-0.9 C
Pristina
spot_img

Discord godet praktikën e hostimit të të dhënave në platformë

Date:

Share:

Nuk është diçka e pazakontë që përdoruesit të ngarkojnë imazhet dhe përmbajtje të tjera në serverët e tyre në Discord dhe më pas ti postojnë këto lidhje jashtë.

Discord ka vendosur të ndryshojë qasjen ndaj hostimit të të dhënave në përpjekje për të goditur maluerët. Platforma do të fillojë të përdorë lidhjet e përkohshme të cilat skadojnë pas 24 orësh për përmbajtjet e shpërndara jashtë Discord.

Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. Ndërsa qëllimi parësor është goditja e maluerëve, gjithashtu adreson përdorimin e gjerë të Discord si një shërbim hostimi.

Nuk është diçka e pazakontë që përdoruesit të ngarkojnë imazhet dhe përmbajtje të tjera në serverët e tyre në Discord dhe më pas ti postojnë këto lidhje jashtë.

Me ndryshimet e reja nuk do të mund ta bëni të njëjtën gjë në të njëjtin nivel si në të kaluarën pasi lidhjet nuk mund të aksesohen pas një dite. Asgjë nuk do të ndryshojë me përmbajtjet e postuara dhe ndara brenda Discord.

Kalimi në lidhje të përkohshme sipas Reddit do të reduktojë maluerët që shpërndahen përmes CDN-së së Discord.

Po gjithashtu kompania tha se nëse përdoruesit po shfrytëzojnë Discord për të hostuar të dhënat, rekomandon që të gjejë një shërbim të përshtatshëm për këtë qëllim. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img