10.1 C
Pristina
spot_img

Qeveria miraton vendimet që u hapin rrugën dy marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e energjisë dhe TIK-ut

Date:

Share:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimet për nismën të negocimit të Marrëveshjes “KSV/024: Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë” me Dukatën e Madhe të Luksemburgut dhe për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Programin e Unionit “Programi i Evropës Digjitale” ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian.
Në propozimin për miratimin e nismës për negocimin e Marrëveshjes “KSV/024: Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se kjo marrëveshje kap vlerën prej 5.5 milionë euro e që parasheh përmirësimin e mekanizmave financiarë, forcimin e kornizës ligjore si dhe zbatimin e masave të energjisë së ripërtërishme dhe efiçencës së energjisë. Ky projekt parashihet të zbatohet gjatë periudhës tri vjeçare.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar rekomandimin e Presidentes së Kosovës, për autorizimin e Ministres së Ekonomisë (ME) për nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Programin e Unionit “Programi i Evropës Digjitale” ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja Rizvanolli tha se nisma ka për qëllim që përmes granteve strategjike të BE-së edhe Republika e Kosovës do të avancojë në katër fushat apo objektivat specifike të këtij programi siç janë resurset kompjuterike me performancë të lartë, inteligjenca artificiale (IA), aftësitë e avancuara digjitale dhe përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndër veprueshmëria (interoperabiliteti).
Vlera investive e këtij programi do të jetë 7 miliardë euro, të cilat do të investohen në shtetet e Bashkimit Evropian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, në realizimin e katër objektivave.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img