Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Së Pari Fitimi
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Filloni të fitoni me biznesin tuaj sot!
Ta nisini biznesin tuaj nga fillimi nuk është gjë e lehtë, dhe ata që e arrijnë këtë duhet ti marrin meritat që ju takojnë. Fatkeqësisht për ta, kohët e vështira nuk përfundojne kur biznesi i hap dyert e tij.
Që nga dita e parë, ndërmarrësisht e ndjekin rritjen dhe shitjet, duke u munduar ti bëjnë bizneset të fitojnë më shumë para sesa që hargjojnë. Por një numër marramendës as nuk i afrohen kësaj. Në fakt, 50% të bizneseve mbyllen në pesë vitet e para, dhe ato që mbijetojnë e bëjnë këtë nga paga në pagë, shpesh duke mbetur në borgj përgjatë rrugës.
S’do mend se kjo nuk është mënyra për tu bërë përfitues. Egziston një qasje shumë e mirë, më instiktive për të fituar dhe për ta zgjeruar fitimin. Këto pulsime e sqarojnë se si funksionon kjo rritje dhe si ta zbatojmë atë me rezultate të shpejta.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse ajo që keni mësuar për fitimin është gabim;
- Pse pesë llogari bankare janë më mira sesa një; dhe
- Si vozitën vozitësit e kamionit UPS në 6 milion$?
Ideja kyçe 1
Qasja tradicionale për tek fitimi rrallë funksionon sepse është kundër instikteve tona të natyrshme.
Egzistojnë miliona biznese përreth botës, nga dyqanet e qosheve, tek kompanitë e mëdha teknologjike. Dhe ka një gjë që të gjithë pronarët e tyre e dëshirojnë-të fitojnë. Fatmirësisht, egziston një formulë e vjetër për ta bërë këtë gjë. Shisni sa më shumë që të mundeni, ngushtoni shpenzimet, dhe të tjerat janë tuajat.
Një rrugë e drejtëpërdrejtë për tek suksesi, apo jo? Jo edhe aq. Një pyetësor i bërë nga viti 2013 tek viti 2015 nga Global Entrepreneurship Monitor tregoi se 8 nga 10 biznese palosen, dhe mungesa e fitimit është arsyeja kryesore. Si ndodh kjo kur ka një formulë? Problemi është vetë formula.
Mesazhi kyç këtu është: Qasja tradicionale për fitim rrallë funksionon sepse është kundër instikteve tona të natyrshme.
Formula i bën bizneset të dështojnë në mënyra të ndryshme. Së pari, e nxit prirjen tonë të natyrshme për të përdorur gjithçka që është në dispozicion. Kjo ishte zbuluar në vitet 1950 kur historiani dhe autori Cyril Northcote Parkinson doli me Ligjin e Parkinsonit, i cili thotë se sasia e punës e kërkuar për ta kryer një detyrë rritet në përputhje me sasinë e kohës që është në dispozicion. Për shembull, nëse dikush duhet ta plotësojë një raport në dy ditë, ata do ti kalojnë dy ditë duke e bërë këtë. Jepu atyre një javë për të njëjtin raport dhe ata do ta marrin këtë kohë për ta kryer.
Ndërrojeni kohën për para dhe gjëja e njëjtë ndodh në biznes. Ndërmarrësit do ti gjejnë mënyrat për të shpenzuar çfarëdo paraje që është në dispozicion dhe të hanë nga fitimet e tyre si rezultat i kësaj.
Ka edhe një mënyrë tjetër që formula e mban jashtë kontaktit, dhe është përmes një gjëje të quajtur Efekti i Fillesës. Kjo është tendenca e njerëzve për tu fokusuar në çfarëdo që shohin së pari dhe duke injoruar pjesën tjetër. Nëse ju tregohet një listë fjalësh, për shembull, ka më shumë gjasa ti kujtoni fjalët në pjesën e sipërme. Dhe meqënëse formula fillon me shitjet dhe merr fund me fitim, ndërmarrësit hedhin përpjekje dhe burime për të bërë më shumë shitje, duke besuar që kjo automatikisht do ti shpie në fitim.
Por ashtu siq e dini tashmë, fitimet janë kalimtare. Ja ku e keni një pyetje milion-dollarëshe: si munden ndërmarrësit t’ia garantojnë vetëvetes fitimin?
Truku është ta rifunksionalizojnë formulën. Në vend të zvogëlimit të shpenzimeve nga shitjet, përcaktoni çfarë duhet të jetë ftiimi juaj dhe pastaj zbrisni ato nga shitjet tuaja. Pra, nëse qëllimi juaj është 5% fitim, zbriteni këtë para se ta keni mundësinë ta hargjoni. Pa marrë parasysh sa shumë apo sa pak para mbeten, aftësia juaj natyrale për të punuar me ato që i keni do të funksionojë.
Rimendimi i formulës është hap kyq në bërjen e biznesit tuaj përfitues, por ai është vetëm aq, një hap. Në pulsimet e mëposhtme, do të thellohemi në pjesën tjetër të strategjisë.
Ideja kyçe 2
Puna me sasi më të vogla të parave e bën menagjimin e financave tuaja më të lehtë.
Nëse keni provuar ndonjëherë të humbni peshë, atëherë do të jeni të njohur me idenë e përdorimit të pjatave më të vogla për të konsumuar më pak kalori. Ngaqë jemi të joshur të grumbullojmë sa më shumë që të mundemi në pjatë, përdorimi i pjatave më të vogla e bën më të lehtë ngrënien e më pak ushqimi. Kur autori dëgjoi për këtë për herë të parë, ai pati një moment Eureka. Ai po i grumbullonte të gjitha paratë e tij në një llogari të madhe dhe rrjedhimisht, po hargjonte gjithçka. Kështuqë për të shpenzuar më pak, ai kishte nevojë për sasi më të vogla të parave.
Mesazhi kyç këtu është: Puna me sasi më të vogla të parave e bën menagjimin e financave tuaja më të lehtë.
Pra si i ndani paratë në grumbuj më të vegjël? Duke hapur llogari bankare të ndryshme për qëllime të ndryshme. Autori rekomandon pesë llogari të ndryshme bankare për biznesin tuaj. Një llogari e të ardhurave kryesore, një për fitimin tuaj, një për pagën e pronarit të biznesit, një për tatimet që do ti paguani, dhe një për shpenzimet funksionale.
Sapo ti keni llogaritë tuaja, ja si mund ti menagjoni ato. Kurdoherë që biznesi fiton të ardhura, ajo depozitohet në të ardhur të llogarisë. Pasaj ju i transferoni paratë në llogari të tjera, gjithnjë duke filluar me-e gjetët-llogarinë e fitimit. Sapo ta keni marrë një fitim të parashikuar, paratë e mbetura përdoren për ti financuar llogaritë tuaja të mbetura.
Secila llogari duhet të përdoret vetëm për qëllimet e saja të caktuara. Për shembull, çfarëdo fature kompanie duhet të paguhet nga llogaritë e shpenzimeve operuese, dhe kur sezona e tatimeve vie, ju punoni me atë që ka mbetur në llogarinë e tatimeve.
Sidoqoftë, edhe njerëzit më të disiplinuar provokohen kohë pas kohë. Dhe kështu, sikurse disa njerëz që përpiqen ta shmangin ngrënien e ushqimit të pashëndetshëm dhe sneksave duke i mbajtur ato larg shtëpive të tyre, ju mund ta shmangni zhytjen në dy nga llogaritë tuaja duke i mbajtur ato jashtë fokusit. Këto llogari janë llogaritë tuaja të fitmit dhe të tatimeve.
Pse? Epo, sepse fitimi është saktësisht ajo prej të cilës doni të keni më shumë, kështuqë shterrimi i asaj llogarie nuk do të kishte kuptim. Dhe tatimet? Vetëm mendoni për telashet në të cilat mund të hyni kur nuk mund ti paguani tatimet tuaja.
Për ti mbajtur këto para të sigurta, këto dy llogari duhet të jenë në banka të ndryshme. Ky është vendi ku mbahen fitimet dhe tatimet tuaja në periudhë afatgjate. Pasi ti keni ndarë paratë tuaja në mes të llogarive në bankën tuaj kryesore, transferoni fitimet dhe tatimet në llogaritë përkatëse në bankën e re. Duke mos i parë këto para saherë shikoni në balancet tuaja bankare nënkupton se keni më pak gjasa ti shpenzoni ato.
Ideja kyçe 3
Të merrni hapa të vegjël drejt një targeti të caktuar është mënyra për ta rrritur fitimin tuaj.
Tani që keni llogari të ndryshme bankare, duke përfshirë një vetëm për fitime, mund të filloni ti shpërndani sapo të jenë në llogarinë tuaj kryesore. Por a filloni menjëherë të bëni aq fitim sa mendoni se duhet të bëjë biznesi juaj? Epo, si shumë gjëra, fitimi i mirë nuk ndodh brenda natës. Fitimet e ngadalshme dhe të qëndrueshme e fitojnë garën, dhe kjo është mënyra se si duheni ti qaseni fitimit tuaj poashtu.
Mesazhi kyç këtu është: Marrja e hapave të vegjël drejt një caktu të caktuar është mënyra për ta rritur fitimin tuaj.
Egziston definitivisht një përqindje ideale që duhet të shkojë drejt fitimit, dhe arritja e këtij numri magjik është qëllimi juaj. Pra, duhet ta definoni atë target përqindjeje. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke i shikuar kompanitë e së njëjtës industri. Kompanitë publike duhet ti ndajnë me të tjerët raportet e tyre financiare, dhe duke i krahasur të ardhurat e tyre me të ardhurat e tyre totale, ju mund ta kuptoni se sa janë përqindjet e tyre. Bazuar në këtë, ju do ta keni një ide të mirë se cili duhet të jetë targeti juaj. Përfshijeni këtë emër të llogarisë tuaj bankare ashtuqë të jeni vazhdimisht të vetëdijshëm se cili është qëllimi juaj.
Tani që e dini kah po shkoni, si do të shkoni atje? Duke filluar me një hap, ose më saktësisht, me një përqind. Filloni ti rritni fitimet tuaja duke shpërndarë vetëm një përqind të asaj që kompania juaj bën për llogarinë e fitimit, dhe pastaj duke zvogëluar shpenzimet tuaja operuese në një përqind. Nëse po mendoni se kaq nuk është shumë, kujtoni se kjo është një maratonte drejt fitimit të vazhdueshëm, jo një vrapim. Imagjinoni të merrni zellshëm 20% të fitimit, vetëm për të pasur më pas vështirësi në biznesin tuaj dhe të detyroheni ti përdorni të gjitha ato fitime për shpëtimin e tij. Do të mbeteshit fillikat me zero fitim, dhe me siguri me më pak entuziazëm për procesin. Gjithashtu, do të mund të fillonit me veten 1%, por nuk do të qëndroni aty për shumë kohë. Në fund të çdo qereku, rriteni shpërndarjen e fitimit tuaj për ta shpier atë më afër cakut tuaj, dhe për ti zvogëluar shpenzimet tuaja operuese në të njëjtën masë. Autori sygjeron të ngjiteni së paku 3% pikë çdo qerek. Kështuqë nëse filloni me një përqind fitim, atëherë do të kaloni në 4% në qerekun e ardhshëm. Me kohën, këto përshtatje të vogla do të ja vlejnë jashtëzakonisht shumë.
Ideja kyçe 4
Fitimet tuaja janë aty që t’iu shpërblejnë dhe t’iu shërbejnë si rrjet sigurie për biznesin.
Imagjinoni sikur jeni duke gatuar një tortë për vete. E gjeni recetën perfekte, i mbledhni përbërësit dhe sapo të përfundojë, e mbështjellni atë dhe e shikoni krijimin tuaj me admirim.
Por admirimi është e tëra që mund të bëni. Nuk e keni asnjë pjesë të vetme apo një lëpirja e kremit.Tani imagjinjeni ta bëni të njëjtën gjë me biznesin tuaj, të punoni shumë për të dhe ta shikoni fitimin tuaj si rritet, por asnjëherë të mos e shijoni asnjë cent. Nuk ka shancë ta provoni fitimin tuaj.
Mesazhi kyç është: Fitimi juaj është aty për t’iu shpërblyer dhe për t’iu shërbyer si një rrjet sigurie për biznesin.
Kjo, sidoqoftë, nuk nënkupton që mund të keni qasje në llogarinë e fitimit tuaj kurdoqë ndjeni se mund të mburreni me diçka. Në vend të kësaj, merrni fitimin tuaj vetëm në fund të çdo qereku, ashtu sikur bëjnë aksionarët e kompanive të mëdha publike. Në këtë mënyrë do të prisni për fitimin tuaj dhe nuk do ta keqpërdorni atë apo të mbështeteni në të. Dhe ashtu sikurse nuk do ta hanit-dhe nuk duhet ta hani-të gjithë tortën përnjëherë të vetme, njësoj mos merrni gjithçka që ka në llogarinë e fitimeve në fund të çdo qereku dhe rinvestojeni atë në kompani. Merrini 50% të fitimeve tuaja, dhe shijojeni atë duke e shpenzuar në veten apo në familjen tuaj, jo në biznes. Mbajeni në mend, ky është shperblimi juaj! 50%-shi i mbetur duhet të qëndrojë në llogari si fond emergjent për biznesin dhe këtu është vendi ku do ti mbani fitimet depozituese tuaja.
Pas një kohe të vendosjes së parave në llogarinë tuaj të fitimit dhe rritjes së përqindjes së fitimit, diçka e mrekullueshme do të ndodhe. Ju do të merrni 50% në fund të qerekut, dhe ta kuptoni se çfarë ka mbetur mjafton për ti mbuluar çmimet e biznesit tuaj për më shumë se tre muaj!
Kjo është hera e vetme që jeni të lejuar ti merrni fondet nga llogaria e fitimeve dhe ti riinvestoni ato në biznes. Merrni paratë e tepërta, duke u siguruar që ti lini fonde në vlere të tre muajve, dhe vendosni si m und ti përdorni ato në mënyrën më të mirë për ta ndihmuar rrritjen e biznesit tuaj.
Në këtë pikë, duhet t’ia jipni vetes një rrahje në shpine! Keni një biznes që po jep fitim vazhdimisht dhe i keni paratë në gjep për ta dëshmuar këtë. Por ky nuk është fundi i rrugës. Mund të lironi më shumë fonde në biznesin tuaj dhe ta rrisni edhe më shumë fitimin. Për këtë do të mësoni më shumë në pulsimin e mëposhtëm.
Ideja kyçe 5
Të mësoni të bëni më shumë me më pak para do ta rrit fitimin tuaj.
A e dini atë ndjenjën e gjetjes papritur të parave në gjepin e palltos tuaj, apo nën krevat? A nuk është e mrekullueshme? E dini çfarë? Mund ta përjetoni të njëjtën gjë nga biznesi juaj. Thjesht ju duhet ta dini ku të kërkoni dhe çfarë të bëni.
Mesazhi kyç këtu është: Të mësoni të bëni më shumë me më pak para do ta rrit fitimin tuaj.
Vendi i parë për të kërkuar është sesa efikas është biznesi juaj. A ka ndonjë gjë në të cilën jeni duke shpenzuar para më shumë sesa nevojitet? A ka detyra që mund të bëhen më shpejtë? Edhe ndryshimet në dukje të vogla mund të kenë ndikim të madh në fitimin tuaj.
Thjeshtë pyesni njerëzit në United Parcel Service, poashtu të njjohur si UPS. Në vitin 2006 ata vendosën ta rrisnin ekifasitetin e tyre dhe bënë disa ndryshime interesante dhe efektive. Për shembull, ata e kuptuan se vozitësit kalonin më shumë kohë në semafora, dhe përdornin më shumë benzinë, kur bënin kthesa në të majte. Duke i udhëzuar vozitësit ti shmangin korsitë me kthesa në të majtë sa më shumë të jetë e mundur. UPS-at ruajtën kohë dhe benzinë diku 6 milion për vit.
Sapo ta keni pastruar biznesin tuaj për mundësi të zvogëlimit të humbjes së kohës dhe zbritjes së çmimeve, është koha t’ua hedhni një shikim konsumatorëve tuaj dhe ta ripërmirësoni mënyrën se si ju shërbeni atyre.
Nëse të gjithë konsumatorët tuaj kanë nevoja të ndryshme, atëherë ju kaloni kohë dhe para në shërbimin ndaj nevojave të secilit prej tyre. Por nëse të gjithë konsumatorët e duan të njëjtën gjë, atëherë mund të fokusoheni si ta bëni atë gjë të vetme shpejtë, në mënyrë të përsosur, dhe në çmim më të ulët, derisa t’iu shërbeni më shumë klientëve me më pak burime. Ky është efikasiteti.
Pra gjejeni se çfarë bën më së miri kompania juaj, dhe pastaj bëhuni edhe më të mirë në atë gjë. Pastaj, reklamojeni veten tek klientët që kanë nevojë për këto shërbime. Paratë që do ti ruani do të ju lëvizin drejt cakut të fitimit tuaj edhe më shpejtë.
Ideja kyçe 6
Shlyerja e borxhit tuaj nuk duhet të pengojë për ta bërë biznesin tuaj fitimprurës.
E keni dëgjuar thënien ‘’për të bërë para, duhen para’’, apo jo? Dhe si pronar biznesi, me siguri jeni të vetëdijshëm se sa e vërtetë është kjo. Ndërtimi i një kompanie kërkon shumë para në dorë, dhe ndonjëherë ju thjesht nuk i keni ato.
Qoftë duke marrë hua nga miqtë dhe familja, duke marrë një hua, apo edhe duke maksimizuar një kartë krediti ose dy, shumë sipërmarrës e gjejnë veten në borxhe. Dhe kur kjo ndodh, të qenit pa borxhe mund të ketë lehtësisht përparësi mbi çdo gjë tjetër, duke përfshirë fitimin.
Por ky nuk duhet të jetë rasti.
Mesazhi kyç këtu është: Shlyerja e borxhit tuaj nuk duhet të pengojë për ta bërë biznesin tuaj fitimprurës.
Pa marrë parasysh sa i keq është borgji juaj, duhet të vazhdoni ta paguani një përqindje të të ardhurave të kompanisë tuaj në llogarinë e fitimeve. Bërja e kësaj duke shlyer atë që keni borxh do të ndërtojë rezervat tuaja të parave dhe përfundimisht do të sigurojë që të keni mjaftueshëm për të mbuluar çdo shpenzim në të ardhmen.
Nëse po e pyesni veten se nga do të vijnë paratë për pagimin e borgjit, vetëm shikoni në llogarinë tuaj bankare.
I mbani mend fitimet që po futni në xhep çdo tremujor? Ju do të duhet të sakrifikoni disa prej tyre, 99 për qind për të qenë të saktë. Vendosni 99 për qind të pjesës suaj të fitimit drejt pagesave të borxhit dhe mbajeni një për qind të mbetur për veten tuaj. Humbja e një pjese kaq të madhe parash mund t’ju godasë, por kjo do t’ju bëjë pa borxhe shumë më shpejt.
Tani, të keni para për të shlyer borxhet nuk mjafton, duhet të jeni edhe strategjik me to. Ja se si.
Filloni duke renditur borxhet tuaja nga shuma më e vogël tek ajo më e madhja. Nëse keni borxhe të ndryshme të të njëjtave shuma, vendosni në fillim atë me normën më të lartë të interesit. Më pas, bëni pagesat minimale për të gjitha borxhet, përveç atij më të vogël në krye të listës suaj. Tani, vendosni pjesën tjetër të parave tuaja për këtë borxh. Pasi ta keni shlyer plotësisht, shtoni paratë që keni liruar në pagesat për borxhin tjetër në listën tuaj.
Përpara se ta kuptoni, nuk do të ketë asgjë për të paguar dhe do të keni më shumë nga fitimet tuaja për të shijuar.
Ideja kyçe 7
Zbatimi i sistemit të fitimit të parë në jetën tuaj personale mund t’ju ndihmojë të fitoni liri financiare.
Sa mirë do të ishte sikur të mos kishim asnjëherë më nevoje të brengosemi rreth parave? Imagjinojeni veten duke jetuar në shtëpinë tuaj të ëndrrave, dhe të rezervoni pushime saherë që dëshironi. Apo thjesht ta keni rehatinë e të diturit që mund ti përballoni çfarëdo shpenzimesh që jeta ju hedh.
Sido që të imagjinoni një jetë pa stres financiar, mund ta bëni atë të ndodhë me të njëjtat taktika të rritjes së fitimit që sapo keni mësuar.
Mesazhi kryesor në këtë pulsim është: Zbatimi i sistemit të fitimit të parë në jetën tuaj personale mund t’ju ndihmojë të fitoni liri financiare.
Ashtu sikurse që biznesi juaj ka llogari të ndryshme bankare për qëllime të ndryshme, ju duhet ti ndani financat personale në disa llogari të tilla. Keni një llogari të ardhurash ku depozitohet paga juaj dhe më pas krijoni llogari për shpenzimet tuaja të përditshme, pagesa të përsëritura si qiraja ose sigurimi, fondet e pensionit dhe çdo emergjenca që mund të ndodhë.
Saherë që paguheni, menjëherë transferoni një përqindje në llogarinë tuaj të pensionimit. Eventualisht do të ju duhet të jetoni me këto para, dhe kështu që llogaria merr dibs e para dhe llogaritë e tjera plotësohen pas saj.
Nëse borgji po ju mban zgjuar gjatë natës, veproni saktësisht siq do të vepronit në biznes. Përdorni 99% të parave të grumbulluara për pensionimin tuaj për pagesa borgji dhe mbani një përqindëshin e mbetur në fondin e pensionimit. Bëjeni këtë derisa borgji të jetë paguar, pastaj kthejeni pas fokusin në rritjen e folesë së vesë.
Ndërsa e shikoni atë të rritet, mund të tundoheni të filloni të jetoni pak më të madh. Në fund të fundit, paratë janë në bankë, kështu që pse jo? Por kjo është pikërisht e kundërta e asaj që duhet të bëni.
Për t’u bërë përfundimisht i lirë financiarisht, duhet të kurseni vazhdimisht sa më shumë para që mundeni. Pra, pavarësisht se sa para shihni në llogarinë tuaj, stili i jetesës duhet të mbetet i njëjtë. Autori rekomandon ruajtjen e tij për pesë vjet. Mbani kostot tuaja të ulëta duke bërë kërkimin tuaj përpara se të blini ndonjë gjë. Zbuloni nëse ka opsione më të lira ose falas, mësoni se si të negocioni dhe jepini vetes kohë për të menduar për blerjet e mëdha.
Por nëse po mendoni: “Prit një minutë, nuk ka kënaqësi të jesh kaq i kursyer”, mos u shqetësoni, mund të shijoni pak nga paratë tuaja dhe të kurseni. Sa herë që të ardhurat tuaja rriten nëpërmjet një rritjeje ose rimbursimi tatimor, për shembull, investoni vetëm gjysmën e atyre parave në stilin e jetës tuaj dhe vendosni pjesën tjetër aty ku duhet, në fondin tuaj të pensionit.
Pas mjaft vitesh për t’i shtuar këtij fondi, ai do të fillojë të fitojë interes të mjaftueshëm për të mbështetur plotësisht çdo mënyrë jetese që ju zgjidhni, duke ju bërë plotësisht të lirë financiarisht.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Mënyra më e mirë për t’u siguruar që kompania juaj të ketë një fitim është thjesht ta merrni atë. Duke shpërndarë menjëherë një përqindje të çdo pjese të të ardhurave për fitimet, ju e keni zakon të drejtoni biznesin tuaj me më pak para. Kjo do t’ju inkurajojë të shikoni më nga afër operacionet tuaja dhe të bëheni më inovativë dhe efikasë kudo që të jetë e mundur, duke vendosur edhe më shumë para në xhepin tuaj.
Këshilla vepruese:
Merrni një zakon të rregullt për të menaxhuar paratë tuaja.
Në vend që të prisni fundin e muajit për të shpërndarë paratë tuaja midis llogarive dhe për të bërë çdo pagesë të nevojshme, filloni ta bëni këtë çdo dy javë. Përballja me financat tuaja shpesh ju lejon të mbani kontrolle të afërta se si po shkojnë kursimet tuaja dhe ku po shpenzohen paratë tuaja, duke ju bërë të vetëdijshëm se ku jeni saktësisht financiarisht në çdo moment të caktuar.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më tej: Numra të thjeshtë, bisedë e drejtë, fitime të mëdha!, nga Greg Crabtree dhe Beverly Blair Harzog
Tani që e dini se si të siguroni fitime para se ato të gëlltiten nga shpenzimet, si të njiheni me matjet kryesore që do të përcaktojnë suksesin e kompanisë suaj? Vezullimet për numrat e thjeshtë, biseda e drejtë, fitime të mëdha! ju tregojnë se cilët numra kanë rëndësi, ku duhet të jenë dhe si t’i mbani një sy mbi ta. Nga pagimi i pagave të duhura, rritja e shifrave të produktivitetit dhe evidentimi i problemeve të mundshme, ju do të bëheni ekspert se si ta bëni biznesin tuaj të lulëzojë.