-2.1 C
Pristina
spot_img

Raporti i Progresit plot vërejtje, korrupsioni mbetet shqetësim serioz

Date:

Share:

Bashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, raporti konstaton se Kosova është në fazë të hershme dhe në një farë niveli të përgatitjeve në luftën kundër korrupsionit. Përgjatë periudhës së raportimit, konstatohet se Kosova ka bërë progres të limituar, shkruan Gazeta Express.

Raporti tutje konstaton se mbetet edhe shumë për t’u bërë në implementimin e legjislacionit anti-korrupsion, përfshirë Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin për deklarimin e pasurisë dhe legjislacionin për financimin e partive politike dhe kampanjën e financimit.

Korniza ligjore për konfiskimin penal thuhet se ka avancim, përfshirë edhe Ligjin për zgjerimin e kompetencave për konfiskimin.

Megjithatë në raport konstatohet se Ligji mbetet në një masë të madhe i paimplementueshëm dhe niveli i konfiskimit të aseteve është i vogël.

Tutje tek pjesa e luftës kundër korrupsionit përmendet edhe fakti që Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së Pajustifikueshme vazhdon të jetë duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikuara, i cili synon të vendosë një sistem të konfiskimit pa dënim, është në pritje në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se nëvojiten përpjekje të vazhdueshme për të pasur hetime më proaktive, vendime gjyqësore përfundimtare dhe konfiskim përfundimtar të aseteve.

Raporti thekson se dënimet plotësuese që ndalojnë ushtrimin e funksioneve publike ose të profesioneve të tjera, veçanërisht për ata që janë dënuar për vepra të lidhura me korrupsionin, nuk zbatohen mjaftueshëm.

Në raport thuhet se edhe përkundër përmirësimit të performancës së AKK-së, mjetet parandaluese kundër korrupsionit të përcaktuara me ligj nuk zbatohen ende plotësisht, në vecanti miratimi i planeve të integritetit në institucionet publike, “korrigjimi” i legjislacionit, vlerësimet e rrezikut dhe përdorimi praktik i procedurae të sinjalizimit në sektorin privat dhe publik.

“Në përgjithësi, korrupsioni mbetet një çështje shqetësuese serioze”, potencohet në raportin e Bashkimit Evropian.

Tutje thuhet se ekziston nevoja për një përgjigje të fuqishme të drejtësisë ndaj rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Raporti konstaton se është sinjal negativ që Kosova ka dërguar, kur ka shkakuar shefin e Njësisë së Hetimeve Speciale në Policinë e Kosovës.

“Në këtë drejtim, shkarkimi i shefit të Njësisë së Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës është shkak për shqetësim, duke dërguar një sinjal negativ për përkushtimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin”, thekson raporti.

Rekomandimet e Komisionit Evropian nga viti i kaluar thuhet se janë përmbushur pjesërisht dhe se për këtë arsye mbeten të vlefshme.

Rekomandimet:

Të forcojë më tej kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për sa i përket personelit dhe ekspertizës, për të siguruar që ajo të mund të kryejë me efektivitet mandatin e saj; institucionet përkatëse duhet të miratojnë dhe zbatojnë planet e integritetit dhe procedurat e brendshme të sinjalizuesve (përfshirë sektorin privat);

→ të forcojë më tej efikasitetin e regjimit të konfiskimit penal; promovojnë përdorimin sistematik të konfiskimit të zgjatur dhe ‘të rregullt’ nga ndjekja penale dhe policia; rritjen e nivelit të specializimit/ekspertizës në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë; të krijojë një fond konfiskimi;

→ të forcojë më tej zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale, si dhe bashkëpunimin multidisiplinar dhe një qasje të bazuar në objektiva për të siguruar hetime proaktive dhe për të luftuar në mënyrë efektive rastet e korrupsionit të nivelit të lartë; të kryejë në mënyrë sistematike hetime financiare gjatë hetimeve penale; garantojnë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img