14.1 C
Pristina
spot_img

Deep work (puna e thellë) – Cal Newport

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i Cal Newport.

Deep work
Rules for Focused Success in a Distracted World (Rregulla për sukses të përqendruar në një botë të shpërqendruar)
.

“Puna e thellë” – një term i sajuar nga vetë Cal Newport – është aftësia për t’u përqëndruar pa shpërqendrim në një detyrë të vështirë intelektuale.

Në ekonominë aktuale të informacionit, kjo aftësi është një superfuqi që lejon pronarin e saj të lulëzojë dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera.

Në këtë libër, autori shpjegon pse zhvillimi dhe kultivimi i një praktike të thellë pune është një nga vendimet më të mira që mund të merrni në një botë gjithnjë e më të shpërqendruar dhe ofron shumë udhëzime praktike për ta bërë.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Të bërë dallimin midis punës së thellë dhe punës sipërfaqësore.
  • Të kuptuar rëndësinë e punës së thellë në botën e sotme të punës.
  • Të trajnuar trurin në punë të përqendruar.
  • Të mësuar si eleminohen shpërqendrimet teknologjike.

Autori i librit:

Cal Newport është profesor i asociuar në departamentin e shkencave kompjuterike në Universitetin Georgetown. Paralelisht me kërkimet akademike, ai shkruan për kryqëzimin midis teknologjisë dixhitale dhe kulturës.

Përveç “Deep Work” ai është autori i librave më të shitur “So good they can’t ignore you” dhe “Digital Minimalism”. Ai ka shkruar gjithashtu, tre libra këshillues kushtuar studentëve: “How to win at college”, “How to become a straight-A student” dhe “How to be a high school superstar”.

Është autori i blogut “Study hacks”, i cili ka mbi 3 milion vizita në vit dhe i podcastit “Deep Questions”. Idetë dhe kontributet e tij shpesh paraqiten në mediat kryesore amerikane dhe ndërkombëtare.

━ të ngjashme si kjo