-0.5 C
Pristina
spot_img

Vaporized (I avulluar) – Robert Tercek

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i Robert Tercek.

Vaporized
Solid Strategies for Success in a Dematerialized World (Strategji të forta për sukses në një botë të çmaterializuar)
.

Robert Tercek na fton në një udhëtim për të zbuluar realitetin në të cilin jemi zhytur: një botë magjike e përcaktuar nga software-i në të cilin jemi mësuar të kemi të gjithë informacionin e mundshëm gjithmonë, kudo dhe menjëherë.

Lindja e internetit ka lejuar që informacioni të çlirohet nga ‘’burgu’’ i materies dhe të paraqitet në formën e skedarëve, ardhja dhe përhapja e telefonave inteligjentë ka mundësuar që e gjithë njohuria njerëzore të jetë e disponueshme për këdo në çdo kohë dhe vend.

‘’Avullimi’’ i shoqërisë sonë na shtyn drejt një sfide impenjuese: të bëjmë më shumë dhe më mirë duke përdorur më shumë software dhe duke harxhuar më pak burime materiale në planet.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Të mësuar si është të jetosh në një shoqëri të përcaktuar nga softueri.
  • Të kuptuar që gjithçka që mund të dixhitalizohet do të dixhitalizohet e do të përgatitet në përputhje me rrethanat.
  • Të kuptuar që pushteti është në duart e atyre që kontrollojnë komunikimin dhe ndërveprimet.

Autori i librit:

Robert Tercek është një pionier i vërtetë në industrinë e medias dixhitale; ai ka mbikëqyrur nisjen e shërbimeve të reja për platformat kryesore dixhitale, televizionet satelitore, konsolat e video lojërave.

Përveç të qenit menaxher i MTV, Sony Pictures dhe së fundmi i rrjetit Oprah Winfrey, Robert Tercek është një folës dhe sipërmarrës i mirënjohur. Ai ka jetuar në Azi, Evropë, Amerikën e Veriut dhe Jugut.

━ të ngjashme si kjo