2.2 C
Pristina
spot_img

BQK-ja shënon Ditën e Kursimeve – Ismaili u bën thirrje nxënësve të aftësohen për menaxhimin e parave

Date:

Share:

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shënuar Ditën Botërore të Kursimeve, me nxënësit e mësimdhënësit e Gjimnazit “Gjevdet Doda” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili, në fjalimi e tij para të pranishmëve tha se, BQK-ja për të tetën vit me radhë këtë ditë e shënon përmes aktiviteteve të vetëdijesimit, edukative e informuese me qëllim të nxitjes së nxënësve dhe të rinjve për t’u informuar e kuptuar aftësinë e menaxhimit të duhur të parave.

Ai ka sqaruar se BQK-ja ka shpallur edhe një konkurs për ese me titullin “Kursej me mençuri – investoj në të ardhmen time”, për nxënësit e klasave  -XII, të cilët kanë afat që brenda një muaji të dërgojnë esetë në e-mail [email protected], dhe nga këto do të përzgjidhen 10 esetë më të mira, për të cilat edhe do të ketë shpërblime.

“Ju drejtohem sot në Ditën Botërore të Kursimeve, e cila ka për qëllim që të promovoj shprehitë edukative duke promovuar kulturën e kursimeve në botë, veçanërisht në Republikën e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës këtë ditë për të 8-tin vit me radhë e shënon përmes aktiviteteve të vetëdijesimit, edukative e informuese me qëllim të nxitjes së nxënësve dhe të rinjve për t’u informuar e kuptuar aftësinë e menaxhimit të duhur të parave. Komisioni Evropian vitin 2024 e ka shpallur Viti i Aftësive, dhe natyrisht përfshihen aftësitë e edukimit financiar, si njëra ndër aftësitë kryesore sociale, menaxhimi i financave personale, në mënyrë që vendimet e qytetarëve pastaj të janë vendime të duhura për të ardhmen”.

Guvernatori tha se BQK-ja do ta ketë në fokus qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen si dhe edukimin financiar.  Ai iu bërë thirrje nxënësve që të kultivojnë një kulturë të mirëfilltë të menaxhimit e mbrojtjes se financave personale dhe mbrojtjes së ambientit.

“Edhe BQK-ja do ta ketë në fokus qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen si dhe edukimin financiar, ku do të punojë në këtë drejtim. Bota po ndryshon shpejt e ne duhet të jemi në hap me të, ndryshimet e avancuara të teknologjisë informative, ndryshime mjedisore e sociale, e ndryshime gjeopolitike, janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, e ne duhet të përgatitemi të përballemi me to. Sot me shumë se kurrë është e rëndësishme e nevojshme që të kultivojmë një kulture të mirëfilltë te menaxhimit e mbrojtjes se financave personale dhe mbrojtjes se ambientit, në mënyrë që në aspektin social e mjedisor divid, si familje apo si shoqëri të kemi stabilitet e qëndrueshmëri”, tha ai.

Azem Jaha, drejtori i kësaj shkolle, tha se shpreson që kjo ngjarje do të ndikojë tek të rinjtë që të mësojnë si të kursejnë, raporton EO.

“Shpresoj që sa do pak do të ngulitet në memorien e këtyre nxënësve rëndësia që ka individi ndaj vetvetes për të kursyer. Do ta shiheni se kur të rriteni dhe ti keni të ardhurat e juaja personale do t’i kurseni me shumë. Besoj që do të mësohet ndjenja e kursimit të parave”, tha ai.

Më pas Guvernatori Ismaili mbajti një ligjëratë dhe bashkëbisedim me nxënësit e pranishëm për rëndësinë e kursimeve.

31 tetorin çdo vit BQK-ja e shënon me aktivitete edukative me qëllim të informimit e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e përgjegjësinë financiare të kursimeve dhe ndikimin e tyre në të ardhmen.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img