai kërkoi që të rritet akciza për duhanin e zakonshëm në mënyrë që sipas tij, të stimulohet mos pirja e duhanit.
“Çka ishte dashur që të ketë një analizë paraprake të rajonit sa është akciza e duhanit në rajon për secilën kategori. Kur bëhet një politik e ndryshimit të çdo vendimi duhet që të jetë edhe kjo. Nëse i kemi këto informata është morë që me na treguar. E mbështes çdo rritje të akcizës për duhani që një farë forme të stimulohet mos pirja e duhanit”, tha ai.
Edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani tha se do të duhej që të rritje akciza e duhanit pasi në këtë mënyrë sipas tij do të ulej përdorimi i saj.
“Mendoj që duhet të rishikohet rritja e akcizës në këtë kategori”, tha Rrahamni.
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, pyeti se cilat janë produkte e reja, pasi sipas tij, cigaret elektrike ka kohë që janë duke u përdorur në Kosovë.
“Jeni pak të pa përgatitur me analizat për të quar përpara këtë, sidomos në duhani i pa përpunuar”, tha ai.
Fejza tha se produkte e reja janë cigaret elektronike që janë një përdorimshe dhe cigaret elektrike me mbushje.
“Si produkte i ri janë cigaret elektronike që janë një përdorimshme dhe me mbushje. Qe një vit e gjysmë kanë filluar me u përdor më shumë”.