3 C
Pristina
spot_img

Vendet e G7 do të miratojnë një kod sjellje për kompanitë AI

Date:

Share:

Kodi prej 11 pikash synon të promovojë për përdorimin e sigurte dhe të besueshëm të AI dhe të ofrojë udhëzime për organizatat të cilat ndërtojnë disa prej modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale.

Grupi i Shtatë Vendeve Industriale të botës ditën e Hënë do të miratojë një kod sjellje për kompanitë që zhvillojnë sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale ndërsa qeveritë e vendeve synojnë të ulin rreziqet e keqpërdorimit të teknologjisë.

Kodi vullnetar i sjellje do të vendës standarde sesi vendet e mëdha do të rregullojnë AI përballë shqetësimeve në rritje të privatësisë dhe sigurisë thuhet në dokumentin e G7 raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Liderët e vendeve të G7-ës përbërë nga Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe SHBA nisën procesin në muajin Maj gjatë një forumi njohur si Hiroshima AI Process.

Kodi prej 11 pikash synon të promovojë për përdorimin e sigurte dhe të besueshëm të AI dhe të ofrojë udhëzime për organizatat të cilat ndërtojnë disa prej modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale.

Kodi u kërkon kompanive të marrin masat e duhura për të identifikuar, vlerësuar dhe zbutur rreziqet përgjatë ciklit jetësor të AI, si dhe për të trajtuar incidentet dhe modelet e keqpërdorimit pasi produktet e AI janë vendosur në treg./PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img