Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Kur gjërat shkojnë keq
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si të bëni lemonadë kur jeta ju jep limona.
Kur jeta ju godet, mund të jetë e vështirë të ngriteni. Kushdo që ka kaluar ndonjëherë nëpër një ndarje, ka përballuar refuzim të vazhdueshëm duke kërkuar një punë apo duke pare një të dashur si vuan, e kupton sa e vështirë mund të jetë të ktheheni prapë tek ndjenjat pozitive. Disa prej nesh asnjëherë nuk jemi pa vështirësi.
Por ne mund të mësojmë ti qasemi jetës në një mënyrë që na lejon ti pranojmë çfarëdo pengesash me të cilat duhet të përballemi. Kjo strategji na lejon të qëndrojmë të fortë në kohë të vështira dhe të jemi të qetë në kohë rreziku. Këto pulsime e sqarojnë se si çdokush mund ta trajnojë mendjen dhe emocionet e tij që të mbesë në nivel dhe i përmbajtur edhe kur gjërat shkojnë keq.
Në këto pulsime do të mësoni poashtu:
- Pse vetmia mund të jetë e mirë;
- Pse frika nuk është diçka prej së cilës mund të frikësohemi; dhe
- Si e përjetojmë vdekjen çdo ditë.
Ideja kyçe 1
Pranimi i frikërave tuaja është bileta tuaj për tek njohuria më e mirë rreth vetes.
Shumica prej nesh nuk kënaqen duke qenë të frikësuar, gjë që është e natyrshme. Por në faza të caktuara të jetëve tona, frika është diçka që duhet ta mirëpresim.
Duke i njohur frikërat tona në vend se të shmangim gjithçka që na frikëson, ne mund të fitojmë një perspektivë krejtësisht të re mbi personalitetin tonë, lidhjet dhe të kaluarën. Shpesh, frika është reagimi ynë i parë derisa i afrohemi të vërtetës që fshihet pas problemeve me të cilat po ballafaqohemi.
Por nëse doni përgjigje, duhet ta kuptoni frikën tuaj në nivel më të thellë, duke marrë kohën për të reflektuar mbi të. Normalisht, kur gjërat shkojnë keq në jetën tonë, qoftë shëndeti apo martesa jonë, ne priremi ta fokusojmë gjithë energjinë tonë në zgjidhjen e situatës, pa kaluar shumë kohë për të mësuar rreth situatës.
Gjëja e parë që duhet ta bëjmë për ta ndryshuar këtë është ta kuptojmë se jetët tona janë në fluks të vazhdueshëm; gjërat bijnë në vend, shkojnë keq dhe rregullohen përsëri në mënyra të papritura. Për ta vlerësuar këtë proces dhe për të mësuar prej tij, ju duhet të krijoni hapësirë në jetën tuaj për ti lënë gjërat të ndodhin-do të mund të shihni se zgjidhje pozitive vijnë nga situatat më të quditshme.
Merrni parasysh historinë e një familjeje në kohë të vështira, të mbajtur së bashku nga një djalë i cili mbështeti financiarisht prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij përmes punës së tij. Kur ai u rrëzua nga kali dhe u plagos rëndë, familja kishte dëshpërimisht frikë për të ardhmen e tyre – ndihej si fundi i botës për ta.
Por vetëm dy javë më vonë, ushtria erdhi në fshatin e tyre për të mbledhur të gjithë njerëzit e aftë për të luftuar në një luftë. Për shkak të plagëve të marra, djali është lejuar të qëndrojë në shtëpi. Më pas ai ishte në gjendje të gjente përsëri punë dhe vazhdoi të kujdesej për familjen e tij. Në fund të fundit, të gjitha shqetësimet e familjes ishin të panevojshme, pasi natyra e ndryshueshme e jetës u kishte sjellë atyre një zgjidhje krejtësisht të re.
Ideja kyçe 2
Vetmia është mundësia perfekte për vetë-vëzhgim dhe dashuri ndaj vetes.
Vetmia, si frika, është gjithashtu diçka që ne duam shumë mund ta shmangim. E megjithatë, vetmia na ofron disa nga mundësitë më të mira për t’u çlodhur, rikuperuar dhe rinovuar.
Çdo ditë, ne mashtrojmë jetën tonë të punës dhe angazhimet shoqërore, duke bërë më të mirën për të përmirësuar veten dhe duke synuar vazhdimisht të arrijmë gjëra më të mëdha dhe më të mira. Por jo shumë prej nesh e kuptojnë se ka një alternativë për këtë mënyrë jetese me shpejtësi të lartë dhe me stres të lartë.
Kjo alternativë quhet rruga e mesme, një gjendje e hapur shpirtërore që na lejon thjesht të vëzhgojmë problemet tona për atë që janë. Për të gjetur këtë rrugë të mesme ju duhet vetmia dhe duhet të pranoni se vetmia nuk është negative.
Pra, kur zgjoheni në mëngjes me dhimbje vetmie në gjoks, mos u frikësoni. Në vend që të shqetësoheni për atë që nuk është në rregull me ju, relaksohuni në ndjenjën pa gjykuar veten se e keni përjetuar atë.
Sapo të filloni të përdorni rrugën e mesme për të përballuar momentet tuaja të vetmisë, do të filloni t’i përqafoni ato si mundësi për vetë-vëzhgim; në fakt, ju mund ta ktheni edhe kohën vetëm në seanca meditimi.
Është e rëndësishme të mbani mend se meditimi nuk ka të bëjë gjithmonë me përmirësimin e vetvetes ose trajnimin e trurit tuaj. Në vend të kësaj, është koha për të hequr dorë nga idealet, besimet dhe normat për të vëzhguar veten ashtu siç jeni në të vërtetë.
Hidhni një sy në mendjen tuaj dhe lëreni veten të habiteni, të argëtoheni ose të frikësoheni nga mendimet tuaja kur meditoni. Duke e bërë këtë një zakon të përditshëm, ju do të jeni në gjendje të zhvilloni maitri – një dashamirësi të dashur dhe miqësi të pakushtëzuar me veten tuaj.
Ideja kyçe 3
Shpresa ka një ndikim quditërisht të dëmshëm në jetët tona.
Çfarë është ajo që na mban të vazhdojmë kur kohët janë të vështira? Shumë nga ne mendojnë se shpresa është ajo që na ndihmon të përballemi me fatkeqësinë, por realiteti është se shpresa mund të na frikësojë dhe të na bëjë me ankth për të ardhmen, apo të na shpie në zhgënjim.
Gjuha Tibetiane e kap raportin në mes të shpresës dhe frikës shumë saktë. Në gjuhën Tibetiane, fjala shpresë është rewa, ndërsa fjala frikë përkthehet si dopka. Fjala redok i referohet kombinimit të shpresës dhe frikës, një ndjenjë, dualizmi i së cilës e kap pakënaqësinë tonë të vazhdueshme me vetëveten.
Në redok, ne jemi të zënë mes shpresës se do të arrijmë gjëra më të mëdha, dhe frikës se si dështimi ynë mund të reflektojë mbi ne.
Thjesht mendoni për herën e fundit kur jeni zhgënjyer me veten tuaj-ndoshta një projekt që keni qenë krenar me të është refuzuar, apo një lidhje është shkatërruar edhepse keni qenë shumë i kënaqur në të. A keni kaluar kohë duke eksploruar se prej nga burojnë ndjenjat tuaja të turpërimit, pakënaqësisë apo fajit. Apo thjesht keni dëshiruar të mund të ishit si dikush tjetër, dikush më i mirë?
Duke vënë në pikëpyetje shpresat dhe frikërat tona, ne mund ti lirojmë vetet tona nga pakënaqësia dhe zhgënjimi i vazhdueshëm. Për shembull, kur dikush ju thotë se po dukeni i vjetër dhe ndiheni të ofenduar, mundohuni ta vini në pikëpyetje se pse është aq e rëndësishme për ju që shpresoni të dukeni të ri. Kontestimi i shpresave dhe frikërave tuaja në këtë menyrë tregon sa të parëndësishme janë ato në plan më të madh të gjërave.
Çdokush ka një mori shpresash dhe frikash përkatëse që lindin si rezultat i mjedisit dhe përvojave të tyre në fëmijëri dhe në pjekuri. Por egziston një frikë e përgjithshme që luan në prapavijë të jetëve të të gjithë neve: frika nga vdekshmëria jonë.
Frika jonë prej vdekjes na mban larg nga pranimi i vdekjes si pjesë e natyrshme e vetë jetes. Në fund të fundit, ne përjetojmë forma apo përfaqësime të ndryshme të vdekjes në jetët tona të përditshme: kur mbaron dita, kur ndahemi me dikë, kur e lëmë një punë apo madje edhe kur marrin frymë-jeta vazhdimisht na prezanton me të gjitha llojet e fundeve.
Duke i përjetuar këto funde si pjesë e vazhdueshme e rrjedhës ndryshuese të jetës, atëherë mund ta pranojmë se asgjë nuk është e përhershme-madje as egzistenca jonë. Në këtë mënyrë vdekja nuk është asgjë prej të cilës mund të frikësohemi.
Ideja kyqe 4
Festimi i jopërhershmërisë tonë, i dhimbjes dhe joegoizmit na afron me kuptimin e jetës.
Pse egzistojmë? Kjo është një pyetje që njerëzit po përleshen me të me shekuj. Përderisa këto pulsime nuk mund ta ofrojnë një përgjigje definitive, atëherë do ti eksplorojmë tri të vërteta të egzistencës për ta thelluar kuptimin e jetës tonë mbi këtë planet. Këto të vërteta janë jopërhershmëria, vuajtja dhe joegoizmi, dhe njohja e këtyre tri të vërtetave mund ti bëjë sfidat të duken shumë më të përballueshme.
Së pari, jopërhershmëria është thelbi i jetës. Ndonëse mund të duket frikësuese, nuk është në interesin tonë më të mirë për ta festuar jopërhershmërinë, dhe mund ta bëjmë këtë duke e njohur atë gjatë kohëve të fillimeve të reja. Kur dikush lind, kur bini në dashuri me dikë të ri, apo madje edhe kur filloni një ditë të re plot energji, duke përqafuar idenë se këto fillime vijnë me përfundimet e tyre unike, do të jeni më të vetëdijshëm për jopërhershmërinë dhe mënyrën se si ajo i formëson jetët tona.
Vuajtja është një tjetër pjesë e paevitueshme e jetëve tona. Siq thotë thënia, nuk ka kënaqësi pa dhimbje; gjithashtu, nuk ka inspirim pa mjerim. Ashtu sikurse jopërhershmëria, vuajtja është diçka që duhet poashtu ta festojmë, ngase na kujton se nuk mund të marrim gjithnjë atë që duam, dhe na ndihmon të ndihemi më të lumtur për gjendjet e qështjeve tona të tanishme.
Për ta përqafuar vuajtjen si e vërtetë e domosdoshme e egzistencës, kaloni kohë duke vëzhguar si reagoni ndaj situatave të dhimbshme, por pa mallkuar përgjigjen tuaj emocionale.
Thuaj se jeni në dhomën e pritjes para ndërhyrjes që do t’iu lë në dhimbje për disa javë të ardhshme dhe gjithë çfarë mund të mendoni është të ikni prej aty-dhe kjo është në rregull. Apo ndoshta po ndiheni plot zemërim dhe faj sepse një mik ju ka turpëruar. Kjo është në rregull poashtu. Vëzhgoni ndjenjat tuaja dhe shihni se çfarë mund të mësoni. Me kohën, aftësia juaj për ta përballuar dhimbjen do të përmirësohet.
Përfundimisht, duke pranuar joegozimin, mund të mësojmë të ndihemi më mire për të kaluarën dhe të ardhmen, dhe kështu, të mësojmë të jetojmë në moment. Ndonëse ne shpesh e interpretojmë mungesën e egos si mungesë të vetëbesimit, kjo është aktualisht shenjë e një lumturie më të thellë; duke ju qasur çdo momenti me kurreshtje, ju do të liroheni nga të menduarit e vetëabsorbuar. Në vend se të qëndrojmë të fiksuar në tregimin e jetës sonë, joegoizmi na ndihmon ta vlerësojmë atë që po ndodh rreth nesh në të tashmen.
Ideja kyçe 5
Të qenit të dhembshur ndaj të tjerëve na lejon ta duam veten tonë në mënyrë më të thellë.
Të kaloni kohë duke u marrë me veten mund të duket e quditshme në fillim-ndoshta edhe pakëz egocentrike. Por përfundimisht, mund të ju ndihmojë të bëheni person më i dhembshur.
Dhembshuria nuk përfshin vetëm lidhjen me ata që janë më pak me fat sesa ne, por poashtu me çdokënd rreth nesh dhe me veten poashtu. Praktikimi i dhembshurisë ndaj të tjerëve mund të ju bëjë që ta pranoni veten poashtu.
Kjo është ajo që mësuesi i Zenit Roshi Bernard Glassman gjeti kur drejtonte projektin e tij për të pastrehët në Yonkers, New York City. Siç i shpjegoi autorit, Glassman zbuloi se ndërtimi i marrëdhënieve me ata që shoqëria i ka refuzuar është pothuajse i njëjtë me kontaktin me pjesët e tij që ai i kishte refuzuar për kaq shumë kohë.
Ju mund ta zhbllokoni fuqinë e dhembshurisë duke u përqendruar te vetja, siç u shpjegua në vezullimin e mëparshëm. Kjo do të na ndihmojë të lidhemi me bodhicitta, vuajtjet e të gjitha qenieve. Praktikimi i bodhichitta përfshin trajnimin e mendjeve tona për hir të gjallesave të tjera.
Thuaj, për shembull, ju jeni dëshmitar i një burri duke rrahur qenin e tij të frikësuar. Na pëlqen apo jo, shumë prej nesh mund të largohen sepse nuk mund të durojmë të ndiejmë dhimbjen që do të shkaktonte dhembshuria jonë për vuajtjet e qenit. Por dhembshuria jonë nuk është diçka për të ikur – në fakt, ajo mund të ndryshojë jetë.
Por si?
Duke praktikuar tonglen, ku ne e kthejmë dhimbjen në gëzim përmes meditimeve mbi frymëmarrjen tonë. Filloni duke menduar për dikë që vuan. Mbajini ato në mendimet tuaja ndërsa merrni frymë në dhimbjen e tij ose të saj. Pastaj, ndërsa nxirrni frymën, nxirrni gëzimin që dëshironi të ndjenin.
Shumë të sëmurë nga SIDA praktikojnë tonglen, duke marrë frymë edhe për të gjithë ata që e kanë këtë sëmundje dhe duke nxjerrë mirësi, mirësi dhe dhembshuri. Kjo u jep atyre një ndjenjë të komunitetit, lidhjes dhe qëllimit.
Ideja kyçe 6
Meditimi, frymëmarrja dhe një perspektivë e re për botën mund të na bëjë të vazhdojmë gjatë kohëve të vështira.
Mësimet që mund ti marrim në këto pulsime mund të aplikohen lehtësisht në jetën e përditshme. Dhe prapë, kur një i dashur na lë apo një shef fillon të na nënçmojë, është vështirë për ne ti vendosim këto teknika në praktikë. Për të qëndruar në udhë, këto janë tri strategjitë antike që mund ti përdorni.
E para quhet jo me vështirësi. Kjo është praktika e përdorimit të meditimit për ta ripërqendruar veten tuaj në kohet kur ndiheni të pafuqishëm. Në vend se të hiqni me mendimet tuaja, pranoni dhe studjoni ato qe të kuptoni më shumë. Çfarë ju frikëson më së shumëti? Çfarë ju duket neveritëse? Vëzhgojeni veten për ti gjetur përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve të vështira.
Strategjia e dytë është përdorimi i helmit si ilaq-me fjalë të tjera, ti përdorni kohët e vuajtjes si një thirrje zgjimi. Tri helmet janë pasioni (varësia), injoranca dhe agresioni. Nëse ndjeni njërën prej këtyre të trijave si lindin brenda jush, mos e shtypni dhe mos e mohoni atë; në vend të kësaj, përdoreni teknikën tonglen.
Merrni frymë nga dëshira që po përjetoni, edhe nëse kjo ju bën të ndiheni në siklet ose turp. Më pas, nxirreni atë përsëri me një ndjenjë të krijimit të hapësirës dhe lirisë për veten tuaj.
Strategjia e fundit është manifestimi i energjisë së zgjuar, apo praktika e njohjes së çdo gjë është gjallë dhe perfekte në mënyrën se si është. Duke e parë botën në këtë mënyrë, ne ndalim së provuari ta bëjmë veten të dukemi më mirë apo të fshihemi nga problemet që nuk mund ti injorojmë. Merrni momentin e tanishëm për atë që është dhe ai do të bëhet mësuesi juaj.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kryesor në këtë libër:
Duke përfshirë vetë-pranimin, reflektimin e qetë dhe një vlerësim më të thellë për momentin aktual në jetën tuaj të përditshme, do të jeni më të pajisur për të përballuar kohët sfiduese. Marrja e kohës për të mësuar rreth frikës, të metave dhe vështirësive tuaja, duke përqafuar edhe pjesët më të pakëndshme të jetës, gjithashtu mund t’ju sjellë më afër miqve dhe familjes – dhe të huajve gjithashtu.
Këshilla vepruese:
Pranoni vendin ku jeni tani.
Nëse keni hequr dorë nga meditimi për shkak se sa sfiduese është të ndaloni mendjen tuaj nga kthimi në mendime stresuese, teknika e meditimit shamatha-vipashyana mund t’ju ndihmojë. Përqendroni vëmendjen tuaj në frymën tuaj dhe kur vëreni se mendja juaj endet, thjesht etiketoni ato mendime të shpërqendruara ose shqetësuese si të menduarit, përpara se të ktheheni butësisht në frymëmarrje. Duke aplikuar së brendshmi etiketën e të menduarit, ju i pranoni mendimet tuaja endacake pa gjykim dhe futni vetë-dhembshurinë në praktikën tuaj të meditimit.
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Sugjerohet për lexim të mëtejshëm: Budizmi – i qartë dhe i thjeshtë nga Steve Hagen
”Budizmi i qartë dhe i thjeshtë” (2013) është udhëzuesi juaj jo i pakuptimtë për praktikat thelbësore budiste. Nga ndërtimi i vetëdijes deri te të jetuarit në momentin e tanishëm, mësimet më të rëndësishme të budizmit shpjegohen në një mënyrë të qartë dhe të arritshme dhe janë të lidhura me aspekte të jetës së përditshme ku ne kemi më shumë nevojë për to.