1.4 C
Pristina
spot_img

Apple do të shpenzojë miliarda dollarë në 2024 për të blerë serverë AI

Date:

Share:

Analisti beson se Apple ka vendosur të blejë dhe ti instalojë vetë serverët AI për trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore në vend të hostimit nga ofrues të tjerë.

Apple pritet të shpenzojë miliarda dollarë në harduerë për të mbështetur përpjekjet e saj në inteligjencë artificiale në 2024 sipas analistit të shquar të planeve të kompanisë Ming-Chi Kuo.

Sipas tij Apple do të shpenzojë të paktën 620 milionë dollarë në serverë në 2023 dhe 4.75 miliardë dollarë në 2024.

Apple mund të blejë mes 2-3 mijë serverë këtë vit ndërsa vitin e ardhshëm deri në 20 mijë serverë. Kuo beson se Apple po blen serverë pajisur me çipin HGX H100 8-GPU për trajnimin e inteligjencës artificiale gjeneruese ndërsa kompania planifikon të kalojë në B100 vitin e ardhshëm.

Nvidia e quan H100 si një platformë superkompjuteri AI ku secila kushton 250 mijë dollarë.

Analisti beson se Apple ka vendosur të blejë dhe ti instalojë vetë serverët AI për trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore në vend të hostimit nga ofrues të tjerë.

Madje ai thotë se Apple mund të zhvillojë çipet e saj të serverëve për të ulur kostot edhe pse nuk ka prova që gjiganti iPhone po e bën këtë.

Edhe pse Apple po bën investime të mëdha në AI, përpjekjet e saj në blerjen e serverëve janë pas rivalëve si Meta dhe Microsoft. Mark Gurman i Bloomberg raportonte se Apple do të shpenzojë vetëm 1 miliardë dollarë në vit në AI. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img